PS në eskursion? Erjon Braçe
zbardh kushtet Ruçi- Patozi

PS në eskursion? Erjon Braçe<br />zbardh kushtet Ruçi- Patozi
Opozita vë si kusht për shqyrtimin e pr/ligjit për Gjykatën e Lartë zbatimin e marrëveshjes së nëntorit dhe postin e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit, i cili me vendim të tre gjykatave i takon PS-së, por vazhdon të mbahet nga PD.

Deputeti Erjon Braçe zbardh bisedën mes dy krerëve të grupeve parlamentare, PD e PS-së që është zhvilluar një ditë para mbledhjes së djeshme të komisionit të Ligjeve ku do diskutohej pr/ligji për Gjykatën e Lartë. Pr/ligji nuk u arrit të diskutohej pasi opozita bojkotoi mbledhjen e Komisionit të Ligjeve (të datës 20 shtator).

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ilir Rusmali deklaroi dje se deputetët PS “kishin zgjedhur të bënin ekskursion”, ndërkohë që foli dhe për negociata mes dy krerëve të grupeve parlamentare gjatë 19 shtatorit, që deputetët e opozitës, të ishin të pranishëm gjatë shqyrtimit të pr/ligjit për Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që Rusmali nuk bëri publike në komision bisedën që është zhvilluar mes Ruçit e Patozit, këtë e bëri Erjon Braçe nëpërmjet një publikimi në profilin e tij në facebook.

Erjon Braçe shkruan dje se “Kryetari i Grupit të deputetëve socialiste i ka thënë qartë zotit Patozi: Pa u zbatuar deri në fund marrëveshja e Nëntorit (miratimi i reformës parlamentare që e mban peng PD); pa u zbatuar vendimet e gjykatës së shkallës së parë, të dytë dhe Gjykatës së Lartë për Këshillin e Qarkut Fierit të fituar nga PS e marrë peng nga PD; pa u çliruar pushteti vendor i PS-së nga bllokimi financiar që vijon prej një muaji me bllokim të llogarive financiare të bashkive dhe komunave, në respekt te autonomise vendore. Nuk ulemi fare në tavolinë të flasim për ligjin mbi Gjykatën e Lartë!!! Kjo është e vërteta!!

erjon brace
(ne foto deklarata e publikuar ne fcb e Erjon  Braces)
ÇFARE DEKLAROI RUSMALI
"Unë nuk ju referoj dot bisedën që dy personalitetet e larta të politikes kane zhvilluar me njeri-tjetrin, por me shume çiltersi ju referoj rezultatin e kësaj bisede. Siç e shikoni, axhenda personale e kolegeve ishte me e forte se axhenda e integrimit. Dhe sot, qe te gjthe, ne unison kane zgjedhur te bejne ekskursion ne nje dite me shi.Nuk kam zgjidhje tjeter veçse ta shtyjme projektligjin, derisa koleget te kthehen nga ekskursioni", tha dje Rusmali. Miratimi i pr/ligji për Gjykatën e Lartë, është një nga 12 prioritetet e vendit për integrimin evropian dhe pa miratimin e tij nuk nis dot funksionimin Gjykata Administrative. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi deklaroi dje se është i domosdoshëm miratimi i këtij pr/ligji brenda 2 javësh.

KRYETARI I KESHILLIT TE QARKUT FIER
Cështja e mandatit të kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit përfundoi në proces gjyqësor. Të tre shkallët e gjyqësorit kanë caktuar Vangjel Ndrekën, përfaqësues i PS-së si kryetar i këtij këshilli. Por këtë post aktualisht vazhdon ta mbajë përfaqësuesi i PD-së Artur Shehu.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend