Pse e ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 tetorin? Madje edhe emrit i ka 'ngrënë' gërmën 'h'

Pse e ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 tetorin? Madje edhe emrit i ka 'ngrënë' gërmën 'h'

Certifikata e Sali Berishës

Ditën e sotme, 15 tetor, Sali Berisha ka festuar nën arrest shtëpiak ditëlindjen e 80-të, edhe pse ai ka si ditëlindje zyrtare 1 korrikun e vitit 1944.

Këtë ditëlindje e ka dhe në pasaportë, edhe në regjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit. Në regjistrin themelor të regjistruar në Viçidol më 1950, është fare e qartë që Sali Berisha ka lindur më 1 korrik 1944. Çuditërisht, edhe në dosjen e SPAK për aferën Partizani, ditëlindja e Berishës rezulton 15.10.1944 dhe jo 1 korriku. 

Por, ai prej vitesh feston 15 tetorin si ditëlindje të tij, teksa aktualisht ndodhet në masë arresti shtëpiak prej 30 dhjetorit 2023, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”, ku tashmë është i pandehur edhe në GJKKO.

Në shpjegimet private që ka dhënë, thotë se babai i tij zbriti nga fshati për herë të parë në tetor në Tropojë, qysh kur ky kishte lindur, dhe atëherë e ka regjistruar.

Por, nëse do ishte ashtu, babai do ta regjistronte më 15 tetor dhe jo më 1 Korrik, kur dhe ka lindur realisht. Madje në regjistër edhe emri i tij nuk është i shënuar si Sali, por Salih dhe duket se me kalimin e viteve e ka 'ngrënë' gërmën "h".

E vërteta është se ai zgjodhi ditëlindjen më 15 Tetor, se e festonte për të qenë në një ditë me atë të Enver Hoxhës.

Regjistri i vitit 1950, i fshatit Viçidol

 

Datëlindja 15 tetor e Sali Berishës në dosjen e SPAK

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TRANS -RAPID: 15/10/2024 21:40

    Sepse është LANGUE

    Përgjigju
  • E verteta: 15/10/2024 18:51

    Sa shume ngjan me Radovan Karaxhiçin kriminelin famekeq serbo boshnjak!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues