Dosja e Onkologjikut, Gjykata lë në fuqi masat, pezullohen mjekët! Doktoresha Pere: Hetoni spitalet private! Debat me gazetarët: Më keni shëmtuar fotot! Gashi ikën vrap (VIDEO)

TIRANË- Gjykata e Tiranës vlerësoi sot të ligjshëm masat e sigurisë për 7 mjekët e spitalit Onkologjik dhe bashkëpunëtorët e tyre të cilët prokuroria i akuzon për shpërdorim detyre, pasi abuzonin me medikamentet dhe procedurat për mjekimin e të sëmurëve me kancer.

Njëri prej tyre ishte dhe mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi i cili sipas dosjes së prokurorisë së Tiranës nuk i ofronte shërbim pacientëve me tumor, por i orientonte në klinikën private të tij Megis, që administroihej nga i ati në zonën e Astirit në Tiranë. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se ka pezulluar nga detyra të gjithë mjekët nën hetim.

Edmond Gashi ikën me vrap 
Në Gjykatën e Tiranës, mjeku onkolog Edmond Gashi hyri duke u mbrojtur me këtë fjali të shkurtër para mediave.

"Unë bëj vetëm punën'  u tha ai. 

Kur doli pas seancës ku u konfirmua masa e arrestit shtëpiak, mjeku që akuzohet se nuk i shërbente pacientëve të sëmurë me tumor te Spitali Onkologjik, por i operonte në klinikën e tij private “Megis”, nuk ishte më kaq i qetë. Zgjodhi të largohet nga dera e pasme e Gjykatës, por gazetarët kapën momentin teksa vrapon

“Ik ore hajdut” degjohet një zë ndërsa ai vrapon.

Personi që ikën pas tij, është Emiljano Lela, koordinatori i QSUT me masë sigurie 'detyrim paraqitje', që akuzohet se gjente pacientë që prisnin në radhë te Onkologjiku për t’i adresuar te klinika e Gashit, me argumentet se në shtet ka radhë.

Mjekja Pere: Nuk jam une Alketa 
Në hetim nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre, është edhe mjekja onkologe, Alketa Pere, për të cilën në dosje del se kishte punuar në të zezë e padeklaruar në klinikën e kolegut Gashi. Dyshohet se mjekja ka marrë pjesë në të paktën një operacion për heqjen e tumorit në gji në klinikën “Megis”

"Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam e pafajshme", tha Pere.

Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar fotot.

A i keni orientuar klientët në klinikë private?

Mjekja: Unë kam 10 vite....Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.

Vetëm foto ju interesojnë zonjë?

Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.

Gazetarëve u sugjeroi të ruajnë etikën, pasi vetë tha se është shembull në këtë drejtim

"E ruaj deri në fund etikën sidomos me pacientin me kancer se kam të sëmurë me kancer në familje" tha ajo pwr gazetarwt.

Edhe më e shqetësuar doli pas seancës ku iu konfirmua masa detyrim paraqitje, por tha se Alketa në përgjimet e Prokurorisë së Tiranës, nuk është ajo.

"Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë” tha ajo.

 Gazetarja: Jeni e shkarkuar nga detyra?
Alketa: Jo nuk jam e shkarkuar, patjetër do shkoj, po kush je ti as të llogaris fare

Prokuroria e Tiranës dyshon gjithashtu se përmes një skeme kriminale, ilaçet që duhej tu jepeshin falas pacientëve, nxirreshin jashtë spitalit për tu shitur me vlera marramendeëse në disa farmaci. Një ndër to, edhe farmacia e Florian Markut, të cilit gjykata i konfirmoi masën e arrestit në shtëpi, e ku dyshohet se tregtoheshin ilaçe të vjedhura nga spitali, pas zbulimit të disa barnave në biznesin e tij me kod sigurie të fshirë.

Gjykata konfirmoi masën detyrim paraqitje edhe për ish zv/drejtoreshën e QSUT Brikena Qirjazi që kishte detyrë radioterapinë me kobalt e cila kurrë s’u vu në punë dhe e njëjta masë edhe për Halil Gashin, babain e mjekut, administrator në klinikën Megis.

Skandali në spitalin e Onkologjikut u zbulua nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit të një familjari. 7 masa sigurie u vendosën më 25 qershor 2024, pas hetimeve që zbuluan një skandal në spitalin onkologjik në QSUT.

Pacientëve me sëmundje tumorale nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit të përfshirë, orientoheshin në klinikën e onkologut Edmond Gashi. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës zbuloi se ilaçet nxirreshin jashtë spitalit dhe shiteshin në disa farmacive në Tiranë. Gjithashtu radioterapia nuk u vu kurrë në punë edhe pse aparatura dhe lënda e rrezikshme kimike “Kobalto” ka qenë prezente në spital prej vitit 2021.

