TIRANE - Rritja drastike e çmimeve të shportës është një nga arsyet se pse shqiptarët më 23 qershor do votojnë për largimin e Berishës nga pushteti.
Këtë herë në kuadër të fushatës 100 arsye për të larguar Berishën nga pushteti sekretari për programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, në një dalje për mediat deklaroi se që nga 2005 çmimet e produkteve ushqimore njohin vetëm rritje.
“Ministria e Financave se 1 kilogram ushqim i mallrave të shportës është shtrenjtuar me vetëm një 1%, ndërkohë që ë vërteta është krejt e kundërta pasi shumica e produkteve ushqimore njohin rritje deri në 75%”, tha Beqja.
Beqja shtoi se “Kryeministri i vendit nuk ka ende informacionin e nevojshëm në lidhje me çmimet e produkteve ushqimore ne treg, dhe se kriza nuk e ka prekur familjen e tij”.
Redaksia Online
(e.b/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com