PS miratoi draftin për komisionet hetimore, PD kundër! Çollaku: Po kufizohet hapësira parlamentare e opozitës

Partia Demokratike ka kundërshtuar ndryshimet ligjore të miratuara në Komisionin e Ligjeve për Komisionet Hetimore.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, tha se kjo është një përpjekje e mazhorancës aktuale për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës në fushën e kontrollit parlamentar.

Projektligji i paraqitur në Kuvend për ndryshimin e ligjit Për Komisionet Hetimore në vlerësimin e Partisë Demokratike është një përpjekje e maxhorancës aktuale për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës në fushën e kontrollit parlamentar.

Përkufizimi që projektligji i propozuar i bën konceptit “çështje e veçantë”, koncept i përcaktuar nga neni 77 i Kushtetutës është hartuar me qëllim kufizimin e mundësisë së ngritjes së komisioneve hetimore.

Kriteret e parashikuara për ekzistencën e çështjes së veçantë jo vetëm që janë detajuar përtej nevojës ligjore dhe traditës parlamentare por krijojnë edhe paqartësi në raport me organin e parlamentit që ka tagrin e vlerësimit paraprak të plotësimit apo mosplotësimit të këtyre kritereve.

Vlerësimi përfundimtar lidhur me përmbushjen ose jo të kritereve sipas projektligjit do të varet nga vullneti i shumicës parlamentare ç’ka bie ndesh me parashikimet ligjore të kushtetutes dhe rolin kontrollues që kushtetuta i ka njohur një pakicave parlamentare.

Me 15 vota pro vetëm të socialistëve Komisioni i ligjeve miratoi dje ndryshimet ligjore për komisionet hetimore, pas propozimeve të prezantuara nga deputetja Ermonela Felaj. Mazhoranca tha se me ndryshimet ligjore përfundon një periudhe e patolerushme sjelljeje me komisionet hetimore, pasi janë përdorur për luftë politike dhe sherr politik. 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë