PS ndryshon rregulloren e Kuvendit nesër, Basha propozon amendamentin: Kur SPAK kërkon autorizim, deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti

PS ndryshon rregulloren e Kuvendit nesër, Basha propozon amendamentin: Kur SPAK kërkon autorizim, deputeti heq dorë vullnetarisht nga imuniteti

Lulzim Basha

Teksa në Kuvend ka mbërritur shkresa e SPAK për autorizimin për arrestimin e Sali Berishës, e njëkohësisht edhe po kalon ndryshimi në rregullore për ashpërsimin e dënimit maksimal me 60 ditë, PD zyrtare ka menduar propozimin e një amendamenti (që i shtohet rregullores) që deputetët të heqë dorë vullnetarisht nga imuniteti. 

Sipas amendamentit, në momentin që nis legjislatura e re, deputetët duhet të bëjnë një deklarim paraprak, që heq dorë nga imuniteti në rast se nis një hetim për të, dhe autorizimi atëherë kur kërkohet nga organet e drejtësisë, quhet i dhënë automatikisht me këtë deklarim.

Ky amendament ende nuk është dorëzuar në Kuvend, informon gazetarja e Report Tv, Daniela Maloku. 

Sipas rregullores aktuale dënimi për deputetët të cilët bllokojnë punimet e Kuvendit parashikohet 10 ditë, ndërsa sipas kërkesës së Partisë Socialiste pritet të ndryshohet dhe ky dënim të bëhet deri në 60 ditë.

Votimi do të bëhet nesër në kuvend më 14 dhjetor 2023

Prej dy muajsh deputetët mbështetës të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit nuk lejojnë zhvillimin normal të seancave duke krijuar kaos pasi akuzojnë maxhorancën se po u refuzon të drejtën kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore dhe se po përpiqet të përcaktojë përfaqësuesin e opozitës në komisionin e Reformës Zgjedhore.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 13/12/2023 13:14

    Tre pripoximet kryesire te Lul Bashes per zghefhjen e deputeteve direkt nga populli,zgjefhja e presidentit direkt nga populli dhe ky u fundit qe thote se kur SPAK kerkon arrest per deputetin ,automatikisht pa lejen e kuvendit jane absolutisht te drejta ,kjo do ndihmoj Lulin qe mos marri raport per te dale para drejtesise per ceshtjet qe akuzohet

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 13/12/2023 12:54

    Ah mor Lulush ,Sa i mencur qe je.E drejta e doreheqjen vullnetar te deputetet ka qene ,Eshte dhe do te jete.Nuk ka pse lidhet me kerkesen e prokuroria apo gjukates.Ja,psh,per hetimin e 230 milion dollareve te rruges se kombit,apo per hetimin e 21 janarin ti mund te marresh iniziative e te kerkoni hetim te thelluar duke dhene doreheqjen nga imuniteti.Keshtu patron dhe figuren tende dhe nuk te akuzon dot njeri se i fshihen drejtesise me procedura apo me ndonje foto deputet i republiken ne Amerike

    Përgjigju
  • Lui: 13/12/2023 12:42

    Mirë ti si jurist i dobët e paske këtë ide, po ke a s’ke këshilltarë të zotë që të të këshillojnë mos bësh këto lloj propozimesh qesharake. Këtë e kupton dhe një nxënës shkolle gjimnazi që nuk ka njeri mbi tokë që dorëheqja vullnetare të konsiderohet ligj..!!

    Përgjigju
  • Adi: 13/12/2023 12:15

    Luli i shpetoi rruges se kombit me procedure

    Përgjigju
  • P. Hajdini: 13/12/2023 12:10

    ky thote se eshte jurist ne shkolle e formim dhe propozon kete formule qe nuk ka juridikson qe e permban. Mbeti karagjoz gjithe jete.

    Përgjigju
    • Arbëri: 13/12/2023 13:09

      Ky idiot nuk është jurist, por ka Ken në kurse për përkthyes e a ty ka edhe kurse për jurik, por jurist nuk mundur të bëhesh ! Ky është kriminel që ka mbledhur të dhëna në Kosovë ( gjat luftes si perkthyes) së bashku me sigurimin serborus në dëm të UÇK-s…!!! Kur Edvin shqipfolësi e kërcënoi se do e zbuloi më një hetuesi parlamentare ky kaloi në krahun e Edvin shkjaut shqipfolës

  • XHA JAHO: 13/12/2023 11:55

    Ti duhet te ishe ne burg prej kohesh per te gjitha vjedhjet qe ke bere.Mbas teje te gjithe me rradhe qe te shpetojne te tjeret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja