PS, Peza:Vendimi për Vettingun? 
“Djalli vishet me togat e zeza”

PS, Peza:Vendimi për Vettingun? <br />“Djalli vishet me togat e zeza”
Alfred Peza nënkryetar i Komisionit të Medias dhe deputet i Partisë Socialiste i ftuar në emisionin ''45 minuta'' të Denis Mingës në Report Tv ka folur për aktualitetin në vend duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Vettingun, dhunën online dhe zgjedhjet e ardhshme.

Peza u shpreh se nuk ishte çudi që Kushtetuesja pezulloi Vettingun sepse ky vendim është një aleancë frike mes gjyqtarëve dhe PD në kurriz të shqiptarëve dhe reformës në drejtësi. Peza tha se shpresonte që Komisioni i Venecias ti japë një përgjigje të shpejtë kësaj kërkese dhe se po punohet edhe nga mazhoranca për këtë gjë. 

Sa i përket dhunës online Peza është shprehur se Komisioni i Ligjeve ka depozituar në Komision e Medias iniciativën e Majlinda Bregut për këtë çështje e cila do të shqyrtohet dhe më pas do të mbahet qëndrim.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme Peza është shprehur se Partia Socialiste është një makinë që qëndron gjithmonë në lëvizje dhe takimet e kryeministrit dhe figurave të tjera të partisë me qytetarët në të gjithë Shqipërinë e tregojnë këtë. 

Emisioni 45 Minuta, i ftuar deputeti i PS-së Alfred Peza
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari