PS: Topalli na turpëroi
bojkoton Kosovën në KiE

PS: Topalli na turpëroi<br />bojkoton Kosovën në KiE
TIRANE- Shqipëria ka vetëm fjalë për Kosovën, por kur vjen puna për të ndërmarrë veprime konkrete ligjore, madje dhe aty ku e lejon prania e saj në organizmat ndërkombëtare, Shqipëria nuk është. Kështu, ndërsa politika shqiptare flet sa në Facebook e sa në mbledhje grupi, e sa në deklarata publike, më shumë kryeministri i vendit, për situatën në Kosovë e Preshevë, pikërisht aty ku duhet të flasë, në institucionet ndërkombëtare, shqiptarët mungojnë. Kështu ka ndodhur dhe dje kur në KiE është miratuar rezoluta e rëndësishme për Kosovën, të cilën mediat e Kosovës e vlerësojnë si hapin e parë drejt pranimit të Kosovës në KiE. Por në sallë s'ka pasur përfaqësues nga Shqipëria.

Dhe s'janë pak por 5 deputetë shqiptarë, anëtarë e zëvendësues të delegacionit të Shqipërisë në Asamblenë parlamentare të KiE, përkatësisht deputetët e PD Rusmali e Pernaska, ai i PDIU Idrizi, ai i pavarur Islami dhe tre deputetë të PS, përkatësisht Ahmetaj, Gjiknuri e Xhaçka. Ndërkohë një politikane shqiptare nga Maqedonia e pranishme në seancë, e ka ngritur zërin për çështjen e Luginës së Preshevës, duke qënë zëri i vetëm shqiptar në këtë auditor të gjërë të demokracisë evropiane. Në lidhje me këtë skandal ka reaguar edhe deputeti i PS, Taulant Balla. "Sot në Strasburg, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës votoi rezolutën "Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Europës", e cila u votua me 115 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenime. Rezoluta u përgatit nga socialdemokrati nga Suedia Bjorn von Sydow, anëtar i Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të KiE", deklaroi Balla, sipas të cilit është papërgjegjshmëri e plotë e Kuvendit të Shqipërisë që nuk ka dërguar deputetët për të marrë pjesë në këtë seancë. "Papërgjegjshmëri të plotë të Kuvendit dhe kryetares së tij, zonjës Jozefina Topalli, qoftë në diskutimet, por edhe në votimin e kësaj rezolute për Kosovën ra në sy edhe nga deputetët e vendeve të tjera, mungesa e deputetëve shqiptarë. Asnjë prej deputetëve shqiptarë nuk ishte prezent në këtë votim dhe në këtë seancë të rëndësishme. Jozefina Topalli është personi përgjegjës për këtë turp të rëndë të Kuvendit të Shqipërisë. Mungesa e deputetëve shqiptarë është përgjegjësi direkte e saj", deklaron Balla. Për të është shumë e paarsyeshme që Shqipëria të mos ketë zërin e saj në këtë rezolutë, pavarësisht se ajo u miratua.

 "Si mund të mungojë Shqipëria në një votim rezolute për Kosovën në një Asamble Parlamentare ku dihet edhe ndikimi i madh në numra i Rusisë, deputetë të së cilës edhe sot(dje) votuan kundër kësaj rezolute", thotë Balla. Duke shtuar se deputetët shqiptarë mund të kishin ngritur zërin edhe për çështjen e Luginës së Preshevës, pasi vota e anëtarëve të delegacionit shqiptar nuk do të ngrinte as ulte peshë në këtë votim, por do kishte një vlerë të dyfishte simbolike në mbrojtje të çështjes së Kosovës, në rrugën e saj të integrimit. "Vota e Shqipërisë, pra votat e deputetëve shqiptarë, nuk kanë vetëm rëndësi numerike, por ajo mbart në vetvete dhe një rëndësi politike rajonale. Sot (dje) deputetët shqiptarë në këtë sesion të Asamblesë Parlamentare të KiE duhet të kishin bërë amendamente në tekstin e Rezolutës në mbështetje të Kosovës, por duhet të kishin ngritur zërin fort dhe për aktin barbar të heqjes së monumentit të dëshmorëve shqiptarë në Preshevë nga vandalët serbe", thotë Balla. Për të cilin raste të tilla vijnë njëherë, por nga ana tjetër duhet evituar përsëritja.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë