PS "harron" kushtin për kufijtë detarë
Berisha nuk njeh Kushtetutën

PS "harron" kushtin për kufijtë detarë<br />Berisha nuk njeh Kushtetutën
TIRANE - Pasi deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj kërkoi që në referendum të përfshihej edhe çështja e kufijve detar, dje deputetja e selisë rozë, Vasilika Hysi e ka hedhur poshtë këtë pikë. Në renditjen që i bëri çështjeve, Hysi ka lënë jashtë çështjen për kufijtë detar. Kështu kanë ngelur për Partinë Socialiste vetëm tre çështje të rëndësishme, siç është: Kufizimi i imunitetit, votimi i gjyqtarëve me 84 vota si dhe shfuqizimin e ligjit për importimin e mbetjeve. "Duke qenë se Kushtetuta kërkon që kur ka më shumë se një referendum të votohet në një ditë, e ftojmë kryeministrin Berisha të shkojmë në referendum së bashku me atë kundër importimit të plehrave, kufizimin e imunitetit dhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi", është shprehur Hysi, duke shmangur çështjen e rëndësishme për kufijtë detar.

Imuniteti
Nënkryetarja e grupit të PS, Vasilika Hysi ka akuzuar kryeministrin se nuk e njeh dhe nuk e respekton Kushtetutën e vendit, duke nënvizuar se shtrimi i referendumit për kufizimin e imunitetit është i panevojshëm, pasi palët kanë rënë dakord. "Berisha nuk e njeh dhe nuk e respekton Kushtetutën ndaj edhe e lexon së prapthi atë. Referendum për kufizimin e imunitetit, mund të bëhet kur palët kanë mendime të ndryshme për të. Por palët në fakt kanë qëndrime të njëjta për të. Ndryshimi i Kushtetutës lidhur me imunitetit nuk mjafton për të luftuar korrupsionin. Ajo që ka rëndësi është reforma në drejtësi, procedura jopolitike në zgjedhjen e anëtarëve dhe Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, një prokurori e pavarur dhe e pashantazhuar, barazi i gjithë zyrtarëve, deputetëve dhe ministrave me çdo qytetar në rastet e gjykimit penal të tyre. Për këto probleme dhe shumë të tjera, politika nuk duhet të heshtë, por të veprojë dhe të ushtrojë përgjegjësitë e saj. Ajo duhet t'i hapë rrugë reformës së drejtësisë, sistem i cili është kapur prej fyti dhe ka nevojë për frymëmarrje dhe pavarësi", tha Hysi. Në këtë kontekst ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha të mundësojë debatin publik me angazhimin e gjerë të ekspertëve, konstitucionalistëve, të vetë gjyqtarëve të fillojnë reformën në drejtësi, që sipas Hysit, është teje e nevojshme për qytetarët shqiptarë, për demokracinë dhe mirëqenien në vend dhe një nga kërkesat për të rrëzuar murin që pengon shqiptarët të hyjnë në Europë.

Çështjet për referendum
Deputetja Hysi sqaroi dhe se cilat janë çështjet që do të pyeten qytetarët lidhur me paketën e reformës në drejtësi mes të cilave edhe nëse duhet që presidenti të zgjidhet nga populli. "Le të thërrasim popullin dhe të votojë, është për President të zgjedhur nga populli apo për President të emëruar nga partia në pushtet, për një Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur me shumicën e cilësuar të vendit, apo për një prokuror të partisë në pushtet, për gjykatës të zgjedhur me 3/5 nga Parlamenti apo të imponuar nga partia në pushtet. Le ta pyesim popullin për drejtësinë që kërkon me plotë të drejtë dhe le të shohim se si do të përgjigjet populli për këtë çështje", thotë Hysi.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!