TIRANE - Qarku i Kukësit ka qenë objekt diskutimi në mbledhjet e fundit të
KQZ, sidomos pas kërkesës së dytë të përfaqësuesit të PS-së, Genc Gjonçaj, për shtyrje të afatit të shqyrtimit të tabelave të grupeve të numërimit për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar.
I pyetur nga “A1Report!” për këtë çështje, Gjonçaj u shpreh se shifrat janë korrekte. “Ajo që ne konstatuam dhe besoj që do të kemi edhe një qëndrim nesër në KQZ ka të bëjë me faktin që shifrat janë pothuajse korrekte, kështu që ne besoj se nuk do të kërkojmë më shtyrje.
Koha që morëm në dispozicion kishte të bënte thjesht dhe vetëm për verifikimin e shifrave. Është një proces krejt normal, siç verifikon KQZ shifrat nëpërmjet bazës së të dhënave dhe tabelës së grupeve të numërimit, edhe ne i verifikojmë këto të dhëna nëpërmjet sistemit tonë të kontrollit , i cili bazohet tek kopjet e tabelave të grupeve të numërimit që ju jepen personave që marrin pjesë në këtë proces,” - tha ai.
Përsa i përket ndarjes së mandateve që aktualisht janë tre për aleancën e djathtë dhe një për të majtën, Gjonçaj u shpreh se nga verifikimi ky rezultat pritet të jetë i njëjtë.
“Nga pikëpamja aritmetike, le të flasim duke përdorur numrat si kriter, nuk besoj se do të kemi ndonjë ndryshim. Dhe kjo është ajo që duhet të kuptohet se këtu nuk jemi para një procesi, që verifikon votimin por që verifikon numrat, pra, shumatoret e dala nga votimi.
Ajo që unë kërkova kishte të bënte vetëm me këto shifra dhe nuk kishte të bënte me procesin e zhvilluar në qendra të caktuara të votimit.” Gjonçaj e përcakton të shpejtë këtë proces të nxjerrjes së rezultateve të zgjedhjeve si dhe e sheh të përfunduar këtë proces të paktën në 15-ditëshin e parë të këtij muaji.
“Të gjitha mundësitë janë që ne të kemi një rezultat të shpejtë. KQZ ka përpunuar rreth tetë ose nëntë qarqe dhe më është premtuar, gjithmonë nëse do të mbahet premtimi, që brenda ditës së sotme ne do të kemi materialet e 12 qarqeve, në mënyrë që mbledhja e nesërme të përfundojë me miratimin e rezultateve të këtyre qarqeve, pra të tabelave përmbledhëse të qarqeve që në Kod quhen zona zgjedhore. Ka një afat rreth pesë ditor që lejon ankimimin e palëve e më pas mund të kemi një proces të përfunduar në 15-ditëshin e parë të këtij muaji,” - përfundoi ai.
Redaksia Online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
64.5%
-
Jo
32.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40