“Për shkak të parrëgullsive zgjedhjet duhet të përsëriteshin brenda katër javëve në qarkun e Lezhës. Kjo do të konfirmonte 84 mandate të së majtës, apo edhe më shumë. Por për të mirën e vendit, vendosëm të tërhiqemi nga kjo kërkesë. Kundërshtari ynë politik po krijon alibi sikur zgjedhjet ua paska vjedhur e majta. Deklarojmë publikisht se jemi të gatshëm të aprovojmë çdo kërkesë për hetimin parlamentar të zgjedhjeve. Ne mbetemi të angazhuar solemnisht se nuk do t’i privojmë opozitës asgjë që na është privuar ne në 4 vitet e shkuara në opozitë. Me heqjen dorë të ankimit tonë për Lezhën procesi zgjedhor shkon drejt fundit, duke i lënë vend shpërndarjes së mandateve dhe certifikimit të rezultatit. Është në interes të vendit që ky proces i fundit të mbyllet sa më parë, me qëllim që politika të fokusohet tek problemet e mëdha që ka ky vend dhe për të cilat njerëzit votuan aq qartë si asnjëherë tjetër. Ndërkohë aktet e paligjshme në procesin zgjedhor duhet të marrin ndëshkimin e merituar sipas ligjit. Partia Socialiste do të kallëzojë në prokurori të gjithë paligjshmërinë e votimit në Laç dhe Mamurras si dhe veprimtarinë e KQZ pas ditës së zgjedhjeve. Ashtu siç inkurajojmë drejtësinë të bëjë punën e saj për rastet e deklaruara të falsifikimit të rezultatit në Lezhë apo kudo tjetër. I sigurojmë shqiptarët që me ikjen e Sali Berishës nga pushteti, do të mbyllet njëherë e mirë kapitulli i zgjedhjeve me probleme dhe pa standarde për Shqipërinë", tha Gjiknuri.
Sekretarit Për Çështjet Zgjedhore në PS, i quajti të dështuara zgjedhjet në qarkun e Lezhës, pasi sipas tij janë evidente rastet kur persona që nuk kanë qenë në Shqipëri figurojnë në listën e votuesve.
“Partia Socialiste është bindur dhe disponon të gjitha provat e kërkuara që vërtetojnë se zgjedhjet në qarkun e Lezhës kanë qenë një proces i dështuar dhe se rezultati nuk reflekton vullnetin e plotë qytetarëve të këtij qarku.Zgjedhjet në qarkun e Lezhës nuk kanë vetëm njërën anë të errët, atë të ndërhyrjes në rezultatet e 4-5 QV të ZAZ 13, mbi të cilat PD ndërtoi gjithë alibinë e saj politike. Zgjedhjet aty kanë edhe një anë të tjetër akoma më të errët, që lidhet me votimet në Laç dhe në Mamurras, të shoqëruara me përgjakje, intimidim të votuesve dhe votim fiktiv në të paktën 6 qendra votimi. Në Laç dhe Mamurras qeveria dështoi në organizimin e zgjedhjeve, ndërkohe që policia u bë palë me bandat kriminale që terrorizuan qytetarët. Nga verifikimi i materialeve të vetëm 6 QV/ve të ZAZ 15 të Laçit rezulton se kanë votuar me qindra qytetarë që nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e zgjedhjeve. Një gjë e tillë është verifikuar nga të dhënat e sistemit TIMS të Ministrisë së Brendshme. Në një QV ku pjesëmarrja në votim është mbi 90% rezulton se gati 40 % e zgjedhësve të mos kenë qenë fare në Shqipëri apo nënshkrimet e tyre të jenë të falsifikuara”, u shpreh Gjiknuri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)