TIRANË – Partia Socialiste ka vlerësuar sot, raportin paraprak të
OSBE-ODIHR-it për pasqyrimin me vërtetësi të problemeve serioze dhe shkeljeve të ligjit në fushatën e 23 qershorit. PS-ka e ka veçuar këtë raport dukshëm nga raportet e zgjedhjeve të mëparshme, si të qartë dhe pa ekuivoke, që i dokumenton qartë shkeljet flagrante të ligjit dhe cenimin e standarteve zgjedhore.
Nënkryetari i Çështjeve Zgjedhore në PS, Koli Bele, ka deklaruar sot nga selia e PS-së se në raport thuhet shprehimisht se “
KQZ-ja funksionon vetëm me katër anëtarë, gjë e cila pengon aftësinë e saj në administrimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin; KQZ-ja ka miratuar me shumicë të thjeshtë prej katër votash, akte normative të cilat kërkojne pesë vota si dhe ka shmangur miratimin e vendimeve të nevojshme, ashtu siç e kërkon ligji; Kolegji Zgjedhor mori përsipër përgjegjësinë e KQZ-së duke caktuar numrin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, në kundërshtim më ligjin”.
Gjithashtu, në raport thuhet se “në 7 mars, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë juridiksionin në lidhje me ankimin e PS-së ndaj vendimit të të parlamentit në lidhje me shpërndarjen e mandateve, megjithëse vendimet e parlamentit nuk mund të rishikohen nga Kolegji Zgjedhor ose nga ndonjë gjykatë tjetër; Parlamenti liroi nga detyra anëtarin e KQZ-së të propozuar nga LSI-ja, në një kohe qe neni 18 i Kodit Zgjedhor, nuk e lejon këtë rikompozim nga parlamentit.”
BELE: RAPORTI POHON PËRURIMIN E PROJEKTEVE TË REJA PËR FUSHATEBele përmendi pikat e raportit ku thuhet se “aktivitete zyrtare qeveritare janë përdorur për qëllime fushate. Përurimi i rrugëve të reja dhe prezantimi i projekteve në lidhje me infrastrukturën, janë shoqëruar me slogane dhe flamuj të fushatës së PD-së. Faqja zyrtare e Kryeministrit mbulon aktivitetet e fushatës, që ai ndjek; gjithashtu, Misioni i OSBE/ODIHR-it ka takuar disa ish-punonjës të administratës, të cilët janë pushuar nga puna pasi nuk kanë pranuar të marrin pjese në tubime elektorale ose të sigurojnë mbështetje për partinë në pushtet. Sa më sipër por edhe të tjera, janë konstatimet e misionit të vëzhguesve të ODIHR, të cilat përveçse vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit, janë një këmbanë alarmi për cënimin e standarteve zgjedhore, kusht i panegociushëm për proceset integruese të vendit”.
Bele e përfundoi deklaratën e tij duke garantuar se “PS do vazhdojë të informoje partnerët dhe misionet ndërkombëtare si dhe të denoncojë publikisht e dokumentojë cdo shkelje të ligjit gjatë fushatës zgjedhore.”
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45