Vota e diasporës/ PS ka 'arritur' vetëm 50 mijë emigratë! Diskutimet në grup: Janë 1.6 mln me të drejtë vote, të krijohet një database e të rritet angazhimi

Vota e diasporës/ PS ka 'arritur' vetëm 50 mijë emigratë! Diskutimet në grup: Janë 1.6 mln me të drejtë vote, të krijohet një database e të rritet angazhimi

Grupi parlamentar i PS-së

TIRANË - Puna për të maksimizuar votën e diasporës duket se nuk po ecën me ritmet e pritura nga socialistët. Burimet për Report Tv bëjnë me dije se “grupi i diasporës” ka arritur të sigurojë kontakte me afro 50 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nga afro 1.6 mln emigrantë që rezultojnë me të drejtë vote.

Shifra këto që kanë ngritur disi shqetësim dhe në mbledhjen e grupit të PS është kërkuar angazhimi i të gjithë deputetëve që të vendosin në funksion të “votës së diasporës” të gjitha kontaktet e tyre.

Për të rritur kontaktet e drejtëpërdrejta me emigrantët me të drejtë vote, synohet fillimisht krijimi i një database me të gjithë shtetasit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit që do të ndihmojë në maksimizimin e votës së tyre për zgjedhjet e pranverës 2025.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën