PS: Pushteti Berishës i vdekur
PD: Provoni mocionin

PS: Pushteti Berishës i vdekur<br />PD: Provoni mocionin
TIRANE-Parlamenti përfshihet në debate në lidhje me seancën e kaluar ku Elvis Çefa u zgjodh anëtar i KLD-së, e cila shikohet si provë nëse mazhoranca i ka numrat per te zgjedhur Presidentin e ri të Republikës. Elvis Çefa u zgjodh anëtar i KLD-së me votim elektronik dhe jo të fshehtë ashtu siç e kërkoi opozita. Kryetari i grupit parlamentar të PS-se Gramoz Ruçi deklaroi se në Kuvend janë shkelur rregullat demokratike pasi Berisha po ndjen se nuk ka më numrat për të mbajtur pushtetin, por dhe për të zgjedhur presidentin e ardhshëm. Patozi: Skeni këllqe te rrezoni qeverine. Beni mocion. Topalli: Te enjten vodhet votat. Nuk ju lejojme te pengoni zgjedhjen e presidentit.

TOPALLI: NUK JU LEJOJME QE OPOZITA TE PENGOJE ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT
Në replikë Kryetarja e Parlamentit tha se mazhoranca nuk do të lejojë që opozita të pengojë zgjedhjen e presidentit. “Zoti Ruci mos qani duke thanë ju rrahu Jozefina..Bëni mocion mosbesimi dhe do ta shihni, jo një herë por shumë herë. Po të doni me kuti, me fletë votimi, me elektronikë, me fingër print sa herë ta provoni do ta shihni veten të humbur dhe të turpëruar. Sa i takon herës tjetër. Kur humbni nuk pranoni votën, kur shifni se se si keni votat vidhni. E dini se nuk zgjidhni presidentin dhe sot deklaroni se nuk do ju lejojmë të zgjedhni presidentin gaboheni. Do humbni. Kryetari juaj nuk e pranon parlamentin. Kryetari juaj nuk pranon ligj, kushtetutë.”

ORA 11:25 - PATOZI: S'KENI KELLQE PER MOCION
“Ky është rasti i pazakontë kur opozita vjen në Parlament dhe komenton humbjen e radhës. PS regjistroi një dështim më shumë në betejat e veta. Edhe në rrafshin kritik, PS në seancën e shkuar i shtoi CV-së së vet një tjetër dështim”. Me këto fjalë Astrit Patozi, kryetar i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, iu përgjigj deklaratave të bëra nga foltorja e Parlamentit të homologut të tij socialist Gramoz Ruçi.

“Për të rrëzuar një qeveri ka nevojë për këllqe të cilat opozita nuk i ka, përderisa nuk ushtroi as të drejtën e vet për të votuar që ka në Parlament – tha Patozi - Opozita duhet të dijë që jo gjithmonë mund ta rrëzojë qeverinë. Mazhoranca nuk është prani fizike se e keni bërë zakon që çdo të enjte na numëroni, por është vullnet i çdo deputeti. Unë besoj që janë qesharake lojërat që ju bëni me kuorumin çdo të enjte duke na numëruar – u tha ai deputetëve të opozitës - Edhe një herë: ose kërkoni votëbesim ose heshtni”.

“Në lidhje me seancën e javës së kaluar ku u votua anëtari i KLD-së, Patozi tha se “ne nuk bënë gjë tjetër veçse respektuam strikt rregulloren e Kuvendit. Çaktivizuam përpjekjen tuaj të dhunshme për të bllokuar një procedurë të Kuvendit. Ne jemi deputetë, ky është tempulli i demokracisë. Këtu prevalon ligji, rregullorja. Nuk jemi një turmë bixhozçishë që jemi mbledhur për t’ia hedhur njëri-tjetrit”, tha Patozi.

Sipas deputetit demokrat, socialistët po i kushtojnë kësaj çështje një vëmendje të tepruar. “I kam thënë zotit Ruçi të enjten e shkuar: nuk jemi duke zgjedhur Papën e Romës, jemi duke zgjedhur një anëtar të KLD-së, ndaj nuk ka nevojë për kaq shumë zhurmë. Zoti Ruçi e bëri votimin e fshehtë sikur është zhdukur fare nga salla e Parlamentit dhe sikur është e vetmja mënyrë votimi në këtë Parlament. Pse keni frikë nga vota? Pse keni frikë nga komisionet, pse keni frikë nga kutitë? Unë nuk kam frikë të votoj dhe ta deklaroj votën time. Pse ju zoti Ruçi e keni kaq merak votimin e fshehtë? Dëshiroj edhe një herë të ftoj deputetët e opozitës t’i kthehen logjikës. Ndryshe, në rast se do përsërisni shfaqje të tilla, do vini qershorin e ardhshëm edhe më të lodhur seç jeni”, përfundoi Patozi.

Ora 11: 16 RUCI: BERISHA KA HUMBUR NUMRAT 
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi,u ndal në votimin elektronik të Elvis Çefës si anëtar për KLD, seancën e së enjtes së kaluar. Ruçi e quajti jo të fshehtë votimin me elektronik madje akuzoi se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën.  “Të enjten që shkoi ne erdhëm të testonim kapacitetin demokratik të asaj që kishte mbetur, të përmbushnim detyrimin tonë kushtetues. Provuam se mazhoranca nuk mban më. Zullumi është trashur dhe zgjidhja e vetme është pushteti që ju ka bërë të pandëshkueshëm. Kontrolli mbi gjykatë e prokurori ju ka dhënë superimunitet. Prandaj nuk duroni më."

RUÇI KERCENON: DO PENGOJME ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT 
Ruçi paralajmëroi se opozita nuk do të lejojë një votim të tillë sic u be me zgjedhjen e Elvis Cefes për presidentin e ri. 
"Votimi elektronik nuk është i fshehtë. Ajo ç'ka u tentua të aplikohej të enjten nuk duhej lejuar, sepse është abuzive. “Nuk do të ketë rast të dytë. Ne do ta ndalim. Pushteti i Sali Berishës ka vdekur demokratikisht, politikisht. Ka vdekur dhe numerikisht kur votat që ka nuk i garantojnë fuqinë e pushtetit dhe për ti pasur dhunon secilin prej jush. Kërkoni një president partiak... Votimi ishte provë e dëshmi se do shkelni Kushtetutën do dhunoni cdo vullet të lirë për të mbajtur pushtetin dhe rrënimin e demokracisë. Pa këtë nuk do të ketë zgjedhje të presëdientit.. Sot në kuvend nuk votohet më fshehtas është rrëzuar parimi i demokracisë dhe institucionet e pavarura. 
Në replikë kryetari i grupit PD-së Astrit Patozi tha “Për të rrëzuar qeverinë duhen këllqe dhe opozita nuk i ka. Të provojë mocionin e mosbesimit”

PR/LIGJET E TJERA
Do të diskutohet sot dhe të hedhë në votim aktin normativ për shtyrjen e afatit për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor.
FALJA E BORXHIT
Për akti normativ nr. 1, datë 30.03.2012 “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor” të ndryshuar” do të relatojë deputeti Luan Skuqi, si dhe në emër të Komisionit për Ekonominë dhe Financat do të shprehet Igli Cara. Gjithashtu qëndrimin për këtë pr/ligj do të japë edhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Shtyrja është paralajmëruar nga kreu i qeverisë dhe synon faljen për banesat apo rivlerësimin e truallit për familjarët . Nga falja do të përjashtohen bizneset. Pritet që seanca të përfshihet në debate edhe lidhur me projektligjin e akcizave.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja