Pse Basha po “ndërsen”
taksidarët ndaj Shqiptarja.com?
Që në fillimet e veta, gazeta Shqiptarja.com ka qenë një kritike e mprehtë e veprimtarisë së kryebashkiakut Lulzim Basha. Kjo shpjegon më së miri përzgjedhjen e saj për një kontroll, në dukje rutinë, të administratës vendore të Tatimeve, por që, në fakt, është një përzgjedhje selektive, me qëllim detyrimin për të zbutur qendrimin kritik ndaj akteve të hapura korruptive të tij dhe njerëzve të tij të afërt.
Që në fillimet e veta, gazeta Shqiptarja.com ka qenë një kritike e mprehtë e veprimtarisë së kryebashkiakut Lulzim Basha. Kjo shpjegon më së miri përzgjedhjen e saj për një kontroll, në dukje rutinë, të administratës vendore të Tatimeve, por që, në fakt, është një përzgjedhje selektive, me qëllim detyrimin për të zbutur qendrimin kritik ndaj akteve të hapura korruptive të tij dhe njerëzve të tij të afërt.
Një nga temat e para të trajtuara nga Shqiptarja.com, pas pasi gazeta pa dritën e botimit më 2 nëntor 2011, ka qenë ajo e dhënies së papritur të lejes kunatit të tij Erjon Isufi për të mbushur me kioska rrugën pedonale pranë Galerisë së Arteve. Gazeta është hapur disa herë me tituj të mëdhenj në faqe të parë, të tillë si "Basha përuron kioskat e kunatit në Tiranë" (6 dhjetor), "Viti i Ri, kunati i Bashës vendos kioska 3.000-euroshe" (29 nëntor) apo "Festat, dekorimin e Tiranës e fitoi kunati i Bashës" (27 nëntor). Tituj të tillë, ndaj të cilëve Basha apo kunati i tij nuk ndërmori asnjë hap ligjor për t'i kundërshtuar - se nuk kishte ç'të kundërshtonte! - u pasuan me afera të tjerë, gjithnjë të zbuluara së pari nga Shqiptarja.com. Mund të kujtojmë këtu tema të tilla të nxhehta, si ato që kishin të bënin me "fshesën" në administratën e Bashkisë së kryeqytetit, që kishte të bënte me shkarkimin e dhunshëm të 25 inspektorëve tatimorë pa asnjë shkak, lënien pa të ardhura të 60 familjeve të punonjësve të tjerë bashkiakë dhe zëvendësimin e tyre masivisht me militantë.
Temë e aferave në favor të njerëzve të familjes së Bashës ka qenë edhe ajo e ditëve të fundit, që kishte të bënte me dhënien e 80 milionë lekëve të vjetra në favor të një subjekti konsulence ligjore, ku figuron edhe vëllai i tij Erlindi Basha. Po kështu, me nota të forta kritike është folur për mungesën e një projekti transparent për zgjerimin e Rrugës së Elbasanit, nënshkrimin pa miratim të Këshillit Bashkiak të marrëveshjes për ndërtimin e parkingut nëntokësor pranë stadiumit "Qemal Stafa" apo tentativën për dhënien një universiteti privat të konviktit të Gjuhëve të Huaja, etj. Tituj të tjerë, gjithashtu "të nxehehtë" kanë qenë ato për "mafien e karroatrecave", shtyrjen me 12 muaj të realizimit të premtimit për hipotekimin e të gjithë pallateve të mbetur pa u regjistruar në Tiranë, etj. Mjaftojnë këto tema, që të kuptosh se kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka bërë një pakt faktik heshtjeje me shumicën e medias dhe gazetave të shkruara në kryeqytet, nuk ndihet komod me këto ngacmime jo të vogla nga një subjekt biznesi të vogël, që ai, sipas ligjit në fuqi, e ka në dorë ta kontrollojë vetë, ndërkohë që biznesi i madh është kompetencë e administratës tatimore qendrore. Basha është treguar shumë i duruar, përderisa ka "gëlltitur" faktet e servirura nga Shqiptarja.com, njeri pas tjetrit, të cilat nuk ia ka përgënjeshtruar kurrë, duke filluar nga kioskat e kunatit e duke përfunduar te dekorimi i Tiranës. Në rastin e Rrugës së Elbasanit, atij, madje, i ka dalë në mbrojtje, më se një herë, kryeministri Berisha. Por, nuk ka lënë t'i ikë nga dora shansi për të bërë shantazh me taksidarët.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.1%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 1955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu: Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza, trajtim shëndetësor për fëmijën 1 vjeç
16 Janar, 20:43
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
Kina, përpjekje për t’u afruar me aleatët e Amerikës përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Trump
16 Janar, 20:21
-
Komisioneri për të Drejtën e Informimit takim me ambasadorin Gonzato, në fokus mbrojtja e të dhënave personale
16 Janar, 20:14
-
‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune
16 Janar, 20:04
-
Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues
16 Janar, 19:45
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37