Ditën e premte këngëtarja e njohur Katy Perry festoi 29 vjetorin e lindjes së saj, por sigurisht që të qenit një njeri me angazhime të shumta nuk të lë shumë hapësirë për tu relaksuar ditët në vazhdim.
Ditën tjetër Katy ka mbërritur në Sidnei të Australisë për të marrë pjesë në spektaklin muzikor “X Factor”.
Ajo është fotografuar gjatë mbërritjes në aeroport, ku ka bërë shumë përshtypje mënyra e të veshurit. Ndryshe nga zakonisht Katy kishte vendosur të ecte si një e panjohur e mbuluar me një shall që mos të njihej, ndërkohë që kokën e mbante të ulur.

Perry ishte veshur “casual”, pa make-up dhe kishte vënë një palë syze të errëta.
Të hënën në darkë pritet që ajo të marë pjesë në spektaklin muzikor, ku sigurisht audienca do të jetë shumë herë më e madhe.
Aktualisht ajo po meret edhe me promovimin e albumit më të ri me titull “ Prism”.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com