PS Tiranë feston 25-vjetorin, Ruçi:
Lufta për fitore mbetet e ashpë

PS Tiranë feston 25-vjetorin, Ruçi:<br />Lufta për fitore mbetet e ashpë
Partia Socialiste e Tiranës ka festuar 25-vjetorin e krijimit.

Lufta mbetet e ashpër, po ashtu dhe mjetet e përdorura nga kundrështari” u shpreh kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i cili foli për një frymë të partisë për zgjedhjet e 2017-s.

A thua se këta mëkatarë 25-vjeçar i kanë larë duart edhe me krimin e korrupsionin. E pra, guxuan gjithçka për socialistët ju vëllezër opozitar. Po në 11 vite pushtet PS nuk ka lyer duart me gjak nga furgjia e kryeministrisë siç i keni lyer ju. Prandaj balta do të vazhdojë, lufta do të vazhdojë, këto janë mjetet e rrugët që ka zgjedhur kundërshtari ynë politik. E rëndësishmja është çfarë kemi zgjedhur ne. Shikoni çfarë po ndodh. 24 orë pas dështimit spektakolar që i bëri PD ecurisë së komisionit për reformën në drejtësi, pikërisht goditet drejtori i përgjithshëm i policisë. Si sot një vit më pas ne do të shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme, në betejën e ardhshme që është koha e momenti që na duhet një frymë tjetër, një organizim tjetër, një veprim tjetër politik dhe ne socialistët do të dimë siç kemi ditur që të ringrihemi’ ka thënë Ruçi.

Në kuadër të festimeve për 25-vjetorin, të 61 degët e PS në rrethe po zhvillojnë aktivitete të tilla deri në 12 korrik, kur pritet të zhvillohet dhe festa e madhe.

Shkak për shtyrjen e saj u bënë pikërisht ndeshjet e botërorit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pas Shirokës, vijon procesi i dezinsektimit në Kavajë, ministrja: Do vijojmë në gjithë vijën bregdetare

Pas Shirokës, vijon procesi i dezinsektimit në Kavajë, ministrja: Do vijojmë në gjithë vijën bregdetare