TIRANE - Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore për “21 janarin”, e cila është ndjekur në sallë edhe nga tre deputetët e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, Eglantina Gjermeni dhe Sajmir Tahiri. Tahiri është shprehur se askush nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar dhe se zvarritja prej vitesh e këtij procesi është neglizhencë e atyre që sot drejtojnë vendin.
“Në 21 janarin e vitit tjetër mbushen 2 vjet nga tragjedia dhe humbja e jetës së 4 qytetarëve protestues. Në këto 2 vjet askush nuk është dënuar. I premtojmë, asnjë gramë nga drejtësia që duhet të marrin dhe forca e ligjit që duhet të marrin ata që mbajnë përgjegjësi për 21 janarin nuk do të shpëtojë pa iu dhënë menjëherë sa po të jepet mundësia. Drejtësia do të shkojë në vend për të gjithë”, u shpreh Tahiri.
Prokurorët e çështjes së “21 janarit” i janë drejtuar me një kërkesë dy ekspertëve të çështjes për vrasjen e Ziver Veizit Dritan Zoto dhe Gani Elezi, ku kërkojnë të dinë nëse vërtetohet që dy ashklat e drurit janë transportuar nga predha tek trupi i Veizit.
Duke u nisur nga forma, përmasa, dhe pesha e dy copëzave të drurit të gjetur në predhën e cila dyshohet se ka vrarë Ziver Veizin eskpertët duhen të përgjigjen nëse ka një mundësi që këto dy copëza të kenë udhëtuar me predhën për të përfunduar në rrobat e më pas në trupin e të ndjerit.
Ekspertët kanë këruar 15 ditë kohë për tu përgjigjur ndërsa gjykata ka vendosur që dt.26 dhjetor të jetë afati për përgjigjen e kësaj pyetje.
Redaksia online
(eç/ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com