Masat për të akuzuarit e dosjes se Onokolgjikut
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” -  Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” - ''Shpërdorim detyre"
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës  Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” - Fshehje e te ardhurave  
-Florian Marku administrator farmacie  – “Arrest shtëpie”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:03
Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Nuk e njoh mjekun Edmond Gashi! Për ilaçet kemi burime të ndryshme

 

Farmacisti Florian Marku u njoh sot me masën arrest shtëpie në Gjykatën e Tiranës pas skandalit të Onkologjikut. Në dosje thuhet se mjekët e Onkologjikut i shisnin ilaçet për trajtimin e të sëmurëve me tomor në farmaci të ndryshme në Tiranë.

Por, farmacisti Marku mohoi të këtë lidhje, duke thënë se nuk e njeh fare mjekun Edmond Gashi.

Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti.

A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?

Florian Marku: S’kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat.

Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.

Florian Marku: Burimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vet.

A keni bashkëpunuar me Gashin?

Florian Marku: Nuk e njoh si doktor.

Ora 13:11
Skandali te Onkologjiku/ Mjekja Pere: Nuk jam unë në përgjime, është një Alketë tjetër

Mjekja Alketa Pere pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime.

Bëhet fjalë për bisedat kur mjekët e Onkologjikut i ruheshin mediave për skemëm e zhvatjes së pacientëve me tumor, të cilëve nuk u ofronin shërbimin në privat, por i çonin te klinika private  e mjekut Gashi.

Pere pretendon se nuk ishte ajo në përgjime, por një Alekta tjetër që është administratorja e spitalit.

“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Asgjë nuk ndodhi në seancë. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë”, tha Pere.

Në dosje thuhet se mjekë kanë pikasur shpesh herë në ambientet e spitalit gazetarë nga media të ndryshme në vend dhe kanë sinjalizuar njëri tjetrin që të jenë të kujdeshëm pasi mund të hiqen si pacientë.

‘Kemi gazetarë vërdallë dhe me shumë mundësi po xhirojnë. Kini mendjen!’- informon mjekja Alketa Ymeri, Emiljano Lelën, koordinatori në Spitalin e Onkologjikut.

Ndërkohë, për mjeken Pere, gjykata la në fuqi masën detyrim paraqitje.

Ora 12:37
VIDEOLAJM/ Zhvatnin pacientët me tumor, mjeku Edmond Gashi ikën me vrap nga gjykata i pashoqëruar nga polici! Doli nga dera e gjyqtarëve

Tirane- Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në gjykatën e Tiranës ku ishte masa e sigurisë për mjekët e spitalit të Onkologjikut. 

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën arrest shtëpie për mjekun Edmond Gashi që doli në dosjen e skandalit të Onokologjikut, ku pacientëve me tumor u refuzonin shërbimin publik në Shtetëror dhe i çonin në klinikën private të tij, 'Megis' në Astir.

Mjeku Edmond Gashi ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie u shfaq në gjykatë pa polic. Kur hyri gazetarëve u tha se ka bërë detyrën.

Pas përfundimit të seancës, mjeku Gashi u filmua teska del nga ana tjetër e pasme gjykatës, aty ku kalojnë vetëm gjyqtarët e prokurorët, për të shmangur përballjen me gazetarët.

Madje në një moment, siç shihet në videon e Report Tv dhe Shqiptarja.com, mjeku ia fut vrapit për t'i ikur gazetarëve. Në një njoftim për median gjykata tregon se ai jo vetëm ka ikur nga dera ku kalojnë gjyqtarët por dhe i pashoqëruar nga një polic, sic e kërkon dhe ligji. 

Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim E. G., do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit.

Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit.

Gjykata e Tiranës rikonfimoi masat për 7 mjekët dhe bashkëpunëtorët e tyre të akuzuar për shpërdorim detyre. 

Ora 10:47
Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në Gjykatën e Tiranës: Unë bëj vetëm punën

 

Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë dosjen e skandalit të Onkologjikut, ku pacientëve me tumor nuk u jepej shërbimi, por i orientonin drejt privatit ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës. Para gazetarëve ai u shpreh se “unë bëj vetëm punën time”.

Ndaj mjekut Gashi është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa sot në Gjykatë të gjithë personat e përfshirë në dosje do njihen me masat.

Ora 10:26
Mjekja e skandalit te Onkologjiku debat me gazetarët: Prit 1 minutë mi! Më keni mërzitur ju, më keni shtrembëruar fotot, një sy kështu, një ashtu

Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut në hyrje të Gjykatës së Tiranës u përplas me gazetarët. Mjekja që akuzohet se orientonte klinetët me tumor në privat dhe nuk u jepte shërbim, ka hedhur poshtë akuzat.

Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shtrembëruar  fotot.

Pjesë nga debati

Mjekja: Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.

A i keni orientuar klientët në klinikë private?

Mjekja: Unë kam 10 vite....Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.

Vetëm foto ju interesojnë zonjë?

Mjekja: Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.

Duhet të dilni bukur në kamerë?

Mjekja: Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.

E ruani ju etikën zonjë?

Mjekja: E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik,. Se kam vetë pacient me kancer në familje.

Çfarë duhet të ndryshojë në Onkologjik?

Mjekja: Duhet të ndryshojë struktura, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi. Duhet që çdo njeri në qelizë ta dijë rrugëtimin e pacientit neoplazik deri në fund. Në spitalin tonë s’ka shkelje, mund të jetë dikush që mund ti orientojë në spitale private. Por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush ika drejtuar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdari: 28/06/2024 17:24

    Pu pu pu ca bohet kto vrasin njerez gjykata i jep arrest shpie ktu ka mor fund cdo gjo

    Përgjigju
  • Iris: 28/06/2024 01:35

    Arrogance,larje duarsh dhe papergjegjesi,asgje me teper! Njeri thote /nuk njoh njeri/ dhe /se profesioni i tij eshte humanist dhe ka bere vetem detyren/ edhe pse ilacet mund te kene qene kontrabande,te skaduara,ose te vjedhura,ose vetem per perdorim spitalor te brendshem,ose qe duheshin dhene falas ,kur ne fakt i ka shitur sa frengu pulen,ose ja ka dhene mikut te mikut.Tjetra ka hallin se e kane merzitur gazetaret dhe ndersa njerezit luftojne per jeten,kjo ka hallin e imazhit dhe sigurisht nuk harron t'ju kujtoje te gjitheve teorine,por jo praktiken,kurse tjetri thote /bera vetem punen/!Pune bejne te gjithe,por jo te gjithe mund te pushojne ne Maldive,apo Thailand!

    Përgjigju
  • Matrix: 27/06/2024 17:41

    Per mendimin tim keta duhet te denohen per grabitje dhe shkaterrimin ekonomik te familjareve qe kane te semure me kancer, nuk jane vrases te mirfillte thjesht u mungon morali dhe ndershmeria tu thone familjareve qe mos paguani per nje semundje qe ka marre princa, sheike, miliardere se vuajtjet, torturat e dhimbjet e kemios jane 10 here me te veshtira e dramatike sa vete semundja

    Përgjigju
  • jusufi: 27/06/2024 17:13

    I GJITHE POPULLI I TIRANES TE MBLIDGET ATY TEK ONKOLOGJIKU,,,DHE TI RRAHE ME DRUNJ,HUNJ,GRUSHTA E SHQELMA KETA DOKTORE SHKERDHATA....nuk ka zgjidhje tjeter....

    Përgjigju
  • Doktori: 27/06/2024 15:49

    Mbahet ne burg nje qe s`paguan energji elektrike dhe jane ne gjendje te lire keto qe vrasin njerez! Kjo ylli, nuri i bukurise ankohet se e nxoren keq ne fotografi. Kte tjetrin, shif e shkruaj njeri i deformuar. Si ka mundesi qe ate leke qe marrin ne ate menyre e cojne ne shtepi. A e mendojne se sa here ju blejne femijeve dicka, nga kush eshte marre ai lek dhe si eshte marre ia lek. Drejtesija s`duhet qe ti leje jashte keto felliqesira. Eshte turp edhe per drejtesine.

    Përgjigju
  • Pacienti: 27/06/2024 13:07

    Te neveritshem, meritojne denim jo me te ulet se 15 vite. Meqe kane familjare te semure me kancer pse detyrojne pacientet qe, ne kembim te ilacit, te paguajne 4000-5000 leke per cdo seance kimiterapie. Keta njerez jane kalbesirat e ketij vendi, me te keqinj se gjyqtaret e prokuroret qe u larguan nga Vettingu. Kane grumbulluar pasuri pafund dhe pacientet u duken si bankomat per luksin dhe qejfet e tyre dhe familjeve te tyre. Vendi i tyre eshte ne burg, te shoqeruar me gjithe ushtrine e doktoreve/plehra qe shendetit dhe jetes se njerezve u kane vene cmim. Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale nuk duhet te beje sikur eshte e "indinjuar" dhe nuk ka patur dijeni per "kalbesine e sistemit". Gjithe sistemi shendetesor duhet t'i nenshtrohet vettingut dhe te pastrohet nga plehrat qe jetojne me gjakun dhe shendetin e pacienteve me shume halle e probleme. Turp per Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale.

    Përgjigju
  • Elvira: 27/06/2024 12:52

    Ina Kasimati, e ndjera, ka permbledhur ne letren e saj publike metastazen e kancerit te korrupsionit qe nga maja e qeverise ka kapur gjithshka. Madje u ka shkruar drejtorit te spitalit, ministrit dhe kryeministrit! Keto letra nuk duken te jene ne dosjen e prokurorit. As deshmite e Jotit, Kociut dhe Rames! Cfare skandali!! Kjo eshte pyetja qe duhet te gjeje pergjigje media. Edhe ajo qe paguhet per te vrare kritiken dhe lartesuar maskarenjte. Sepse heret a vone do vetperballeni me pasojat e kapjes se shtetit, ne mos ju, femijet e brezat qe do vijne.

    Përgjigju
  • Hygeia: 27/06/2024 12:41

    Ka te drejte dr Pere, i ka dhene nje indicie le te kontrollohen pagesat ne te zeze qe shperndahen nga spitalet dhe firmat farmaceutike. Le te kontrollohen ato kontratat fiktive te konsulencave mjekesore , le te kontrollohen ato udhetimet fiktive per konferenca jashte. Te kontrollohen ato zarfat qe shperndahen cdo fillim muaji. Nese vertet doni ta ndryshoni, fillojeni qe nga themeli, ata qe e stimulojne referencem drejt privatit dhe drejt farmacive dhe ilaceve.

    Përgjigju
  • denim: 27/06/2024 12:33

    Po a ka me turp sesa ti akozosh keta KRIMINELE per shperdorim detyre ????? keta duhet te hetohen per VRASJE ME PARAMENDIM ! Sa vete kane nderruarr jete prej ketyre palacove, sa familje kane shitur shtepite e katandi ... shperdorim detyre ? TURP

    Përgjigju
  • albi limani: 27/06/2024 11:49

    s ke faj ti moj zonje se ska drejtesi ne kete vend se ju jeni te gjithe per burg jo arrest shtepie apo detyrim paraqitje, te rrini atje te halet afer kobaltit

    Përgjigju
  • Korab Koritniku: 27/06/2024 11:40

    Ti je veçse nje kafshe. O Zot ne fal se e fyeva kafshen. Ti je edhe nje fshatar i pandreqshem i rame ne Tirane vone. Ti edhe shkollen e mesme e ke bere ne fshatin Shemri te Kukesit. Ku e more ti edukaten o katunar i felliqur. Ke shkuar ne fakultet duke nxjerre mesatare te larte ne katun o kafshe. Po kush shkoi ne fakultet e nuk e mori o geshtenja e krimbur e fshatit Shtane. Mbarove fakultetit dhe me pak shkathtesi dhe me ndihmen e partise(Flamur Nokes ndoshta) zure pune ne QSUT. Duhet reforme e thelle. Mos genjeni se nuk ka mjeke. Ne QSUT te gjithe duan te shkojne, por nuk munden ndaj ikin jashte. Nje fjale per drejtesine. Çfare eshte kjo mase sigurie. Turp te kete ai prokuror qe ka propozuar kete mase per ket monster qe ka fytyre e thote se "ben punen". Shihe si e ka stolise Perendia. Ptu Fare e keqe qe turperove te gjitheve ne kuksianeve qe kemi treguar fisnikeri

    Përgjigju
  • Tirona: 27/06/2024 11:29

    Siç ke shpirtin ashu tkan dal dhe fotot.. Nfakt nfakt fotot ju kan dal më bukur se çkeni shpirtin. Plehra ,krijesa të shpifme ,gjakpirsa.Në ka zot jua ktheft të gjitha në kurriz tuj

    Përgjigju
  • populli: 27/06/2024 11:16

    Ku mos jesh e knaq me prokurorin delenxhi ti mi me prokurorin qe u be me vendim gjykate burrin e fela fela pleres. Sic nxorri tiren do ju nxjerre edhe juve ! bastarde!

    Përgjigju
  • Ta rras lala: 27/06/2024 11:15

    QSUT duhet te ndryshoje emrin nga QSU Nene Tereza ne QSU Paraja.

    Përgjigju
  • XXX: 27/06/2024 11:12

    Çfar fytyre e ndyre dhe e shemtuar kjo doktoresha, nje fshatare si stalliere jo si mjeke.

    Përgjigju
  • Berti: 27/06/2024 11:12

    Fytyra, zeri, mendimi dhe shpirti.. te gjitha ne harmoni. Te gjitha te zeza

    Përgjigju
  • silvi: 27/06/2024 11:04

    Vrasëse e ndyrë je,onkologjiku është spitali i vrasësve qe në fillim ju marin lekët pastaj i vrasin duke shitur kimjot.Rastet në këtë spital kane qenë gjithmonë mos harroni doktorin vrasës Kavajë apo atë doktoreshë e ndyrë qe nuk më kujtohet emri që shisnin kimjot.Spitali duhet të ketë një organ inteligjent survejimi sepse ne çdo pavjon ka korrupsion gllabëruar,asnjë operacion nuk bëhet pa paguar sepse të vdesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë 

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë