PS, një ditë me "stresin"
e listave në selinë rozë

PS, një ditë me "stresin"<br />e listave në selinë rozë
TIRANE - Selia e PS ditën e djeshme ishte më e “sulmuara” nga kandidatët për deputetë, militantët e partisë, gazetarët e interesuar për të gjetue të veçantën e radhës por dhe nga njerëzit e interesuar për të ditur përbërjen e listave në çdo qark. Në pamje të parë dita e djeshme nisi si një ditë normale pune. Hyrje-dalje të zakonshme, kafeneja e mbushur plot me njerëz, të cilët krahas shijimit të motit me diell, nuk i kursenin bisedat për listat e kandidatëve për deputetë. Ndërsa mbipopullimi i lokaleve afër selisë rozë tregonte interesin në rritje kryesisht për listat e kandidimit.

BISEDIMET INTENSIVE

Kreu i PS, Edi Rama mbërriti në zyrën e tij në selinë rozë rreth orës 09.00, për të qëndruar atje gjatë gjithë kohës, të paktën deri në orët e vona të pasdites, duke ia lënë vendin në pushimi të shkurtër. Gjatë gjithë kohës ka qëndruar nën shoqërinë e një stafi të ngushtë të kryesisë së PS, kryesisht të sekretariatit, ku që në orët e para të mëngjesit s’ka munguar të jetë kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, njëherësh kreu i grupit parlamentar e kryesues i listës së kandidatëve të qarkut të Fierit Gramoz Ruçi.

Me të cilin ka pasur dhe bisedimet më intensive. Ndërkohë që pas orës 11.00 janë ngjitur në zyrën e kryetarit në selinë rozë dhë anëtari i kryesisë, njëherësh kryebashkiak i Elbasanit Sejdini, ai i Korçës Peleshi dhe pak më vonë dhe kryebashkiaku i Durrësit Dako. Më shumë ka qëndruar në selinë e Ramës, Sejdini. Por gjatë mesditës janë parë në selinë rozë vetëm disa prej anëtarëve të kryesisë, njëherësh deputetë të PS, për të qëndruar pak dhe për të lëvizur sërish jahstë këtyre ambjenteve.

Janë parë kryesisht sekretari për programin Beqja, kryetari i PS për Tiranën e anëtar i kryesisë Tahiri, anëtarja e kryesisë dhe kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës Kodheli, por dhe anëtarja e grupit të punës për programin Harito që doli në media me akuza ndaj Berishës si dhe deputetë të qarqeve të ndryshme.

ETHET E KANDIDIMIT
Pamja në ambientet rreth selisë rozë dukej mjaft qetë. Njerëzit grupe grupe, të interesuar e të painteresuar, diskutojnë për listat e kandidatëve, për gabime dhe përparësi që mund të kenë emra të cilët lakohen për në lista. Por që të gjithë ata që përmenden, teksa pyeten thonë se janë ende të pasigurtë, duke treguar me dorë në drejtim të selisë rozë ku është “ngujuar” kryetari Rama me stafin e ngushtë për t’i dhënë dorën e fundit listave të kandidatëve në mënyrë që të jenë sa më përfaqësues, por dhe sa më të balancuar.

Edhe pse të qetë në dukje, thuajse të gjithë janë përfshirë në ethet e listave përfundimtare, e cila do dorëzohet në KQZ deri në 12.00 për të cilën punoi ekskluzivisht vetë kreu i PS Edi Rama. Ndërsa mesazhet dhe takimet nuk reshtin në funksion të një informacioni, lajmi apo mbështetje për të kandiduar. S’ka shumë gëzim te asnjëri, pasi ka mungesë garancie, për vete, miqtë apo dhe kolegët.

Madje dhe të rikonfirmuarit nuk e shfaqin gëzimin, si për të respektuar deri në fund ata për të cilën ende s’është vendosur apo është vendosur lënia jashtë listave. Mbledhja e kryesisë së PS, kaloi listën e kandidatëve, një praktikë kjo që është ndjekur gjithnjë para zgjedhjeve, pavarësisht se ishte lajmëruar zhvillimi i një konference kombëtare për miratimin e tyre. Pritet të ketë disa largime nga lista aktuale e deputetëve por dhe prurje të reja, pika më e debatueshme e diskutimeve në PS në lidhje me stafetën e moshës dhe të karrierës.

RAMA KONFIRMON VETEN E BRAÇEN
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë një dalje për mediat pak orë para shpalljes së listave të deputetëve, ka shuar spekulimet se Erion Braçe s’do bëjë pjesë në listën e kandidatëve për deputetë, dhe pse s’ka thënë se në cilën zonë do të kandidojë ai.

“Mosqenia në listë e Erjon Braçes është spekulim, ai është një nga pjesëtarët e skuadrës dhe për të mos bërë përjashtim nga të tjerët ka vendin që i takon në frontin e një beteje ku ne s’jemi për vete po për qëllimin e përbashkët, duke përputhur atë që japim me atë që kërkohet nga çdo territor. Braçe gëzon të gjithë respektin dhe vlerësimin tim në funksion të një beteje ku askush nuk është i domosdoshëm por të gjithë janë të nevojshëm”, ka thënë Rama.

Ai ka konfirmuar se do të kandidojë në qarkun e Vlorës. “Kam vendosur të jem në krye në listën e Vlorës me një mesazh shumë të qartë jo për Vlorën, por për Tiranën, Shkodrën e Prishtinën, me mesazhin e kryeqytetit të pavarësimit të shtetit shqiptar dhe fillimit të rrugës së shtetit shqiptar, të domosdoshmërisë që të gjithë bashkë të rinisim rrugëtimin për të hapur me faqe të bardhë kapitullin e dytë të 100 vjetëve të dyta të shtetit tonë, që sapo fillon dhe s’mund të vazhdojë si inerci e 8 viteve rrënim skandaloz”, tha Rama. Ai falenderoi ndërkohë të gjithë deputetët të Kuvendit që s’do jenë në listat e kandidatëve për deputetë.

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)

Mashtrimi për bursa studimi e udhëtime falas në SHBA, arrestohet organizatori i skemës (Emri)