PS përjashton Doshin: Vendimi 
nga Meta, urdhëroi vrasjen time
Rama:Provo akuzat/A1Report zbardh debatet

PS përjashton Doshin: Vendimi <br />nga Meta, urdhëroi vrasjen time<br />Rama:Provo akuzat/A1Report zbardh debatet
TIRANE - Grupi parlamentar i Partisë Socialiste përjashtoi Tom Doshin, pas luftës së hapur që deputeti i Shkodrës i shpalli kryeministrit Edi Rama për performancën e dobët sipas tij të punës së qeverisë. Pas një jave tensionesh,  deklaratash të forta kritike dhe kërcënimeve për publikimin e fakteve që sipas Doshit do të trondisnin themelet e mazhorancës, grupi socialist vendosi në mbledhjen e mesditës të së hënës, përjashtimin e Doshit nga Partia Socialiste. Në fjalën qe mbajti para deputetëve, te publikuar në Facebook menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Kryeministri Edi Rama tha se i hap rrugën Tom Doshit për të prishur kontratën me PS-në dhe për të ndjekur më tej rrugën ligjore për të vërtetuar akuzat, të cilat kreu i qeverisë i cilësoi të papranueshme ndaj mazhorancës.  

Rama përjashton Doshin: Cënoi dinjitetin e qeverisë, të provojë akuzat
 
Edhe pse mbërriti i fundit në selinë rozë, Doshi ka dalë i pari nga mbledhja e grupit, pa pritur përfundimin e saj. Interesi i gazetarëve ishte i jashtëzakonshëm për të mësuar qëndrimin e tij, por deklarata e fortë që Doshi dha në selinë rozë ishte jashtë pritshmërive. Doshi akuzoi drejtëpërdrejtë Ilir Metën se është ai që fshihet pas vendimit për përjashtimin dhe se kryeparlamentari është tutor, siç u shpreh ai, i Edi Ramës. Deputeti shkoi edhe më tej, kur tha se kreu i Kuvendit ka paguar njerëz për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mëhill Fufi. Ja kush është deputeti i PD Fufi që Doshi deklaroi se do ta vrisnin

Duke theksuar se ka prova për çdo akuzë që artikuloi, Doshi tha se disponon një video e cila sipas tij tregon se ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është takuar me personin e paguar nga Meta për vrasjen e tij. Ai shtoi se të gjithë këtë shqetësim ia ka bërë të ditur prej 5 muajsh jo vetëm kryeministrit Rama, por ka njoftuar edhe Senatin Amerikan.
 
“Ja bëra të qartë se kush është mbas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me më vra mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që unë ja kam bërë të qartë dhe vetë Ilirit dhe Edi Ramës dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar edhe Senatin Amerikan për këtë punë. Prova është se personi që e ka marrë përsipër për me e kry këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri”, u shpreh Doshi.
 
Megjithatë deputeti Tom Doshi tha se nuk do të tërhiqet nga politika, duke përjashtuar njëherësh bashkimin me parti të tjera, por la gjithashtu të hapur mundësinë e  krijimit të një parti të re.
 
“Nuk dal prej politikës ja bëra të qartë edhe Edi Ramës, nuk shkoj as te një parti tjetër, jam në gjendje të krijoj parti të re dhe do ti dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Doshi.

Ora 17:20 Berisha ne Facebook: Plani per vrasjen e deputeteve, projekt destabilizimi nga qeveria
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar permes nje statusi ne rrjetin social Facebook vendimin e Partise Socialiste per te perjashtuar deputetin Tom Doshi.

"Akuza e Tom Doshit se Meta - Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve, eshte me e renda ne 25 vitet e fundit!!

Te dashur miq, akuzat se Ilir Meta dhe Edi Rama planifikuan vrasjen e dy deputeteve te parlamentit shqiptar, jane akuzat me te renda publike ne tere historine e pluralizmit shqiptar. Deputeti Doshi pohon se kryetari i Parlamentit te vendit, Ilir Meta, ne marreveshje me Edi Ramen, ka paguar per vrasjen pra eleminimin fizik te tij dhe deputetit te PD Mhill Fufi. Doshinjoftoi para mediave se per akuzen e tij, me e renda 25 vitet e fundit, disponon fakte te cilat ai i ka paraqitur brenda dhe jashte vendit.

