Pse gazeta Bild në Gjermani publikoi
numrin e djeshëm pa asnjë fotografi?

Pse gazeta Bild në Gjermani publikoi<br />numrin e djeshëm pa asnjë fotografi?
Gazeta gjermane “Bild”, të martën ka publikuar numrin e saj print dhe online pa asnjë fotografi. Në vend të fotove u përdorën tekst dhe hapësirë gri.

Tabloidi më i madh në Gjermani mori një vendim të tillë pasi mori kritika nga botimi i fotove të vogëlushit sirian Aylan al-Kurdi, i cili u mbyt në brigjet e Turqisë javën e kaluar.

Në një editorial të publikuar në faqen online të gazetës, redaktori i fotografive, Julian Reichelt mbron fuqinë e foto për të prekur, ndryshuar politika dhe alternuar opinion publik.

bild

“Pa fotografinë bota do të ishte më injorante. Sa më pak e dukshme aq më shumë e humbur. Shumë krime thjeshtë harrohen pa kujtim vizual, s’ka shlyerje faji, pendesë, kërkim falje. Fotografitë janë ulërima e botës“, shprehet  Reichelt.

Ashtu siç shumë gazeta të tjera, javën e kaluar „Bild“ zgjodhi të publikonte imazhin e Aylan i shtrirë pajetë në bregdet me fytyrë në rërë.

Në diçiturën e gjatë të fotos gazeta shkruante se fotoja dokumenton dështimin historik të civizilimit në këtë krizë të refugjatëve.

bild

"Europa, ky kontinent me pasuri të pamasë, do të jetë fajtore nëse do të vazhdojë të lejojë që fëmijët të mbyten në brigjet tona.

Ne kemi shumë anije, shumë helikopterë, aeroplanë gjurmues për të vëzhguar këtë katastrofë.

Kjo foto është një mesazh për të gjithë botën, që më në të fund të bashkohet dhe të sigurohet që as edhe një fëmijë i vetëm të mos vdesë sërish në arrati.

Në fund të fundit, kush jemi ne, cilat nga vlerat tona vlejnë, nëse lejojmë që kjo gjë të vazhdojë të ndodhë?“


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit

Adriatk Doci: Ejani të gjithë në marshimin e vilave dhe boronicave! Sot përballje mes Edi Netanyahu-t dhe Sali e Ilir Hamasit