Evertoni përballet sot në orën 16:00 me Bournemouth në udhëtim, me sfidën që vlen për raundin e 20-të në Premier League. Për Blutë nga minuta e parë do luajë Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që konfirmohet nga titullar në ndeshjen e dytë radhazi.
Trajneri Sean Dyche ka bërë me dije edhe vendosjen në fushë dhe majën e sulmit ia ka besuar Brojës. 23-vjeçari kuqezi ka lënë pas lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në fundvitin e 2024 Broja luajti 77 minuta për herë të parë si titullar me Everton. Paçka se në shtëpi Blutë u mposhtën 0-2 nga Nottingham. Tanimë Armando ka shansin e artë për të treguar cilësitë e tij dhe pse jo të gjejë golin e parë me fanellën e ekipit të parë të Everton.