TIRANË - Partia Socialiste e Shqipërisë ka dënuar aktet barbare e kriminale ndaj të rinjve shqiptarë në Shkup si dhe sulmet me sfond etnik.
“Aktet e dhunës barbare e kriminale ndaj të rinjve shqiptarë në Shkup kanë shkaktuar tronditje dhe shqetësim në mbarë opinionin shqiptar dhe përshkallëzimi i situatës po ndiqet me vëmendje”, -thuhet në deklaratën e saj. - “Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh indinjatën e thellë dhe dënon me forcë sulmet me sfond etnik ndaj shqiptarëve në kryeqytetin e Maqedonisë fqinjë dhe u bën thirrje autoriteteve përkatëse të gjejnë shkaktarët dhe autorët e dhunës duke i vënë përgjegjësit para drejtësisë”.
“Partia Socialiste përsërit qëndrimin e saj të njohur për rëndësinë që ka stabiliteti i Maqedonisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe u bën thirrje të gjithëve, - autoriteteve ashtu edhe faktorit politik shqiptar për vetpërmbajtje dhe zgjidhje të problemeve në frymën e vlerave europiane drejt së cilës synojnë të shkojnë bashkarisht të gjithë vendet e rajonit tonë. Njëkohësisht”, - përfundon deklarata, - “shpreh solidaritetin e plotë me të lënduarit dhe familjet e tyre duke ju uruar shërbim të shpejtë dhe kërkon me forcë që t’ju jepet fund veprimeve që frymëzojnë cenimin e bashkëjetesës etnike, frymën e tolerancës dhe të mirëkuptimit në shoqërinë multietnike të Maqedonisë”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com