Personalisht kam degjuar dhe denoncuar ne Parlament per perpjekje te drejtuesve te mazhorances per eleminim te eksponenteve te saj. Por akuzat tronditese te deputetit Tom Doshi, i njohur per miqesine e ngushte me Ramen por edhe Meten, se kryetari aktual i Parlamentit me porosi apo pelqim te Rames ka paguar para per vrasjen e tij dhe te deputetit te PD, Mehill Fufi, jane nje ogur i zi per stabilitetin e vendit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe cdo perpjekje per te eleminuar fizikisht deputetet e Parlamentit pavaresisht nga spektri i tyre politik, theksoj me kete rast se sipas ketyre akuzave klika ne pushtet projekton destabilizimin e Shqiperise! I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi, guxim dhe pergjegjesi te larte akuzat e renda per vrasje politike me pagese nga kreu i parlamentit, me porosi ose miratim te kreut te qeverise dhe te vendos para ligjit cdo person te implikuarbne skenare kriminale. Ju bej thirrje qytetareve te vendit te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin nga klika e vrasesve ne krye te pushtetit!!"


Ora 17:15 BE: Të zbatohet ligji në luftën kundër kriminalizimit
Menjehere pas deklarates se ambasades se SHBA-se ne Tirane edhe delegacioni i Bashkimit Evropian ne vendin tone ka shperndare nje deklarate per mediat, duke thene se është në mbështetje të plotë të hapave që nevojiten për të zbatuar plotësisht marrëveshjen mes PD-PS duke përfshirë këtu edhe çështjen e individëve me preçedentë kriminalë që janë pjesë e politikës dhe e partive politike.

"BE-ja mbështet hapat që nevojitet të ndërmerren për një zbatim të plotë të marrëveshjes mes partive qeverisëse dhe opozitare në Parlamentin e Shqipërisë, përfshi çështjen e individëve me rekorde kriminale të cilët mbajnë pozicione publike. BE-ja i jep rëndësinë më të lartë zbatimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, përfshi luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, qe jane përparësi kyçe për Shqipërinë", thuhet ne njoftim.


Ambasada e USAdhe BE: Mbështesim vendimin e PS

Ora 17:10
SHBA: mbeshtesim vendimin e PS per te perjashtuar Doshin

Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014. Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.
 
Ora 15:50 Topalli: Mafia është heshtja! Nuk keni parë asgjë akoma!!!!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas deklaratave të Tom Doshit përmes një postimi në rrjetin social "Facebook".  "Mafia është heshtja! Nuk keni parë asgjë akoma!!!"- shkruan Topalli.

topalli fb

Ora 14:50 Rama: Doshi cenoi rëndë dinjitetin e qeverisë, të provojë akuzat
Me argumentin kryesor të shkeljes së kontratës së bashkëjetesës me socialistët, kryeministri Edi Rama përjashtoi nga grupi deputetin e Shkodrës Tom Doshi. Vetëm pak minuta pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, publikoi në rrjetin social Facebook të gjithë fjalën e mbajtur para deputetëve. Pas parashtrimit të gjatë të sukseseve dhe punës që ende duhet bërë, Rama tha se i hap rrugën Tom Doshit për të lënë grupin socialist dhe për të ndjekur më tej rrugën ligjore për të vërtetuar akuzat, të cilat kreu i qeverisë i cilësoi të papranueshme ndaj mazhorancës.  
 
“Jam tejet i keqardhur që nuk mund të them dot të njëjtën gjë, kur qëndrimi i një deputeti bie ndesh me normat më elementare të kontratës së bashkëjetesës sonë dhe kështu bëhet një qëndrim i dënueshëm. Për të gjitha ato që në këtë grup janë të papranueshme, unë kam detyrimin të shpreh qartë dhe prerë, edhe pse me keqardhje, pikëpamjen time si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste, se deputeti Tom Doshi na e ka bërë të pamundur ta pranojmë në vazhdim si pjesë të grupit tonë parlamentar.  Prandaj, unë kam bindjen se sot ne duhet t’i japim Tomës mundësinë të lirohet nga barra e kontratës që ka me grupin e me Partinë Socialiste, dhe të shkojë të provojë në rrugë ligjore vërtetësinë e akuzave të tij të papranueshme në adresë të qeverisë e të shumicës sonë parlamentare”, -tha Rama.
 
Kryeministri tha se nëse Tom Doshi do të kishte akuza vetëm për të, atëherë, thotë Rama, -do të kishte kërkuar mirëkuptimin e grupit për të mos mbajtur qëndrim të prerë ndaj tij. “Me akuzat e tij deputeti ka shkuar përtej personit tim dhe ka cenuar rëndë dinjitetin e këtij grupi e të kësaj qeverie”, shtoi Rama.



Ora 14:29 Blushi: Historia e dy shokëve të ngushtë, që u zunë për arsye që s’duam t’i dimë
Për akuzat e forta të Tom Doshit, përgjegjësi mban edhe kryeministri Edi Rama i cili duhet të kishte qeverisur më mirë. Kështu u shpreh deputeti socialist Ben Blushi pas vendimit të grupit për të përjashtuar nga PS deputetin socialist të Shkodrës.
 
Sipas Blushit, kjo situatë është “historia e dy shokëve të ngushtë” sic u shpreh ai, që u zunë për arsye të cilat, theksoi Blushi, -nuk duam t’i dimë.
 
“E thash edhe në mbledhje është historia e dy shokëve të ngushtë që u zunë për arsye që nu dua të na i thonë, por fatkeqësisht një histori miqësie disavjeçare, për fat të keq nuk janë politike po i vënë një damkë të madhe Partisë Socialiste. Rama duhet ta administronte këtë gjë prej kohësh, të qeveriste më mirë, ka përgjegjësinë e vet. Sado që jam dakord me faktin se bashkëjetesa në këto kushte ishte e pamundur. Humbet Partia Socialiste”, u shpreh Blushi.
 
Burime për A1 Report konfirmuan se Blushi ka qenë një zë i fortë kritik në mbledhje, kundër kryeministrit Rama.




Ora 14:31 As ministri Tahiri nuk jep koment për mediat
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar drejtëpërdjretë nga Tom Doshi se ka takuar vrasësin me pagesë që sipas tij, është urdhëruar nga Meta për vrasjen e tij, nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat, pavarësisht insistimit të gazetarëve.
 
tahiri

Ora 14:28
Braçe irritohet me mediat

Deputeti Erjon Braçe gjithashtu nuk i është përgjigjur mediave për përjashtimin e Doshit. Mesa duket mbledhja ka qenë e tensionuar saqë Braçe është “irrituar” me mediat: “Kam komente, do merrem me punë, merruni me punë”. 

Ora 14:27 Rama del nga mbledhja, nuk flet për mediat

Ora 14:25 Përfundon mbledhja e grupit të PS

Rreth 40 minuta nga braktisja e mbledhjes nga Tom Doshi, socialistët kanë përfunduar 

Ora 13:45 Doshi lë mbledhjen: Meta dhe Rama më duan të vdekur
Deputeti socialist Tom Doshi la mbledhjen e grupit menjëherë sapo u hodh në votim përjashtimi ose jo i tij nga grupi. I pritur me interes te jashtezakonshem nga gazetaret, Doshi dha deklarata te forta duke thene se Meta ka paguar nje person per vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi. Doshi tha se ka video te cilat sipas tij tregojne se vrasesi me pagese eshte takuar me ministrin e Brendshem Saimir Tahiri. Ai shtoi se kete ceshtje jo vetem qe ja ka bere te ditur Rames por ka njoftuar edhe Senatin Amerikan.

“Ja bëra të qartë se kush është mbas tij dhe për çfarë e bën ai këtë punë. Edi Rama sot ka një tutor që quhet Ilir Meta, i cili ka paguar lekë dhe ka urdhëruar për me më vra mua dhe Mhill Fufin. Ka 5 muaj që unë ja kam bërë të qartë dhe vetë Ilirit dhe Edi Ramës dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Unë kam informuar edhe Senatin Amerikan për këtë punë. Ja bëra të qartë Edi Ramës edhe për 21 janarin edhe të gjitha gjërat e tjera.
 
Cfarë provash keni? Prova është se personi që e ka marrë përsipër për me e kry këtë akt është takuar edhe me ministrin Tahiri.
 
Keni video? Po patjetër që i disponoj.
 
E ardhmja juaj tashmë që dilni nga PS? Nuk dal prej politikës ja bëra të qartë edhe Edi Ramës, nuk shkoj as te një parti tjetër, jam në gjendje të krijoj parti të re dhe do ti dal me 60 kandidatë në të gjithë Shqipërinë

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS