PS voton për delegatët më 16 Nëntor/ Bushati për Report Tv: Do kemi 4 forma zgjedhjesh, testojmë votimin elektronik

TIRANË- Nga Parku Olimpik, Partia Socialiste ka organizuar takimin 'Ti Zgjedh' me strukturat e saj në të gjithë vendin për tu përgatitur për zgjedhje të delegatëve të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.  Në këtë takim edhe pse pritej që kryeministri Rama të ishte i pranishëm, ai mungoi. Në lidhje me këtë mosprani të tij, ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama i cili ka zgjedhur ta komentojë me një batutë.

" Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava" shkruan ndër të tjera Rama.

Fjalën hapëse e ka mbajtur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë dhe se në 6 vite kanë patur vështirësi por kjo do të thotë se PS nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë.

"Jemi partia më e madhe në vend. Jemi krenar për qeverisjen socialiste në 6 vite. Mund të kishim zgjedhur edhe në rrugën e lehtë për të mos mbajtur përgjegjësi. Të inaguronim rrugë të pa përfunduara të linim drejtësinë aty ku është. Duke thënë se ne jemi politikanë ashtu siç e bënte ai plaku. Ne zgjodhëm rrugën e të vërtetës, punës, luftës kundër informalitetit. Zgjodhëm të ishim qeveri e përgjegjshme. " ka thënë ndër të tjera Spiropali.

Ndërkohë në një intervistë për Report Tv, deputeti i PS, Ervin Bushati është shprehur se po testohen 4 mënyra zgjedhjesh. Qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë.

"Më 16 kemi zgjedhjet për kongresin e PS. Në Tiranë ka ecur mjaftë mirë procesi. Procesi do të jetë shumë demokratik, dhe si forca më e madhe në vend do të vendosim standarde. Per herë të parë do të projektojmë 4 votime. Qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë. Njësia nr8 do të bëhet me votim elektronik për ta testuar." tha Bushati

Më pas fjalën përmbyllëse të takimit e ka mbajtur kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj i cili është shprehur se PS do të fitojë edhe zgjedhjet e 2021 duke marrë kështu mandatin e tretë radhazi me në krye kryeministrin Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Zgjedhja e delegatëve në PS/ Bushati për Report Tv: Do të testojmë votimin elektronik

Pas takimit 'Ti Zgjedh' të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të delegatëve në PS, deputeti Ervin Bushati ka folur për Report Tv duke thënë se në këto zgjedhje do të kemi një risi ku do të provohen 4 mundësi votimi.

"Më 16 kemi zgjedhjet për kongresin e PS. Në Tiranë ka ecur mjaftë mirë procesi. Procesi do të jetë shumë demokratik, dhe si forca më e madhe në vend do të vendosim standarde. Per herë të parë do të projektojmë 4 votime. Qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë. Njësia nr8 do të bëhet me votim elektronik për ta testuar." ka deklaruar ndër të tjera Bushati.

Ndër të tjera Bushati ka folur edhe rreth ndarjes 50 me 50 për sa u përket strukturave drejtuese dhe barazisë gjinore në PS.

"Kushti Statutor. Ndërkohë në strukturat socialiste do të bëhet për ndarjen 50 me 50, burra gra. Në kryesi do të jetë një burrë një grua. Ndërkohë në forcat e par anë Evropë, do të jetë njësoj si në familje. " tha Bushati

"Në Tiranë kemi një bashkryesim të tillë, kemi kryer takime të shumta. Bashkë me Spiropaloin. Nuk është thjeshtë barazim por edhe punë më shumë. Ne jemi në vendin e pestë të renditur në botë nga përfaqësimi i grave në politikë. Më shumë se Gjysma përfaqësohet nga gratë. Në të gjithë këshillat bashkiakë. Mbi 30% në Kuvend" ka shtuar më pas ai.

Ora 11:25
Takimi 'Ti zgjedh'/ Erion Veliaj: Delegatët të bëjnë punën që opozita nuk e bën, në 2021 mandat të tretë me Ramën kryeministër

Në takimin e PS “Ti zgjedh”, kreu i Bashkisë së Tiranës ka folur rreth zgjedhjeve 16 nëntor duke thënë se ky muaj është një muaj historik për vendin dhe për Evropën. Duke kujtuar kështu rënien e murit të Berlinit dhe njohjen e Shqipërisë si shtet i Pavarur nga Konferenca e Londrës.

Ndër të tjera në fjalën e  tij, Veliaj ka 'thumbuar' edhe opozitën duke thënë, se tashmë qeveria e ka më të vështirë për të qeverisur pasi duhet të bëjë edhe kritikun e punëve që bën.

