TIRANE- Partia Socialiste dorëzon në Prokurorinë e Tiranës padi penale për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për dëm ekonomik në lidhje me dështimin e projektit për sistemin elektronik të verifikimit të kartave të identitetit në qarkun e Tiranës.
Nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Koli Bele, përmes një deklarate për shtyp theksoi se ky proces po cenon standardin e zgjedhjeve dhe se katër anëtarët e
KQZ kanë përgjegjësi për dështimin.
Sipas Beles dëmi ekonomik i shkaktuar është në vlerën 2 milionë dollarë.
“I bëjmë thirrje prokurorisë të ndjekë me objektivitet dhe paanësi jo vetëm për shpërdorimin e detyrës nga katër anëtarët e KQZ-së, si dhe administrata partiake në shërbim në KQZ, edhe për vepra të tjera potenciale siç mund të jenë aferat korruptive që kanë të bëjnë me fshehjen apo korrupsionin e zyrtarëve publikë apo dhe shtetasve të tjerë qofshin persona fizikë dhe juridikë. Saktësojmë se dëmi ekonomik është pothuajse 2 milionë dollarë në këtë fazë. Më shumë se dëmi ekonomik kemi të bëjmë me cenimin e standardeve zgjedhore duke mos respektuar detyrimet ligjore. Natyrisht kjo nuk ka të bëjë me rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk do të cenojë në një mënyrë apo tjetër fitoren e Partisë Socialiste. Por, kujtojmë që para një viti Parlamenti pas një pune disa mujore miratoi ndryshimet në Kod dhe element esencial i këtyre ndryshimeve ishte ky projekt pilot për numërimin elektronik në Tiranë”, tha Bele.
Edhe një ditë më parë PS e ka konsideruar këtë dështim të procesit si një shpërdorim të fondeve publike, “për të cilin përgjegjësit do të vihen para ligjit”.
Sipas Partisë Socialiste “Vërtetohet dyshimi se qeveria në asnjë moment nuk ka dashur të realizohet ky projekt dhe nëpërmjet institucionit vegël, që është KQZ-ja, po i jep goditjen e fundit projektit SEV. Në këtë dështim të orkestruar KQZ është para të gjithëve ligjërisht përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 3993
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40