PS krijon koalicionin me 21 parti, Balla: Me ne gjysma e partive të regjistruara në KQZ (Lista)

Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit në koalicion. Mesditën e sotme sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim, ku është firmosur marrëveshja me 21 parti aleate, si ajo e Skënder Gjinushit, Paskal Milos, Gjet Ndojit etj.

Ky koalicion do të njihet ashtu si kurse në zgjedhjet e kaluara si "Aleanca për Shqipërinë Europiane", por ndryshe nga 2015, nuk do të identifikohet si "ASHE", por "ASE". Në përfundim të mbledhjes, Balla tha se është ruajtur ky emër, pasi me të PS ka fituar zgjedhjet e kaluara. Para gazetarëve ai tha se pjesë e koalicionit është gjysma e partive të regjistruara në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.  

Gazetarja Esioni Konomi ka siguruar marrëveshjen e PS me aleatët e saj në të cilët janë të pasqyruara qartë parimet e këtij koalicioni dhe angazhimet e qeverisë. Ajo që bie në sy në këtë marrëveshje është se aleatët autorizojnë kreun e qeverisë Edi Rama që të zgjerojnë koalicionin pa pasur nevojë për miratimin me shkrim të partive aleate, e ndërsa bëhet e ditur se qëllimi i saj është maksimalizimi i rezultatit zgjedhor. Gjithashtu, theksohet se "Dhuna mbi zgjedhjet dhe përsëritje e skenarëve të vitit ’96 mbi vullnetin e zgjedhësve nuk do të tolerohet jo vetëm nga qytetarët dhe organet shtetërore, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar".

Nga 21 partitë që kanë nënshkruar me PS, bëhet e ditur se përveç partisë SocialDemokrate të Skënder Gjinurit, partitë e tjera nuk janë parlamentare. Që do të thotë kanë qenë pjesë e spektrit politik, por nuk kanë arritur që të marrin mandate parlamentare në zgjedhjet e kaluara.

Marrëveshja është nënshkruar dy ditë para se të përfundonte afati i fundit i çdo partie për t'u regjistruar në KQZ si koalicion. Më konkretisht, afati ishte ditën e nesërme, por për shkak se është pushim zyrtar, është shtyrë deri të enjten, më 2 maj.

Në zgjedhjet 2019, PS nuk do ketë në krah aleaten e saj të zgjedhjeve të kaluara, LSI. Sot, kjo parti e drejtuar nga Monika Kryemadhi i është bashkuar opozitës. 


Marrëveshja e PS me aleatët për shkuarjen në koalicion në zgjedhjet e 30 qershorit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Balla: Në koalicion me PS gjysma e partive të regjistruara në KQZ, zgjedhjet do bëhen

Në përfundim të marrëveshjes së koalicionit, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka ripërsëritur deklaratat se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Ai tha se pjesë e këtij koalicioni është gjysma e partive që janë regjistruar në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

"Kemi ruajtur të njëjtën emër që kemi fituar zgjedhjet e kaluara. Dua t'u them që kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje, jam i sigurt që do të ketë edhe koalicione të tjera. Nuk kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihen mbi parimin e kundërshtimit të popullit. Zgjedhjet janë të populli, po të partive politike.  Ajo që ne kemi thënë është se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen, mandati i kuvendit është legjitim. Ka qenë shumë i qartë qëndrimi i SHBA me Palmer, që nxiste partitë të merrnin pjesë në zgjedhje", tha Balla.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • labi: 30/04/2019 14:58

    Parti leshi qe as grate e tyre si votojne,thjeshte jane sahan lepirsa qe kush do tu jape nje kocke gjeja ju japin vota.

    Përgjigju
  • Donela: 30/04/2019 12:58

    Ju uroj shume suksese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fotot e papublikuara më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës

Fotot e papublikuara më parë, zbulohet një fis i ri njerëzish në pyjet e Amazonës