Veliaj ka shtuar se punën që duhet ta bënte opozita tashmë shpreson që ta bëjnë në një farë mënyre, delegatët që do të zgjidhen më 16 nëntor.

"Sot është data 9 nëntor ku ne fillojë garën tonë të re, qëllon edhe disa ngjarje historike. 1921 ne u njohëm si shtet nga Konferenca e Londrës. Tani kemi sfidën për njohjen e Shqipërisë në BE. Sot bëhen 30 vjet nga rrëzimi i murit të Berlinit. Por kemi plotë mure edhe tek ne. një socialist i vërteët lufton si të ishte beteja finale. Fatmir Xhafa më erdhi me listë të çdo poçi të djegur e çdo pusetë që mungon. Me Blerinën, Beni Plumbin, kemi qenë tek shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Me Rakipin kemi biseduar që të bëjmë urën e Kamzës që të dy qytetet të zhvillohen bashkë. Ne nuk kemi fituar betejën po nuk punuam. Puna e delegatëve është një nga punët më të rëndësishme. Do të doja që detyra e delegatëve të merret shumë seriozisht. Delegat është të marrësh besimin dhe ta sjellësh në tavolinën e debateve të vendimarrjes. Të kemi drejtimin si një familje 50 me 50 të barazisë gjinore. Garën e emancipimit ta kemi me veten tonë. Ne mundohemi të ngrejmë stekën tonë sa më lartë. Babain se kam e se kam, nuk kam të njohur, por nëse PS nuk do ta mbante hapur derën sdo ishim këtu sot. Mos harroni se delegatët e rinj do të hapin shanse në partinë tonë. Nëntori është historik. Jemi në një situatë shumë kritike për vendin. Është më e vështirë të qeverisësh pa kundërshtar. Sado me intriga dhe shpifje, opozita ishte një formë presioni, që të përmirsonim vendin. Por nëse e lëmë këtë vakum, do të binim në grackë. Delegatët të na e sjelli këtë forcë kundërshtie. Në vitin 2020 Tirana mbush 100 vjeç si kryeqytet. Në shekullin e dytë të kapin cdo gje të humbur. Tirana do të ketë rrugë, parqe teatro, Unaza. Teksa përgatitemi për mandatin e tretë me Ramën kryeministër." ka thënë ndër të tjera Veliaj.

Ora 10:53
'Ti zgjedh'/ Ervin Bushati: PD do të kërkojë zgjedhje të parakohshme deri në 2021, PS do të fitojë mandatin e tretë

Ka nisur në Tiranë takimi i PS 'Ti zgjedh', për përcaktimin e delegatëve të Kongresit, ku fjalën e ka marrë edhe deputeti socialist, Ervin Bushati. Ai është shprehur se opozita shqiptare vetëm di të ankohet dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Sipas Bushatit e opozita do të vijojë të kërkojë zgjedhje deri në vitin 2021, por atëherë PS do të marrë mandatin e tretë.

"Në 2021 do ti kemi të gjithë përball. Ajo që ne duhet të bëjmë është puna jonë. Mazhoranca nuk tha ka krizë edhe pse kishte një mal me probleme. Opozita kërkon përditë zgjedhje të parakohshme. Opozita do të vazhdojë kështu deri në 2021. Ata e dinë se nuk presin nga partia e çokës LSI, as nga partia e bandave, PD që vetëm në fushatë kujtohen. Ne do të fitojmë mandat të tretë." ka thënë Ervin Bushati.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 11:35:27: 09/11/2019 11:44

    Petulla me uje i kane provu njerezit dhe nuk bahen sepse duan voj ne tigan,keshtu thoshte edhe Saliu me Lulin para 8 vjetesh jemi baraz me Gjermanine pretendonte per mandatin e 3 por mori humbjen si shperblim.Ky popull vertet nuk del ne protesta por aty tek kutia e votimit te thote shporru se te prova e gja nuk fitova.

    Përgjigju
  • Liri Demokraci.: 09/11/2019 11:08

    Ju jeni plehra të gjithë PD dhe PS, sidomos PS që në cdo zgjedhje që bëhen shtrëngon administratën duke I kërkuar kartat e identitetit dhe nr e telefonit gjithë punonjësve të administratës, duke ju thënë sa veta nga familja juaj do votojnë për PS. PLEHRA PLEHRA PLEHRA JENI. Unë PD nuk e kam Votuar dhe nuk e votoj për shumë arsye, por presionin që kam parë nga PS në cdo kohë votimi nuk e kam parë asnjëherë nga PD. VDEKSHIT TË GJITHË O PLEHRA QË NA SHPIFËT VËNDIN DHE NA DETYRUAT TË MARRIM RRUGËT E BOTËS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja