PS, Xhafaj:  Berisha bllokon
integrimin e heqjen e imunitetit

PS, Xhafaj:  Berisha bllokon <br />integrimin e heqjen e imunitetit
TIRANE- Partia Socialiste akuzoi sot kryeministrin Berisha se është ai që po bllokon procesin e integrimit dhe heqjen e imunitetit dhe i kërkon maxhorancës, të mos bllokojë votimin për draftin e PS mbi ndryshimet kushtetuese.

“Berisha nuk ka të drejtë, të drejtojë gishtin drejt opozitës. Njeriu që bllokon integrimin ka një emër Sali Berisha. Ne e kemi thënë qartë do votonim heqjen e imunitetit sa po të diskutoheshin ndryshimet. Berisha i tha jo ofertës publike e konkrete të opozitës në të mirë të reformave”- tha sekretari për cështjet ligjore në PS, Fatmir Xhafaj në një prononcim për median nga selia rozë.

HEQJA E IMUNITETIT

Duke reaguar për shtyrjen e diskutimit të amendamenteve për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS, Xhafaj tha se deputetët demokratë kishin ditë që kishin në dorë pr/ligjin dhe i etiketoi si ushtarë që votojnë pa shikuar e lexuar pr/ligjet, nën urdhrin e kryeministrit. Sipas Xhafajt kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli shfaqi sjellje arrogante në momentin e shqyrtimit te kësaj nisme duke i kërkuar asaj por dhe drejtuesve të tjerë demokratë të votojnë brenda 30 shtatorit ndryshimet kushtetuese.

“Kërkuan kohë ata që një ditë më parë e etiketuan pacavure dokumentin parlamentar të kolegëve të tyre opozitarë. Dhe që prej 50 ditësh e kanë pr/ligjin në duar dhe si ushtarë votojnë ligjet që nuk kanë mundësi t’i shikojnë jo më ti lexojnë.”

Sipas Xhafës është vetë Berisha që ”realisht nuk e do kufizimin e imunitetit sepse, ai nuk është i intersuar të heqë imunitetin pasi ai është vetë i korruptuar dhe nuk do një sistem drejtësie të pavarur. Ne bëmë detyrën tonë. Dhamë propozimet për të shpëtuar sistemin e drejtësisë nga humnera që po bie, por ata si destruktivë të pandershëm e etiketuan paçavure dhe deklaruan publikisht se nuk do të votonin as për 100 vjet”

“Paketa jonë ka të bëjë me reformë thelbësore të drejtësisë dhe jo arnime. Janë amendamente që i japin më shumë garanci, por ata nuk duan pavarësinë e drejtësisë.”- nënvizoi më tej Xhafaj duke i bërë thirrje Berishës të reflektojë.

“Kryeministri Berisha të reflektojë e të dalë nga ky pozicion destruktiv. Ne si opozitë, e ftojmë sinqerisht maxhorancën t’i votojë amendamentet tona, t’i bashkohet qëllimit tonë. Në çdo rast ne premtojmë se këtë debat do ta bëjmë për shqiptarët dhe vizionin tonë do ta ndajmë me shqiptarët."

S'JEMI NJOHUR ME PR/LIGJET PER SHERBIMIN CIVIL, ADMINISTRATEN PUBLIKE
Fatmir Xhafaj tha se mazhoranca po bëhet pengesë edhe për votimin e dy ligjeve te tjera qe kërkojnë dhe miratimin e opozitës, atë për shërbimin civil dhe administratën publike. Xhafaj tha se opozita nuk është njohur ende me draftet e përgatitura nga qeveria e të dërguara në kryesinë e Kuvendit.
“Pr/ligjet janë futur në program me insistim nga mazhoranca. Ne i kemi kërkuar dhe pr/ligjet nuk janë depozituar ende në parlament, ndërkohë që po vazhdojnë ende konsultat.


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar

Divjakë/ Hidhet lëndë plasëse në oborrin e një shtëpie, nuk ka të lënduar