Pse Albin Kurti zgjodhi pantallonat e shkurtra në vend të të gjatave?!

Pse Albin Kurti zgjodhi pantallonat e shkurtra në vend të të gjatave?!

Albin Kurti

Dilema nëse Albin Kurti e ka vullnetin për t’i sheshuar tensionet që burojnë nga Veriu i Kosovës sa vjen dhe thellohet. Pas refuzimeve të thirrjeve të BE dhe SHBA tashmë të ditura, pasi nuk e priti Edi Ramën në Prishtinë, sot nuk ka pranuar as të vijë në Tiranë. Takimi informal që mbahet në kryeqytet sot do të ishte një mundësi e mirë për Kurtin që të shtrëngonte duart me liderët e rajonit, takime këto që dukeshin tepër të largëta për një kryeministër që është vetëizoluar dhe po tërheq edhe gjithë vendin pas vetes. Mirëpo këtë mundësi Kurti e ka refuzuar sërish me pretendimin se ka “prenotuar” diku tjetër.

Mes kostumit në takimin e Tiranës dhe pantallonave të shkurtra në seminarin e Kretës, kryeministri i Kosovës ka zgjedhur këto të fundit. Më saktë, ai ka refuzuar ftesën për të qenë sot në kryeqytetin e shqiptarëve me pretendimin se do të marrë pjesë në një konferencë në Greqi.

Për ta qartësuar atë çfarë mungon në reagimin e Qeverisë së Kosovës: Albin Kurti merr pjesë sot në Kretë në një takim të organizuar nga Fondacioni “Andreas Papandreu”. Në njoftimin e këtij të fundit sqarohet edhe thelbi: Seminar për Sindromën Ikarus. Vetë Papandreu sqaron se pjesëmarrësit në trajnim do të flasin për pasojat e Covid-19 dhe luftën në Ukrianë. Ndërkohë që alternativa tjetër është: Takim në Tiranë me fqinjët dhe me komisionerin Varhelyi.

Nuk dihet se për çfarë i shërben vetë shtetit të Kosovës “Symi Symposium” i Papandreut që i paguan Albin Kurtit trajnimin në fjalë. Për të njëjtin event, një vit më parë ai është akuzuar nga opozita e Kosovës se ka shpenzuar 45 ditë vizite në Greqi pa asnjë arsye dhe pa asnjë përfitim shtetëror.

Por ndoshta Kurti s’e ka bërë dot shkëputjen si aktivist i shoqërisë civile dhe preferon ende seminaret. Dhe kjo do të shpjegonte shumë në sjelljen e tij si shtetar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 17/07/2023 12:13

    Albino i ka bolet një ton, prandaj ju komentuesit kundershtar nuk keni forc as t’ia rruani Albinit.

    Përgjigju
    • Tao: 17/07/2023 12:56

      Albini ashtu eshte i teri sikurse thua ti, duke te fut dhe ty brenda. Nje tufe idiotesh qe thjesht duheni injoruar, s'ia vlen te harxhosh nje minute kohe me trutharre te tille. Do jete shume vone kur ta kuptoni budallikun tuaj qe mendoni se jeni kerthiza e botes, kur jeni nje qime b. qe s'i bie ne mend kujt per ju.

  • Tao: 17/07/2023 11:50

    Eshte thjesht nje idiot ne politik, s'ka lidhje me nje lider te mencur qe meriton nje vend demokratik. Te vjen keq ta injorosh se i perket Kosoves, por interesi yne per te duhet te ishte ne nivelin e Dodik. Dmth sa na plas per Dodikun, duhet te na plaste per Albinin.

    Përgjigju
  • e drejta: 17/07/2023 11:33

    PO AQ MEND KA ALBIN KURTI..(JO PER FAJIN E TIJ)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja