Kryeministri Rama thotë se do të keni një rezultat edhe më të mirë në zgjedhjet e 2027-ës se zgjedhjet e kaluara.

“Ne hymë në fazën tjetër të punës sonë për zgjedhjet e ardhshme, duke u nisur edhe nga analizat e bëra, edhe nga forcat që do kemi në teren, kemi arsyet të besojmë se do kemi një rezultat edhe më të mirë se zgjedhjet e shkuara, të jetë një proces i hapur, me njerëzit, përtej guaskës së organizatave të PS ku padiksutim do të futemi për të bërë të gjitha gjërat e nevojshme që organizatat të dalin të energjizuara nga procesi i brendshëm zgjedhor, me njerëzit dhe për njerëzit, do të thotë edhe përballje në të gjithë territorin, me të vërtetat tona për punët për Shqipërinë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Asambleja/ Rama: Në 2027-ën, fitore më të thellë! Ulim numrin e deputetëve, brenda këtij sesioni çojmë para ligjin për referendum