PS përgjigjet për Arben Ndokën:
Izoloni Ristanin, ngeli mejhaneve 

PS përgjigjet për Arben Ndokën:<br />Izoloni Ristanin, ngeli mejhaneve 
Partia Socialiste e Qarkut Lezhë i është përgjigjur akuzës së sotme të PD-së për praninë e Arben Ndokës në një aktivitet kur merrte pjesë Ministrja Kodheli. Përmes një reagimi zyrtar, PS thotë se PD kërkon të mbulojë kriminalizimin e saj, duke sulmuar këtë degë të partisë, teksa kujtojnë se ish-deputeti ka dhënë shembull duke u dorëhequr.

“U bënë disa ditë, që Partia Demokratike “habitet” që Arben Ndoka ekziston dhe jeton në Lezhë. Ai i ka dhënë opinionit publik shembullin se si në respekt të vetvetes, parlamentit, partisë tone, por edhe opozitës, ka len mandatin e deputetit. Nëse dikush ka paqartësi për këtë, qoftë edhe opozita, ai ka gjithë vullnetin ta sqaroj perseri. Nëse Partia Demokratike do të kishte pasur të drejtë në akuzat ndaj Arben Ndokes, do të kishte harxhuar të gjitha paratë e korrupsionit që ka bërë Luli dhe vajza e babi Berishës. Do të kishin paguar “viktimat e krimit imagjinar” që ai paska shkaktuar, dhe do t’i kishin nxjerrë ata para kamerave”-thuhet në njoftim.
 
PS ka një këshillë për Partinë Demokratike, dhe i kërkon të izolojë Ristanin dhe Berishën. 

“E meqë alibia e tyre është rrëzuar, kërkojnë t'a dënojnë me “izolim social”, ndaj duam t’ju japim një këshillë: izoloni Saliun të mos broçkullisë më, izoloni Ristanin se ngeli mejhaneve. Lëreni Lulzim Bashën... Ai nuk është i rrezikshëm, për askënd, as për Saliun.  Ajo që nuk kuptojmë nga opozita, është se pse për të mbuluar kriminalizimin e saj, merret me Arben Ndoken. Mbi ta ka akuza akoma më të forta e më të rënda, që duhet t’i bënte të skuqeshin e të mos t'i zinte gjumi nga barra e ndërgjegjes. E kemi fjalën për Rrugën e Kombit, Gërdecin, 21 janarin, piramidat, luftën e vitit 97 etj etj. Sulmin ne këtë rast nuk mund ta përdorni si mbrojte ndaj krimeve tuaja. Ju doni te maskoni kriminalizimin tuaj nder vite duke sulmuar te tjerët. Burrërohuni... lini mandatin dhe dorëzohuni drejtësisë!”-thuhet ndër të tjera në njoftim.
 
Në fund të deklaratës, PS shton se Ndoka ka dorëzuar vetëm mandatin, por është pjesë e strukturave të partisë, dhe jep kontribut në fuqizimin e saj. 

“Me këtë rast, duam të sqarojmë dhe një herë opozitën, por edhe opinionin publik, se Arben Ndoka ka dorëzuar mandatin e tij te deputetit, por nuk do të ndalet ne kontributin e tij për Partinë Socialiste, sepse ashtu siç dhe te gjithë ne, besojmë tek vlerat dhe vizioni i saj në qeverisjen e vendit. Ndaj, i lutemi opozitës, herë tjetër të mos shqetësohet kur ai shfaqet në aktivitetet e partisë socialiste, apo të miqve të tij që kanë detyra zyrtare, pasi do të bëjmë çmos që kjo parti të fuqizojë potencialet e saj, dhe për të lënë gjatë në opozitë, Bashën dhe Ristanin, të cilët janë zhytur ne llumin e tyre te imoralitetit, rakisë se ndryshkur te tyre dhe në puset e dëshpërimit te pafund”-përfundon njoftimi.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës

Interi në emergjencë totale, Simone Inzaghi: Nuk kam katër mbrojtës