Protesta anti-Vuçiç e Sali Berishës/ Ja lidhjet e ‘Doktorit’ me Miloseviç, nga takimet e fshehta, akuzat e rënda ndaj UÇK-së tek lobimi kundër pavarësisë së Kosovës

Protesta anti-Vuçiç e Sali Berishës/ Ja lidhjet e ‘Doktorit’ me Miloseviç, nga takimet e fshehta, akuzat e rënda ndaj UÇK-së tek lobimi kundër pavarësisë së Kosovës

Protesta e Berishës nga lart

Sali Berisha organizoi sot një protestë, sa një Foltore e zakonshme, kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës ‘Open Balkan’. Sipas Sali Berishës “Vuçiç është ministër i Millosheviçit. Ai akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij. Ballkani i Hapur është projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe ndaj nuk duhet lejuar asesi që të konkretizohet”.

A reflekton kjo protestë shqetësimin e Sali Berishës për zgjerimin e Serbisë apo hallin e familjes së tij? A po e përdor Berisha vizitën e Vuçiç për aksionin e tij kundër Perëndimit, Lulzim Bashës dhe për të pushtuar selinë e PD-së?  Përgjigjen duket se dha pjesëmarrja.

Së pari, protesta e ashtuquajtur anti-Vuçiç vjen dy ditë pasi Lulzim Basha ka përjashtuar Sali Berishën nga çdo strukturë e Partisë Demokratike me motivacionin se është damkosur nga SHBA si i korruptuar, për lidhje me regjimin komunist, si minues i demokracisë dhe kosto e madhe për opozitën. Përmes protestës, Sali Berisha po tenton të marrë flamurin e drejtuesit e Partisë Demokratike, duke e konsideruar kryetarin zyrtar të PD-së si pjesë e aleancës së Sorosit, Edi Ramës dhe Vuçiç. 

Atë që nuk e bëri dot me 28 foltore, Kuvendin paralel, statutin e paralel, shkarkimin nul të Lulzim Bashës dhe tentativat për pushtimin e me forcë të selisë së PD-së, Berisha kërkon ta realizojë me anë lëvizjeve të tjera politike, përfshirë edhe protestën e sotme, duke përdorur vizitën e Vuçiç. 

Së dyti, Sali Berisha e organizon protestën para Kryeministrisë në funksion të alibisë tij, sipas të cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndëshkuan duket e shpallur non grata bashkë me Familjen, pasi Berisha kundërshtoi projektin për ndarjen e Kosovës. Pozicioni i tij gjoja kundër planit të pretenduar të Sorosit, Ramës, Vuçiçit, Hashim Thaçit etj., mbetet gënjeshtra kryesore që Sali Berisha vijon të mbajë si mburojë pas shpalljes ‘non grata’ nga DASH si i korruptuar, shtantazhues i drejtësisë dhe minues i demokracisë.

Po sjellim në kujtesë disa fakte dhe dëshmi, të cilat konfirmojnë se Sali Berisha nuk ka qenë kurrë kundërshtar i interesave të Serbisë dhe qarqeve të Beogradit, por përkundrazi, aleati më i madh në politikën shqiptare i Millosheviçit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se pse protesta e Sali Berishës do të mbahet mend si protestat politike me pjesëmarrjen më të ulët në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

1. Furnizimi me naftë i Millosheviçit
Në shkurt të vitit 2017, Sali Berisha ka pranuar publikisht se ka thyer embargon e OKB-së, duke furnizuar me naftë makinerinë e luftës të Sllobodan Millosheviçit, i cili masakronte popullsinë civile në Bosnje-Hercegovinë dhe më pas shqiptarët në Kosovë. Sipas tij, embargoja e OKB-së kundër regjimit të Millosheviçit rëndonte Kosovën. Furnizimi me naftë i Serbisë është realizuar përmes kompanisë ‘Shqiponja’ të PD-së, me president të saj Tritan Shehun. Në 25 Prill të vitit 1995, në një raport të Zv. presidentit amerikan Al Gore, theksohej me shqetësim furnizimi i Jugosllavisë me naftë që kalonte nga Shqipëria

2. Berisha lobim në SHBA kundër Kosovës
Alibia e Berishës se furnizoi me naftë Millosheviçin për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës, të cilët u masakruan me vonë nga ushtria serbe, edhe mund ta besonte ndokush, por veprimtaria e Berishës në interes të Millosheviçit ishte një politikë e vazhdueshme. Një dokument sekret i administratës amerikane, deklasifikuar së fundmi, flet për një takim mes ish-presidentit amerikan Bill Klinton me ish-presidentin e Shqipërisë Sali Berisha. Ky i fundit i ka kërkuar Bill Klinton autonomi të Kosovës brenda Serbisë, ndërsa të tjerët, përfshi edhe ish-kryeministrin Aleksandër Meksi, flisnin për pavarësi të Kosovës. “Megjithatë, Qeveria e Shqipërisë ka disa paqartësi në njohjen e saj. Berisha ka deklaruar se Shqipëria e njeh Kosovën si një entitet autonom brenda Serbisë. Të tjerët, përfshi Kryeministrin Meksi, kanë folur për pavarësinë e saj”, thuhet në dokument.

3. Berisha dhe PD-ja: UÇK-ja grup terrorist
Rezistenca e armatosur në Kosovë për të mbrojtur popullsinë civile nga masakrat serbe, nuk konsiderohej një strukturë terroriste nga Millosheviçi dhe regjimi i tij, por edhe nga Sali Berisha dhe partia e tij në Tiranë. Kush ka harruar sulmet egra të Sali Berishës në Tiranë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj, mjafton të shfletojë gazetën ‘Rilindja Demokratike’, gjatë viteve 1998-1999, gazetë e cila ishte organi zyrtar i PD-së dhe zëri i Berishës.

Herë duke dalë vetë në skenë personalisht dhe herë përmes të besuarave të tij, Berisha e konsideronte UÇK-në bandë komuniste dhe marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevarën në Kubë, i akuzonte për vjedhje fondesh, për financim nga Osama Bin Laden etj. Fushata e sulmeve, gjatë periudhës janar-maj 1999, konfirmon se Sali Berisha ka qenë një nga kundërshtarët më të vendosur të UÇK-së, në kuadër të planit të tij për diktuar pushtetin në duart e Ibrahim Rugovës dhe të kryeministrit të vetëshpallur në ekzil, Bujar Bukoshi.

4. Përndjekja e Adem Jasharit dhe Hashim Thaçit
Sali Berisha është akuzuar nga figura të luftës së ka përndjekur dhe arrestuar në Tiranë dy protagonistët kryesor të rezistencës, Adem Jasharin dhe Hashim Thaçin, për interesa të Serbisë. Nënkoloneli në rezervë, Sokol Poga, i dekoruar në Kosovë për ndihmën ndaj UÇK, tregon se si Adem Jashari i ka thënë se si shteti shqiptar i ka shitur tek serbët. “Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në Shqipëri të takojë vëllain e tij Rifatin, që vinte nga Gjermania dhe mori pjesë në diplomimin e njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së, Kadri Veselit, që u stërvit në Tiranë dhe gjatë luftës ishte shefi i G-2 (ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës. Ademi më tha: “Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”, Kur grupi i Adem Jasharit mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri, Ademi dhe të tjerët që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirim. Me të vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit të ri”. Ndërsa ish-Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se “Berisha nuk ka patur guximin të kundërshtonte idenë për shkëmbimin e territoreve nga z. Rugova. Z. Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj UÇK dhe këto mëkate kanë qenë paralele të luftës në terren kundër shqiptarëve dhe propagandës së ashpër për UÇK terroriste”.

5. Berisha kundër Rambujesë
Pozicioni i Sali Berishës kundër Rambujesë që solli Kosovën të pavarur, është gjithashtu i njohur. I gjithë faktori shqiptar ishte në një linjë me SHBA-BE, ndërsa Sali Berisha bënte thirrje që delegacioni i Kosovës të mos e pranonte marrëveshjen e Rambujesë, për zgjidhjen e krizës në Kosovë. Berisha doli edhe në një konferencë për shtyp duke kundërshtuar marrëveshjen e Rambujesë, një moment historik dhe kthese për Kosovën.

6. Berisha sulmet qeverisë së pasluftës
Në 8 prill 1999, në gazetën RD që kontrollohej nga Sali Berisha, qeveria e formuar nga drejtuesit e UÇK konsiderohej një bandë e sajuar nga njerëzit e Milloshviçit në Tiranë.  “Qeveria e fantazmave të Kosovës, krijuar në një pej zyrave të qeverisë në Tiranë, prej disa ditësh po tund flamujt e një marrëveshje politike. Mirëpo asnjë prej ‘ofiqarëve’ të Kosovës nuk ka publikuar tekstin dhe thelbin e asaj marrëveshje që qenka arritur në Rambuje. Njerëz të njohur të Beogradit në Tiranë si Neritan Ceka, Sabri Godo, Fatos Klosi, Spartak Braho etj., i kushtuan të njëtën rëndësi qeverisë fantazmë të Kosovës paralelisht me linçimin e Preisidentit Rugova... Sidromi i qeverisë së bandave u shfaq në momentin me të keq për Kosovën”, thuhet në artikull.

7. Zhdukja e Remzi Hoxhës
Biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, u rrëmbye, torturua dhe u zhduk më 21 tetor 1995 nga SHIK-u i Sali Berishës. Arsyeja? Familjarët e tij kanë deklaruar se Remzi Hoxha u zhduk pasi qenë dëshmitar i një takimi sekret mes Sali Berishës dhe Millosheviçit në Shën Naum. Fakti se Ramzi Hoxha ishte në dijeni të këtij takimi, Sali Berishën e shqetësonte, pasi i zhvishte atij maskën si mbrojtës i çështjes së Kosovës. Personat që morën pjesë në zhdukjen e Ramzi Hoxhës u pajisën më pas me pasaporta diplomatike nga Berisha për t’u arratisur, ndërsa të tjerër u emëruan në postë kyçe publike pas vitit 2005.

8. Berisha votoi pro raportin e Dick Marty kundër UÇK-së
Në vitin 2011, Sali Berisha dhe Ilir Meta votuan pro raportit të Dick Marty-t në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që akuzonte UÇK-në për krime lufte dhe transplant të organeve njerëzore në “Shtëpinë e Verdhë” në Burrel. Votimi u konsiderua si reflektim i urrejtjes së pashpjegueshme të Sali Berishës ndaj UÇK-së.

9. Berisha nuk votoi 5 rezoluta të Kuvendit kundër Millosheviçit
Dokumente të periudhës janar-shtator 1999 nxjerrin në pah heshtjen e pashpjegueshme të Sali Berishën për masakrat e Millosheviçit ndaj shqiptarëve të Kosovës, rezistencën e UÇK-së dhe më pas ndërhyrjen e NATO-s, duke bombarduar Serbinë. Gjatë kësaj periudhe, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar 5 rezoluta dhe deklarata duket dënuar dhunën dhe masakrat e Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë. Sali Berisha dhe deputetët e tij nuk kanë votuar asnjë prej tyre. Berisha vijonte luftën për pushtet në Tiranë dhe sulmet ndaj UÇK-së.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 20/12/2021 22:51

    Tani do mbledhi Milinka Liri Berisha protestues qe I dogjen flamurin Serb

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 20/12/2021 21:41

    Te gjitha ato qe rendit zoti Doqi Jane 100% te verteta,prandaj kete e deshmon edhe palaqo pzrfaqsuesja easkujt nga kosova melihate tru thata e cila pas lufte ka nderruar me shume parti sesa kmisha trupi pasi burrat nuk mund ti nderron, e meqe eshte shterrur si lemoni i shtrydhur hajde se po shkoi ne protesten e berishes me te cilin e lidhe e kaluara pasi melihate tru thata eshte nje ish komuniste dhe pionere e tito-millosheviqit dhe ndoshta ne proteste i buzeqzsh fati dhe dashurohet naj ahmak hamshori si zastav noka apo salianji, apo edhe fazlliq shkau ka kujton te kaluaren e brastfo-jedinstfos.

    Përgjigju
  • 3D: 20/12/2021 21:32

    Jo vetëm njeri i krimeve ekonomike por edhe tradhëtarë i hapur

    Përgjigju
  • portokalli: 20/12/2021 18:26

    Cfar pret DREJTESIA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë