PS, PD dhe LSI bëhen bashkë
në Elbasan, miratojnë buxhetin

PS, PD dhe LSI bëhen bashkë<br />në Elbasan, miratojnë buxhetin<br /><br>
Këshilli Bashkiak i Elbasanit si rrallë herë është bërë bashkë unanimisht duke votuar buxhetin e bashkisë për vitin 2018. E ndërsa mbledhja e parë ishte shtyrë, pasi opozita kërkoi më shumë kohë, në mbledhjen e dytë që u zhvillua sot, PD dhe LSI bashkuan votat me PS duke miratuar buxhetin.

Mbledhja e sotme me praninë e të gjithë këshilltarëve ka pasur diskutime të shumta rreth pikave më nevralgjike të projekt-buxhetit . Në emërues të përbashkët ka qene sensi i diskutimeve, lidhur me shqetësimet qytetare dhe për të administruar sa më mirë fondet e parashikuara në dobi të komunitetit të madh të kësaj bashkie. Më së shumti, sugjerimet kanë qenë nga këshilltarët e djathtë, të cilat janë mirëpritur nga kreu i i Bashkisë , Sejdini.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike