Pse teatri u shemb në 17 Maj?

Mendoj që s’ka lidhje aspak me 3 vjetorin e dasmës Lul-Rama.

Teatri u rrafshua 3 ditë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim i kishte kërkuar zyrtarisht liderëve politik ndryshimin e Kodin Elektoral duke adoptuar sistemin danez dhe listat e hapura, jo sipas preferencës kryetarëve të partive.

3 liderët politik Rama-Basha-Kryemadhi u bashkuan më fort se kurrë me njëri-tjetrin dhe vendosën së bashku në 17 Maj ta fundosnin teatrin.

Nga fadromat e teatrit ata fituan jashtëzakonisht shumë të tre, për këto arsye:

– A e dini që së bashku PS-PD-LSI shkatërruan në 30 vjet 143 kinema, teatro, biblioteka dhe qendra kulturore në gjithë Shqipërinë?  Ato ishin 100% trashëgimi kulturore dhe aty u ndërtuan pallate me firmat e Berishës, Metës, Bashës, Nanos.

– A e dini që shembja e teatrit ishte amnistia ku përfitojnë pafajësi të gjithë këta që shkatërruan trashëgimin kulturore shqiptare dhe morën ryshfete për pallatet që u ndërtuan mbi ngrehinat e monumenteve kulturore?

– A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e re? E shkatërroi dhe privatizoi Sali Berisha me 1 euro meter2 dhe 100.00 metra katror ja dha oligarkëve. Pas saj shkriu gjithë kinematografinë shqiptare dhe sot nuk prodhohet asnjë film.

– A ju kujtohen: Kinema Partizani, Kinema, Republika, Kinema 17 Nëntori, Kinema Agimi, Kinema Dajti, Kinema Kombinati, Kinema Jubileu, etj? Të gjitha u rrafshuan dhe u bën biznese private.

– Po kinematë verore në çdo plazh ju kujtohen? Po dhjetëra qytete si Durrësi, Vlora, Fieri, Elbasani që mbetën pa kinema dhe teatro?

– A ju kujtohen bibliotekat dhe qendrat kulturore? Monika Kryemadhi i ka zyrat e LSI mbi njërën prej tyre. Dikur ajo ishte qendër kulture dhe teatër i lagjes 5 “Tirana e re”. Burri i saj që ishte kryeministër e firmosi rrafshimin dhe sot janë 10 pallate aty përfshi dhe zyrat e LSI.

– A ju kujtohet që pallati ku jeton sot Sali Berisha, dhe ku ka një kat në pronësi me familjen e tij, është ndërtuar mbi vilat 100 vjeçare që ishin monument kulture në rrugën e Elbasanit pas TVSH?

– A ju kujtohet që Berisha dhe Meta e hoqën teatrin nga lista e objekteve të trashëgimisë kulturore?

– A ju kujtohen protestat 3 vjeçare të Aleancës për teatrin? Ishin protesta me 10 deri 30 artistë por askush nuk i solli fadromat. Mund ta rrafshonin muaj dhe vite më parë.

– A ju kujtohet që kjo ndodhi pikërisht në ditën që Mona dhe Luli kishin dezhurnin dhe kërcënuan se duhet kalohej mbi trupin e tyre? E quani rastësi?

– A ju kujtohet që kur jepnin deklarata nuk kishin as 30 veta prapa, si në asnjë proteste tjetër?

– A ju kujtohet që Monika u tha artistëve largohuni se nuk vjen sot policia?

– A ju duket rastësi që vetëm një herë në jetë gruaja e presidentit kishte dal pa shofer, pas shoqërues dhe pas stafin e saj dhe ky ishte pikërisht momenti kur policia bëri sikur e “arrestoi”?

– A ju kujtohet që dje të gjithë deklaruan se largohen nga dialogu dhe reforma zgjedhore?

Të gjitha pikëpyetjet kanë një përgjigje:

“Në politikë s’ka dy herë rastësi”.

Ata përfituan së bashku nga fundosja e teatrit.

Aty mbyllën krimet, vjedhjet, korrupsionin 30 vjeçar të instaluar me sistem.

Me një gur vranë 10 zogj, mes tyre edhe ambasadoren amerikane e cila ka 3 ditë endet nëpër takime në zyrat e treshes mafioze.

Ajo e ka të vështirë ta kuptojë që ata të tre janë të gatshëm të shembin Shqipërinë, për të shmangur ndryshimin e sistemit dhe shpërbërjen e establishmentit.

Loja me teatrin ishte alibia për tu larguar nga dialogu dhe për t’iu shmangur ambasadores amerikane.

Kështu u mbyll kapitulli i Kodit Elektoral por dhe i Kodit të Mafies që bleu opozitën.

Protesta do vazhdojnë ose pas Bajramit ose pas plazhit.

Është axhenda tradicionale e liderit opozitar që e riboton çdo 17 Maj.

Kthjellohuni…… Ata janë bashkë