Negociatat e kriza politike/ Arben Pëllumbi në Repolitix: Refuzimi, çështje e riorganizimit të BE! Nazarko: PD ka humbur 300 mijë vota

Në emisionin Repolitix sonte është diskutuar rreth temës “Negociatat dhe kriza politike”. Për të diskutuar rreth këtyre pyetjeve në Repolitix janë të ftuar, Arben Pellumbi sekretar organizativ i PS, Shpetim Nazarko analist, Ervin Kulluri politikan, Ilir Kalemaj politolog.

Sekretari organizattiv i PS, Arben Pellumbi ka thënë se kontradita mes vendeve të BE ka tema të tjera përvec negociatave me Shqipërinë. Ndër të tjera Pëllumbi ka thënë se hapja e negociatave është çështje e riorganizimit në tërësi të europës.

"Ne nuk e kemi në dorë çfarë do të bëjnë ata. Ne do të vazhdojmë rrugën drejt Europës. Është një stacion ku Shqipëria vetë duhet të bëhet Europiane. Duhet të kemi një po për sakrificat për ëndrrën dhe aspiratën, por mundësia për ndikim është thuajse zero." ka thënë Pëllumbi.

Ndërsa duke folur për krizën politike në vend, analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar se Partia Demokratike ka humbur 300 mijë vota. Ai ka bërë edhe ironi me këtë fakt duke thënë se nëse gjenden këto 300 mijë vota, 100 mijë të tjera do ti siguronte ai me një kërkesë ndaj kryeministrit Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Kriza politike/ Nazarko në Repolitix: Opozita ka humbur 300 mijë vota... nuk rikuperohen

1571253205_nazarko.jpg
Duke folur për krizën politike në vend, analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar se Partia Demokratike ka humbur 300 mijë vota. Ai ka bërë edhe ironi me këtë fakt duke thënë se nëse gjenden këto 300 mijë vota, 100 mijë të tjera do ti siguronte ai me një kërkesë ndaj kryeministrit Rama.

"PD ka humbur 300 mijë vota. Në 2017 bën një marrëveshje. Kjo që po ndodh është një vazhdë e 2017. Ata duan që të çimentojnë...Kur të gjeni ato 300 mijë vota, do ti them Edit tua japë 100 mijë vota. Këto vota, votues opozitar mund të ketë më tepër. Jam i sigurt, mjafton të mos jesh militantë dhe të kuptosh lojën politike. Ajo që po ndodh me grupet. Duhen 6 vota do ti gjej Luli dhe do tja japi. Do të bëjë reformën. Mund të bësh zgjedhje por prap fiton PS. Si mund të rikuperohen. Është humbur fryma brenda PD" ka thënë ndër të tjera Nazarko.

Ora 22:27
Hapja e negociatave/ Pëllumbi në Repolitix: Kemi besim për një 'PO'



Sekretari organizativ i PS, Arben Pellumbi ka deklaruar se mazhoranca ka besimin e plotë që do të marr një vendin pozitiv për Hapjen e Negociatave. Ai ka thënë se Shqipëria duhet ti bëjë të gjitha detyrat e saj edhe nëse merr përgjigje negative.

"Ne kemi besim se do ta marrim PO. Kjo është një rrugë e jona, e populli,  është aspiratë e popullit. Do të përtypim qoftë Po qoftë Jo. Përpara se të gjykojmë se çdo të ndodhi opozita mbajti një qëndrim radikal. Këta njerëz që lanë njerëz edhe jashtë pushtetit lokal. Askush nuk mban përgjegjësi për askion e dështuar. Pati ndikim si delja e zezë edhe tek Holanda. Ambasadori anglez tha se vijnë në Angli dhe zhgënjehen. Po sigurisht që ka krim të organizuar. Edhe në Holandë ka policie të korruptuar. Por qeveria duhet të bëjë punën e saj. Ne Shqiptarët duhet të sakrifikojmë më shumë për vendin tonë."

Ora 21:26
Nazarko në Repolitix: Pavarësisht të gjithave Franca nuk ka kërkuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia

Duke folur rreth deklaratave të sotme të Macron i cili u shpreh se Shqipëria ka bërë shumë përpara por për hapjen e negociatave duhet më parë që të bëhet një reformim i vetë Europës, analisti Shpëtim Nazarko ka deklaruar se Franca nuk e ka menduar kurrë ndarjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut.

"Macron nuk e ka vën në dyshim ndarjen. As nuk diskutohet fare. Thelbi është se nëse luan rolin e babai ai nuk ndan delet nga tufa" ka thënë ndër të tjera Nazrako.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 17/10/2019 01:58

    E kemi votuar kur ishte plaku doboc Berisha Per mu ishalla humbet dhe tere ato vete dhe soji qe i voton ato bisha qe hengren pine dhe vollen aq sa nuk krahasohen me asnje qeveri ne 30 vitet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë