Ps: Qeveria përgjegjëse për
dështimin e CEZ, punon për të

Ps: Qeveria përgjegjëse për <br />dështimin e CEZ, punon për të
TIRANE - Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, deputeti i PS-së Arben Ahmetaj ka bërë përgjegjëse qeverinë për dështimin e CEZ Shpërndarje, pasi ajo nuk e ka detyruar CEZ të investojë në rrjet.

"Qeveria e Republikës së Shqipërisë është përgjegjës i drejtpërdrejtë për dështimin e privatizimit, për dështimin e një monopoli të trashëguar, i cili vazhdon dhe sot që jemi duke folur të rëndojë çdo ditë edhe më tepër mbi kurrizin e konsumatorit dhe familjarit shqiptar. Ndërkohë çfarë ka bërë qeveria shqiptare kur çmimi çdo vit është rritur për konsumatorin shqiptar?! Qeveria shqiptare, Enti Rregullator, ka favorizuar kompaninë e shpërndarjes CEZ. Si e ka favorizuar? E ka favorizuar duke mos e detyruar të investojë në bazë të detyrimit ligjor. E ka favorizuar duke mbyllur të dy sytë përballë rritjes së humbjeve totale, teknike dhe jo teknike që CEZ realizon sot të cilat janë rekord mbi 45% të totalit të energjisë elektrike", tha Ahmetaj.

 Ahmetaj ka theksuar se qeveria ka fshehur anekset e kontratës së privatizimit të CEZ-it dhe se qeveria detyron KESH të faturojë shumë më pak ndaj CEZ-it.

“Qeveria shqiptare detyron KESH të faturojë shumë më pak në çmim ndaj CEZ. Pra, në mënyrë të drejtpërdrejtë qeveria shqiptare punon për CEZ. Cilat janë arsyet pse kjo ndodh? Këto duhet t’i thotë qeveria shqiptare. Cilat janë arsyet që e gjitha ngarkohet mbi konsumatorin shqiptar, duhet të dalë të përgjigjet qeveria shqiptare. Ne sot i tregojmë shqiptarëve se çfarë ndodh me çmimet dhe kush është përgjegjësi. Përgjegjësi kryesor është qeveria e Republikës së Shqipërisë.

Në ditët që vijnë do të bëjmë transparente elementë të tjerë të menaxhimit të sistemit elektroenergjitik shqiptar. Do të hedhim dritë mbi vendimet abuzive të Entit Rregullator të Energjisë. Do të hedhim dritë gjithashtu dhe mbi debatin që bëhet dhe që është bërë për shkaqet e këtij çmimi që KESH është detyruar t’i faturojë CEZ. Do të tregojmë sesi qeveria shqiptare në papërgjegjshmërinë e vet jo vetëm që ka dëmtuar kompaninë publike, por ka dëmtuar edhe buxhetin e shtetit, duke vazhduar të bëhet garant për kredi të reja që KESH-i detyrohet të marri çdo ditë. Sot KESH ka mbi 200 milionë detyrime ndaj të tretëve. Kush i paguan?! I paguan në faturën e tij qytetari shqiptar, i paguan në faturën e tij konsumatori shqiptar”, deklaroi Ahmetaj.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë