Pse Berisha u bë më grek se Janullatos dhe Janullatos më shqiptar se Berisha?

Pse Berisha u bë më grek se Janullatos dhe Janullatos më shqiptar se Berisha?

Fortlumturia e tij Janullatos dhe Sali Berisha

Shumë e vunë re përuljen ekstreme të Sali Berishës në takimin e tij me simpatizantë të Partisë Demokratike në Athinë. Por ishte e qartë se ajo përulje nuk ishte ndaj emigrantëve shqiptarë, por ndaj autoriteteve greke të Athinës. Nga fillimi deri në fund, i gjithë diskursi i tij politik ishte një premtim për ta kthyer “Greqinë të shkëlqejë përsëri në Tiranë”. Duke nisur që me përshëndetjen në greqisht para shqiptarëve, tek përlulja përpara popullit grek, të premtimi i rivendosjes së marrëveshjes me Detin, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare, deri të rikthimi i shumë bizneseve greke që më parë ishin në fusha të rëndësishme në Tiranë e që sot nuk janë më. Berisha nuk ndaloi së premtuari për grekët në Shqipëri, duke vendosur Fredi Belerin si të ftuarin e preferuar në rresht të parë dhe në krahun e djathtë të tij. Detyrimi i këndimit të himnit grek edhe pse mitingu ishte për shqiptarë të djegur nga dëshira për të dëgjuar të flitej shqip, ishte më pas kulmi i organizmimit të PD-së së Berishës në Athinë.

Duhet thënë e qartë: Miqësia mes Shqipërisë dhe Greqisë është e lashtë dhe e konkretizuar më përpara se nga politikanët nga vetë dy popujt, që në vite kanë marrë dhe dhënë me njëri-tjetrin, por që Sali Berisha ta ndjejë të nevojshme të premtojë çdo gjë e t’i jetë mirënjohës jo vetëm kryeministrit aktual, babait të kryeministrit aktual, e gjithë politikanëve grekë për sa kanë bërë për Shqipërinë, pa përmendur asnjë ngërç që kanë krijuar, sidomos sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE, kjo është e paparë.

As nuk bëhet fjalë që Berisha të kujtonte Ligjin e Luftës, apo Çështjen çame, apo sakrificat e emigrantëve shqiptarë që iu rezistuan fshesave politike apo ndryshimit të detyruar të emrave apo lëninen e kombësisë shqiptare në këmbim të dokumentave, por premtimi i dhënies së kufijve dhe të pasurive kombëtare për bizneset greke, u duk si një Pazar i hapur politik në këmbim të mbështetjes elektorale.

Që do të vinte dita e të shihnim një politikan shqiptar të bëhej kaq grek dhe një klerik grek, si Janullatos, të bëhej shqiptar e të rimëkëmbte kishën ortodokse autoqefale të Shqipërisë, është vërtetë e pabesueshme! Por mesa duket, dëshira për pushtet, kapërcen çdo logjikë e çdo moral, edhe kombëtar.

Çfarë skrupujsh mund të priten nga kush dha urdhër ne 2011 për t'u qëlluar ndaj bashkëatdhetarëve në mes të bulevardit në Tiranë, apo të bombardohej jugu me avionë në 1997, vetëm për të mbajtur pushtetin e shumëdëshiruar?!

a.m./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • George: 24/02/2025 13:35

    Esat Pasha i Vicidolit shkoi ne folene e vjeter te kerkoje para te tjera nga Asfalia greke, po SHISH i Albanistanit kur do te ngrihet nga gjumi?!

    Përgjigju
  • vlonjati: 24/02/2025 12:46

    Ky eshte sherbetori me i vyer i sherbimeve sekrete te vendeve fqinje,qe historikisht kane dashur shkaterrimin e shqiperise!

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/02/2025 12:20

    PÈRULJA ndaj atij qè e mendojnè pèr burim mbèshtetjeje, èshtè elementi bazè qè pèrshkruan qènien prej zvarraniku tè Sali Berishès dhe shumè figurave tè tjera qè shohèm pranè tij qysh prej daljes nè skenèn politike nè qytetin studenti,,natyrisht me udhèzimin e sigurimit tè atèhershèm tè shtetit. Shihni fotografitè e lavjerrèsit tè maleve nè Volorekè, me fèmijèt e Enverit, dègjoni dèshmitè e tè gjithève qè e kanè pèrjetuar gjatè asaj kohe, dhe do kuptoni se kjo krijesè hibride e sigurimit tè shtetit, nuk njeh mènyrè tjetèr sè funksionuari, pèrveç asaj tè zvarranikut para pushtetit dhe tiranit qè sokèllin ndaj atyre qè ai i klasifikon si tè papushtetshèm. Po pse vallè, ky zvarranik, iu doli nga duart organeve shqiptare tè sigurisè dhe bèn hapur sot puthadorèsin e çdokujt qè èndèrron shkatèrrimin e Shqipèrisè? Pèr kè kanè punuar nè 35 vitet e fundit organet shqiptare tè sigurisè? A èshtè mbrojtja e interesit kombètar, arsyeja e egzistencès sè SHIK? Qeni qè mèsoi tè lehè dikur nè kopshtin shqiptar,,ka kaluar me kohè nè kopshtet e huaja dhe bèn atje, atè qè ka bèrè gjithè jetèn e tij,,,,me pèrulèsi iu lèpin kallamin,,,mjaft qè ta ndihmojnè pèr tè dalè nga balta. Krijesa tè tilla, vrasin pa mèshirè shqiptarin dhe iu bèhen urè para kèmbève serbit e grekut. A ka ndèrmend dikush nga istitucionet e sigurisè ti tregojè vèndin apo "ua kanè lènè Zotit" si çdo gjè tjetèr nè kèto 35 vjetè?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Tërmeti në Mianmar, 20 fëmijë të bllokuar nën rrënojat e një manastiri

Tërmeti në Mianmar, 20 fëmijë të bllokuar nën rrënojat e një manastiri