PS porosi deputetëve: Rrini
në gatishmëri pas 5 korrikut

PS porosi deputetëve: Rrini<br />në gatishmëri pas 5 korrikut
Reforma në drejtësi pritet të votohet në gjysmën e parë të korrikut. Të paktën ky është parashikimi aktual i mazhorancës. Për këtë arsye, Partia Socialiste ka njoftuar deputetët e saj të mos largohet jashtë vendit pas datës 5 korrik deri në votimin e reformës në drejtësi.

Kjo porosi ju është shpërndarë të gjithë ligjvënësve të kësaj partie, duke ju kërkuar të jenë në gatishmëri pasi dita e votimit mund të jetë kurdo mes këtyre datave dhe çdo votë është e vlefshme dhe e domosdoshme.

Në kushtet kur 33 deputetë të mazhorancës firmosën që drafti kushtetues i dalë nga komisioni i posaçëm parlamentar, të depozitohet në Kuvend, Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet ditën e enjte për të vendosur se në cilën ditë do të hyjë në kalendarin e punimeve dhe votimit në seancë plenare. Këtë procedurë, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi jua ka shpjeguar dhe deputetëve socialistë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi

Partitë proruse përfshihen në qeverinë e riorganizuar të Malit të Zi