Spektakël, emocione dhe katër gola. Liverpool barazoi në derbin e Anglisë 2-2 kundër Manchester United, për javën e 20-të të Premier League. Paçka renditjes, fusha nuk tregoi aspak se "Djajtë" e Amorim të jenë më inferiorë në cilësi dhe lojë.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, paçka se skuadrat patën raste. Në minutën e 52-të Lisandro Martinez kaloi Man. Unitedin në epërsi me një gol të bukur. Vetëm shtatë minuta më vonë Cody Gakpo do përgjigjej me të njëjtën monedhë dhe pasi "shtriu" në tokë de Ligt me një lëvizje të bukur, e djathta e holandezit u ndal në trekëndëshin e Onana.
Në minutën e 70-të de Ligt ndali topin me dorë në zonë dhe pas konsultës me VAR arbitri Oliver akordoi penallti për vendasit, e cila u kthye në gol nga Salah. Egjiptiani gjen golin e 18-të sezonal.
Në të 80 minutë Man. United gjeti forca dhe barazoi me Diallo për 2-2. Për t'u theksuar se Maguire kishte shansin të kthehej në hero për Man. United në sekondat e fundit të sfidës, por goditja e tij nga pranë zonës së vogël përfundoi mbi portën e Alisson.
Në fund 2-2 mes spektaklit dhe dy skuadrat që ndanë nga një pikë. Liverpool kryeson me 46 pikë tabelën e Premier League, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak. Nga ana tjetër United me 23 pikë mban pozitën e 13-të.
Të shtunë Man. City fitoi, ndërsa në barazim u ndanë ekipet e Chelsea dhe Arsenal.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
10.9%
Vota total: 4516
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vdekja tragjike e Diogo Jotës, zbulohet mesazhi i fundit që partnerja i dërgoi futbollistit përpara aksidentit: Më telefono, dua të të tregoj diçka
3 Prill, 10:17
-
Zyrtare/ Tottenham shkarkon trajnerin Igor Tudor pas vetëm 44 ditësh nga emërimi
30 Mars, 15:25
-
Krimi makabër në Britaninë e Madhe, 19 vite burg për shqiptarin që vrau djalin e tij 3 muajsh (EMRI)
24 Mars, 16:48
-
Premier League/ Liverpooli tre ndeshje radhazi pa fitore, Brightoni e mposht 2-1! Vendos dopieta e Danny Welbeck
21 Mars, 15:55
-
Vështirësitë e një kampioni, Granit Xhaka me lot në sy: Në fëmijëri rrinim 18 orë në ditë pa prindërit, mbaja çelësin e shtëpisë që 4 vjeç
21 Mars, 08:23
-
Premier League/ Dramë për Manchester United, Bournemouth e ndal 2-2! Harry Maguire shkakton penallti dhe merr karton të kuq
20 Mars, 22:58
-
Champions League/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale, datat dhe oraret e sfidave
19 Mars, 10:28
-
Champions League/ Mbyllet faza e 1/8-ave, mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Më tej Barça, Bayern, Liverpool dhe Atl. Madrid
18 Mars, 22:54
-
Champions League/ Sot mësohen ndeshjet çerekfinale, Barcelona ka detyrë të vështirë në 'Camp Nou'! Liverpooli kërkon përmbysjen, Bayern e Atl. Madridi epërsi golash
18 Mars, 12:29
-
Pagoi në të zezë 'yjet' e futbollit, e pëson Chelsea! Gjobitet me shifrën më të madhe në historinë e Premier League
16 Mars, 16:41
-
GOLAT/ Tottenhami 12 ndeshje radhazi pa fitore në Premier League, ndal 1-1 Liverpoolin në 'Anfield'
16 Mars, 10:17
-
Manchester United fiton 3-1 kundër Aston Villas dhe i merr vendin e tretë në Premier League, rekord nga Bruno Fernandes
15 Mars, 16:57