‘Ligjet’ miratojnë propozimin e PS për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore! Felaj: Të ngrihen për çështje të veçanta! U bazuam tek modeli gjerman

Më 15 vota pro vetëm të socialistëve Komisioni i ligjeve miratoi ndryshimet ligjore për komisionet hetimore, pas propozimeve të prezantuara nga deputetja Ermonela Felaj. Mazhoranca tha se me ndryshimet ligjore përfundon një periudhe e patolerushme sjelljeje me komisionet hetimore, pasi janë përdorur për luftë politike dhe sherr politik. 

“Shpresoj që nëpërmjet rregullave ta kemi disiplinuar maksimalisht dhe ky zelli i komisioneve hetimore të bjerë”, tha Felaj në prezantimin e ndryshimeve ligjore.

Felaj tha se në propozimin përfundimtar janë marrë parasysh edhe dy nene të propozuara nga Jorida Tabaku, ndërsa propozimi i Spahos është kundërshtuar. Felaj sqaroi ndryshimet kryesore, sidomos në drejtim të sqarimit të objektit dhe mbrojtjes së dëshmitarëve.  Mazhoranca sqaroi se me ketë ndryshime janë futur vendimet e kushtetueses ndërkohë që është pasur parasysh ligji gjerman për komisionet hetimore.

Gjatë diskutimeve në mbledhje, Felaj theksoi që nga viti 1998 e deri më tani, Shqipëria ka numrin më të lartë në Evropë të komisioneve hetimore të ngritura.

“Ligji ynë për komisionet hetimore ka pasur si model ligjin gjerman. Në 22 vite, sigurisht që ligji dhe qëndrimet ndaj tij kanë pësuar ndryshime. Nuk kemi operuar me ligj të ri sepse përfunduam që e ka kaluar barrierën kushtetuese sepse është marrë disa herë në shqyrtim dhe nuk ka pasur gjetje antikushtetuese.  Nga viti 98 deri tani janë ngritur 44 komisione hetimore në Shqipëri, krahasuar me mesataren europiane, rezulton të jemi mbi këtë mesatare. Nuk kam gjetur argumente të karakterit juridik por plot argumente të tjera të pavërteta, për shembull për rastin e Italisë ku thuhet se vetëm për legjislaturën e fundit, janë ngritur 15 komisione hetimore. Është plotësisht e pavërtetë”- tha Felaj.

Sipas Felajt, numri i lartë i komisioneve hetimore të ngritura në Kuvendin e Shqipërisë ka sjellë jo efiktivitet pasi mënyra sesi puna ka përfunduar nuk ka qenë në funksion të opinionit publik.

"Komisionet hetimore janë mjet i rëndësishëm që u jepet pakicave parlamentare por abuzimi i kthen ato në joefektive. Kjo ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, pavarësisht se janë gritur shumë komisione por mënyra sesi kanë përfunduar punën nuk ka treguar që të kenë qenë në funksion të opinionit publik"- u shpreh deputetja. 

Deputetja shtoi se nuk ka marrë në shqyrtim nismën e bërë nga Edmond Spaho me argumentin se nuk ka princip.  

“Për Nismën e Spahos nuk kam pasur gjë që të marr parasysh sepse propozimi i tij nuk ka princip. Ne kemi propozuar ndryshime në disa nene të tij dhe janë më të shumta në numër dhe përmbajtje në numër sesa ndryshimet e propozuara nga grupi i PD, nga Tabaku”- shtoi ajo.

Nga ana tjetër, deputetja demokrate Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat tha se me miratimin e propozimit të PS, pengohet puna e opozitës. Ajo tha se ligji aktual është shumë i mirë dhe nëse do të ndërhyhej do të bëhej vetëm për t'i dhënë opozitës më shumë fuqi dhe jo për t'i hequr. 

Prej javësh, debati për komisionet hetimore ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi deputetët e Rithemelimit dhe grupit të Bardhit e kanë kthyer në një kauzë themelore për vijimin normal të jetës parlamentare. Prej muajit tetor ata kanë bojkotuar seancat dhe komisionet parlamentare duke pretenduar se nuk po lejohen të kontrollojnë qeverinë nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
Miratimi i propozimit të PS për komisionet hetimore, Tabaku: Dëshmitarë që do thirren me dyer të mbyllura! Pengesë e punës së opozitës

 

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për mediat pas miratimit që PS i bëri propozimit të Ermonela Felajt për ngritjen e komisioneve hetimore. Ajo tha se një ligj i tillë mbron mazhorancën dhe shtoi se thirrja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura pengon punën e opozitës për kontrollin parlamentar. Sipas deputetes, ligji aktual i komisioneve hetimore është shumë i mirë nëse mbetet i tillë dhe i shtohen fuqi opozitës e jo të ndodhë e kundërta.

“Me dëshmitarë që do të thirren me dyer të mbyllura. Lënia në fshehtësi, është një pengesë e punës së opozitës dhe vjedhja e të drejtës kushtetuese që kemi për kontrollin parlamentar.  Tashmë është bërë një ligj që ngre një komision hetimor për të kontrolluar komisionin hetimor. Kush është Klotilda Bushka qëë vendos nëse dëshmitari duhet të vijë me dyer të mbyllura apo të hapura.  Ligji aktual është shumë i mirë ashtu sic është nëse do ndryshohej për t’i dhënë opozitës më shumë fuqi dhe jo për t’i hequr”- tha Tabaku.

Ora 13:48
Miratohet me 15 vota pro propozimi i PS për komisionet hetimore! Felaj: Do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta

 

Komisioni për Çështjet Ligjore, ka miratuar me 15 vota pro propozimin e deputetes së PS, Ermonela Felaj për ligjin për komisionet hetimore. Ndërsa u hodhën poshtë propozimet e bëra nga deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho. 

Felaj tha se propozimi i PS bazohet në ligjin gjerman për komisionet hetimore. Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime. Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim brojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje. 

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mergimtari: 19/12/2023 15:28

    Ne Kuvendin e Shqiperise -komisjonet hetimore- gjithmon jane kethyer ne gallate.Asnjehere nga "Hetimi Kuvendor" nuk eshte dale me nje raport te perbashket e me problemet qe shqetesojne vendin.Komisjni me i sakte i Kuvendit eshte ai per vrasjet para Kryeministrise qe doli ne perfundimin se vrasjet i beri opozita protestuese me stilolapsa e cadere pistolete.Me te tilla gjera jane marre keto 33-vite komisjonet tona kuvendore.Ne cdo rast deputetet pjesemarres nuk kane dale keq,kane marre ca honorare me shume mbi pagen e vogel qe kane.

    Përgjigju
  • katunari: 19/12/2023 14:01

    legenat me dyer te mbyllura cdo komision i opozites ka nxerr te arrestuar edhe korrupsion ne qeveri. ju jeni ndyrsyra pa merak diaspora do ju **

    Përgjigju
  • Pali: 19/12/2023 12:41

    Jan mjet i pakices parlamentare, thote korrupteshka e Rames, por se si duhet hetoje kete e vendos ajo. Cfare maskarade.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI