PS-PD, balancë në 12 qarqet
në zgjedhjet e 23 qershorit

PS-PD, balancë në 12 qarqet<br />në zgjedhjet e 23 qershorit
TIRANE - Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti duan dhe pak ditë që të startojnë, për të dhënë dhe produktin zgjedhor më 24 qershor dhe frytin e fushatës pothuajse katër vjeçare të partive politike në kërkim të votës.

Për shkak të sistemit proporcional rajonal, por mbështetur dhe në atë çka kanë dhënë zgjedhjet e të gjitha viteve postkomuniste pritet që më 23 qershor të përballemi me një rezultat relativisht të balancuar, me diferenca të vogla mandatesh në Kuvend, përtej deklaratave të partive politike.

Kështu dilema të majtë apo të djathtë, qyteti apo fshati, sistemi apo vota, do të dominojnë 23 qershorin do të mbetet deri në sekondën e fundit. Por në 22 vjet votuesi shqiptar ka kaluar nga polarizimi ekstrem tek balancimi politik.

Këtë e thotë një studim i detajuar i politologut shqiptar Afrim Krasniqi, që ka analizuar në mënyrë të detajuar zgjedhjet që nga viti 22 marsi i vitit 1992-2009. Duke marrë në konsideratë vetëm mandatet parlamentare tabela jep një panoramë të dominimit elektoral në 22 vjet.

Disa qytete kanë mbetur dominuese nga palët e caktuara politike, e majta në Vlorë, Berat, Fier, Elbasan, Gjirokastër, ndërsa e djathta dominuese në Shkodër, Tiranë, Lezhë, Durrës, Dibër, Kukës. Korça duket e balancuar.

Po kjo vlen si rezultante e mandateve të siguruara në mazhoritar në vite dhe më 2009 në proporcional. Kalimi në proporcional e bëri më të balancuar përfaqësimin politik, në 3 qytete të mëdha rezultati është baraz, këtu Tiranë 15-15, dhe në shumicën tjetër me diferencë prej 1 mandati. Zgjedhjet 2013 do të bëhen me sistem proporcional rajonal, pra bazuar në rezultatet e vitit 2009 dhe zhvillimeve të reja (parti të reja, koalicione të reja).

Lufta midis palëve s’është më betejë për më shumë vota por për më shumë mandate. Paralelisht ka një garë tjetër të ashpër brenda koalicioneve midis partive të dyta, të treta, etj, që synojnë mandate me 5-6 mijë vota ose 60% të votave që i duhet një partie të madhe ose një partie të tretë politike konkurruese përballë dy koalicioneve të mëdha.

Tabela vjen në kontrast me retorikën që politikanët e sotëm përdorin, sipas të cilëve pothuajse në cdo miting flitet për bastione të forta dhe siguri e lartë për fitore me diferencë të thellë. Diferenca në asnjë rast s’është shumë “e thellë”.

Për më tepër, mes viteve 1991-2009 pushteti i ka shkuar partisë që ka arritur të fitojë votat e fshatit (ku pjesëmarrja është mbi 70% dhe ku në çdo kuptim, kontrollohet më lehtë vota). Zgjedhjet e 2013 janë të parat në të cilat numri i popullsisë në qytete është dukshëm më i lartë sesa ai në fshat.

Sido të shkojnë këto zgjedhje diferenca do mbetet e vogël dhe se asnjëra palë s’do mund të lëvizë tej mesatares historike. Diferenca do jetë në të paktën 4 qarqe ku palët pretendojnë të fitojnë mandate më shumë dhe në 3-4 qarqe të tjera ku partitë e reja pretendojnë dhe mund te marrin mandate përballë PD-PS.

Zgjedhjet bëhen pikërisht për këto mandate, të tjerat, rreth 90% e parlamentit të ardhshëm, është paravendosur që me 6 maj kur partitë dorëzuan listat e kandidatëve në KQZ.
 
REZULTATI I 2009

PS dhe PD
 
Tirana        15-15
Fier            9-6
Elbasan      7-7
Durrës        5-7
Korçë         6-6
Shkodër     4-7
Vlorë         7-5
Berat         4-3
Lezhë        3-4
Dibër         2-4
Gjirokstër  3-2
Kukës       1-3
rezultatet e zgjedhjeve pd dhe ps në 12 qarqe nga 1992 deri më 2009
(Në foto rezultatet e zgjedhjeve PD dhe PS në 12 qarqe nga 1992 deri më 2009)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit