Pse Basha ka alarmuar 'berishët' me shkuarjen në prokurori?

Pse Basha ka alarmuar 'berishët' me shkuarjen në prokurori?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ka një acarim të “gardës së vjetër” të politikës në opozitë rreth shkuarjes së Lulzim Bashës në prokurori. Në fakt ai ka shkuar të ballafaqohet me akuzat e pabaza, që ka bërë rreth pranisë së Taulant Ballës në Komisariatin e Fushë-Krujës në rastin e Xhisiela Malokut, një praktikë e rëndomtë ballafaqimi në çdo proces hetimor.

Por shqetësimi tejkalon arsyet përse ai ka shkuar në prokurori. Disa aleatë të tij dhe kryesisht rrethi i Berishës, ndjehen të alarmuar, jo nga ndonjë rrezik që e pret Lulzim Bashën, pasi shpifja këtu ndëshkohet me lekë dhe Bashës nuk i mungojnë, por nga ideja që ai ka pranuar të shkojë.

Kjo është si një prishje “magjie” dhe duket se acarimi është më i madh me Bashën, se me vetë prokurorinë që e ka thirrur. Vetë Basha, duke e ndjerë acarimin që Berisha ka me faktin që ai ka shkuar në prokurori, sapo doli nga dera e Prokurorisë u përpoq ta lehtësojë pozitën e tij para militantëve, duke theksuar se shkuarja në prokurori nuk është fundi i opozitës.

E gjitha kjo vjen nga fakti se, mos shkuarja në prokurori dhe mos përballja me akuzat është një proces, që paraardhësi e tij e ka pasur krenari. Ai nuk ka pranuar të shkojë në prokurori as për akuzat e vitit 1997, as për vrasjen e Azem Hajdarit më 1998 dhe as për ngjarjet që pasuan vrasjen e tij.

Ai ka shkuar vetëm një herë në polici, i shoqëruar me dhunë nga policia më 28 nëntor 2000, kur ishte kryeministër Ilir Meta, pas ngjarjeve të dhunshme në Bajram Curri. Dhe krenaria e tij e vetme dhe fuqia në publik për akuza të papërgjegjshme ka qenë pikërisht mos shkuarja në prokurori.

Është kjo arsyeja që shkuarja e Lulzim Bashës në prokurori, ka alarmuar rrethin e Berishës dhe të ngjashmit e tij në opozitë, pasi është thyerje e një miti për mos përfilljen e drejtësisë.

Lulzim Basha ka bërë shumë mirë që ka shkuar, dhe kjo nuk ka lidhje me akuzën me të cilën është përballur, por me modelin e ri të të sjellurit ndaj drejtësisë si lider i opozitës. Ai vetë i është shmangur boll drejtësisë, gjatë procesit të hetimit ndaj tij për “Rrugën e Kombit”, nën ndikimin e shkollës së Berishës, që drejtësia nuk duhet përfillur kur i ke faktet kundër.

Por sot shkoi dhe kjo ka alarmuar realisht Berishën dhe njerëzit e tij, pasi i ka hapur rrugën shkuarjes para drejtësisë të kujtdo prej atyre që do të thirren, që nga çeshtja “CEZ”, deri tek “21 Janari” apo afera te tjera, nese rihapen.

Alarmi se po vendoset diktatura nga shkuarja e Bashës në prokurori, apo akoma më keq, alarmi se po frikësohet opozita, në fakt është alarm i rremë. Ata që po frikësohen janë ata që e kanë pasur kulturë politike mos përballjen me drejtësinë, të pandëshkuarit e mëdhenj të Shqipërisë, të cilët të vetmen fuqi politike që kishin, e kanë demonstruar duke mos përfillur drejtësinë.

Shkuarja e Bashës është përjetuar prej tyre si një e keqe që po u vjen prej Bashës dhe jo prej Ramës. Është një shembull që i vë ata në pozitë të vështirë dhe të pajustifikuar, kur të përballen me të njëjtën situatë. Nuk di nëse Basha e ka bërë me vetëdije apo jo këtë gjest, por në fakt i ka trembur të vetët, më shumë se sa mund t’i trembë drejtësia. I ka trembur, pasi u ka hequr shansin të mbrohen si kaçakë. Dhe duket që s’po u del e keqja me atë që ka bërë, duke ua thyer mitin e njerëzve që nuk pyesin për drejtësinë. U duket nje thikë pas shpine!/Marrë nga TemA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ça bane: 13/10/2018 16:35

    Po si ka mundesi qe eshe ti mor Baze qe shkruan mire dhe them qe 'edhe mendon mire', e trajtoni problemin keshtu?!! Po si ka mundesi qe ne nje shtet (gjoja shtet), vendimet e Prokurorise dhe te Gjykatave jane vetem ne dore te vullnetit te mire apo te keq te subjekteve dhe ato ndaç shkojne, ndaç nuk shkojne sipas deshires se tyre?!! Po kjo mor te marre e te mjere, sanksionohet me ligj e me nene te Kodit Penal ku shprehimisht thuhet se 'Mos paraqitja e te kerkuarit nga prokuroria e gjykata DENOHET me 'Marrje me force' e me pas neqoftese ka kundershtim "Me Burg'. Perse e anashkaloni kete Fakt dhe i trajtoni keto gjera te thjeshta te saksionuara qe ne kohrat e lashta me filozofira 'ex catedra'?!!!!!!.......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi