PS: Reklamat, trafik i pastër
financimi kundër opozitës

TIRANE - Paratë e qytetarëve shqiptarë përdoren nga qeveria për të financuar fushata elektorale kundër opozitës dhe hedhjen baltë mbi të. Konkluzioni erdhi nga deputeti socialist Eduard Shalsi i cili përballë gazetarëve bëri një përmbledhje të asaj që e quajti "megaskandali i reklamave qeveritare" përmes një s’kemi trafiku të pastër.

Sipas Shalsit, vetëm gjatë viteve elektorale 2009 dhe 2011 janë shpenzuar 9 milionë Euro në reklama të cilat kanë si qëllim furnizimin me para të klientëve mediatikë të qeverisë. Ndërsa totali i shifrave të publikuara prej tij ditët e fundit, nga ministri të ndryshme, arrin në 14 milionë dollarë.

Deputeti socialist Shalsi pohoi se këto shifra i përkasin vetëm një pjesë të institucioneve dhe PS dyshon se totali i financimeve për mediat pro-qeveritare në realitet është shumë më i lartë.

Ai theksoi se media ka një rol të pazëvendësueshëm në informimin e publikut dhe duhet mbështetur, por kjo sipas tij duhet të kryhet në mënyrë transparente, duke u mbështetur jo mbi norma politike por mbi kritere të pastra shikueshmërie dhe tirazhi.

(im/Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer

Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer