PS: Ndarja e mandateve nga
Kuvendi rrezikon zgjedhjet

PS: Ndarja e mandateve nga <br />Kuvendi rrezikon zgjedhjet
TIRANE - Pas takimit që zhvilloi ditën e sotme me diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se kërkësa e sekretares së përgjithshme të KQZ-së për ndarjen e mandateve si në 2009 është çuar në mënyrë të paligjshme.

Gjiknuri theksoi se nuk mund të anashkalohet KQZ-ja dhe Kuvendi të përdorë mandate të 2009 për zgjedhje e 2013 pasi do të jetë një goditje e Kushtetutës dhe do t'i vërë në rrezik zgjedhjet e 23 qershorit.

“Nuk mund të shkohet në garë elektorale pa ndarë mandatet. Nuk mund të anashkalohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Kuvendi të përdorë mandate të 2009 për zgjedhje të 2013. Do të jetë një goditje e Kushtetutës dhe do t’i vërë në rrezik zgjedhjet. Kërkesa e sekretares së përgjithshme të KQZ-së për ndarjen e mandateve si në 2009 është çuar në mënyrë të paligjshme”, deklaroi Gjiknuri.

Përsa i përket takimit që zhvilloi me diplomatët e tuaj, Gjiknuri theksoi se “kemi transmetuar shqetësimet që kemi ngritur lidhur me përgatitjen e zgjedhjeve, vendimin e njëanshëm të Kolegjit Zgjedhor, lidhur me mandatet, ku është situata me përgatitjet e zgjedhjeve në Shqipëri, tërheqje vëmendje për një përqëdnrim më të madh të përgatitjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Diplomatët janë të interesuar në lidhje me situatën zgjedhore në vend dhe kanë mënyrat e tyra të komunikimit.

GJIKNURI: ADMINISTRATA E KQZ E POLITIZUAR
Gjiknuri ka theksuar se administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është totalisht e politizuar dhe këtë e ka thënë dhe ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë. Më tej sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste deklaroi se KQZ dhe parlamenti duhet të marrin vendime sipas parimeve të barazisë, duke qenë se është dhe parimi themelor. Gjiknuri theksoi se afati i fundit për ndarjen e mandatave është data 7 mars.

“Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është totalisht e politizuar, këtë e kanë thënë dhe ambasadorët. Unë shpresoj që KQZ dhe Parlamenti të marrin vendiome sipas parimeve shumë të rëndësishëm, mandatet të paraqesin barazinë e qytetarëve. Mandatet të shpërndahen sipas kriterit të barazisë, si parimi bazë. 7 mars është afati i fundit i ndarjes së mandateve”, tha Gjiknuri.

Partia Socialiste ka organizuar sot një takim me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, për informimin e përfaqësive diplomatike me disa shqetësime që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit. Në takimin në "Hotel Tirana" në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Europian, si dhe OSBE-së, kryesohej nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, deputeti Damian Gjiknuri, si dhe dy nënsekretarët Bledi Çuçi e Koli Bele.

Në takim janë diskutuar çështje që lidhen me vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, implikimet e tij në lidhje me procesin e përgatitjes së zgjedhjeve dhe nevojën për miratimin e rregullave me konsensus në KQZ. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me politizimin e KQZ dhe kontrollin politik të administratës së këtij institucioni, sidomos me tentativën e fundit për shpërndarjen e mandateve parlamentare ku administrata ka marrë kompetencat e KQZ-së.

“Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri u ka folur përfaqësuesve të trupit diplomatik për çështjen e mandateve për zgjedhjet e vitit 2013 dhe nevojën për respektimin e ligjit dhe kushtetutës, pasi mandatet duhet të përfaqësojnë një numër të barabartë zgjedhësish dhe çdo skemë që shmang këtë detyrim është një goditje ndaj Kushtetutës. Po ashtu Gjiknuri ka parashtruar përpara tyre nevojën që faktori ndërkombëtar t'i kushtojë më shumë vëmendje fazës përgatitore të zgjedhjeve si parakusht për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara. Në të është prekur edhe çështja që lidhet me tentativën e qeverisë për të shmangur ligjin për shtetësinë edhe për të imponuar një skemë antiligjore dhe problematike për lëshimin e shtetësisë, e cila ndikon negativisht jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për shumë interesa të tjera të vendit”, informon Partia Socialiste.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje