Pse fanellat e dy legjendave të Man. United janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në 'Anfield'

Pse fanellat e dy legjendave të Man. United janë të varura në dhomën e zhveshjes së Liverpoolit në 'Anfield'

Stadiumi i Liverpool

Rivaliteti mes Liverpoolit dhe Manchester United është një nga më të fortat në Premier League dhe megjithatë, fanellat e dy legjendave të United shfaqen me krenari në 'Anfield'.

Dy klubet janë përfshirë në një rivalitet të ashpër për më shumë se një shekull, me takimet e tyre vjetore të konsideruara si nga ndeshjet më të mëdha në futbollin botëror. Nga 215 takimet mes dyshes, United ka fituar më shumë ndeshje me 83 fitore, ndërsa Liverpool ka qenë fitues 72 herë me 60 barazime.

Përse Liverpooli shfaq fanellat e dy prej lojtarëve më ikonë të United në dhomën e zhveshjes së Anfield?

Fanella e Roy Keane dhe Cristiano Ronaldos mund të shihen të varura nga muret e dhomës së zhveshjes së bashku me fanellat e disa lojtarëve të tjerë të futbollit. Dhe arsyeja që fanella e legjendave të United janë në dhomën e zhveshjes është sepse ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher i zgjodhi ata si dy nga lojtarët më të mëdhenj me të cilët është përballur ndonjëherë.

Emra të tjerë të mëdhenj që mund të shihen në dhomën e zhveshjes janë Lionel Messi, Thierry Henry, Gianluigi Buffon, Fabio Cannavaro dhe disa të tjerë.

Ndërsa dhoma e zhveshjes së Liverpool si pritës shfaq fanellat e skuadrës së parë aktuale, në ditët që nuk ka ndeshje ekipi i parë apo ka turne në stadium, Liverpooli ka zgjedh të shfaqë fanellat e disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit që janë përballur në Anfield si kundërshtarë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Kurti pret shefen e diplomacisë finlandeze: Kosova synon hyrjen në NATO

Presidenti Kurti pret shefen e diplomacisë finlandeze: Kosova synon hyrjen në NATO