Humbja e PD-së, në Librazhd, si në të gjithë Shqipërinë, për të gjithë ne, ishte shumë e hidhur, e pa parashikuar, e pa merituar dhe e pa justifikuar. Sipas mendimit tim, nuk janë votuesit e Librazhdit ata që duhen gjykuar për këtë humbje, por duhet gjykuar dhe analizuar puna e dobët dhe shkaterruese e ish-deputetit, Rrahim Çota, së pari, por edhe e lidershipit të forcës tonë politike në Librazhd, i ardhur në këtë detyrë 6 muaj më parë.
Pse jo, fajtor është Arben Imami, si koordinator i Qeverisë për Qarkun e Elbasanit, i cili me apo pa dashje, u bë mbështetje e deputetit Çota, duke i sjellë një dëm të madh PD në Librazhd.
Nuk ishte nevoja që në degën e PD-së në Librazhd, të bëheshin zgjedhje të strukturave, për më tepër që këto nuk ishin zgjedhje, por ”emërime” sipas dëshirës së Çotës, i cili vite më parë, preu me sharrë arrat e Librazhdit, për të bërë biznes me Genc Rulin në Itali, tani shkatërroi çdo strukturë të PD-së, duke sjellë si rezultat një rezultat prej 8000 votash me të majtën, nga 2000 vota që ishte në 2009.
Sepse ky njeri u kthye në një “lubi” duke kërkuar deri 3000 euro për një vend pune, duke personalizuar veten me Sali Berishën, që sipas tij ai na qenka Sali Berisha për Librazhdin. Kush ishte ky njeri që na u kthye në një shef kuadri, i cili një vit më parë, i kërkonte ish-drejtorit të Arsimit, një “Memo” për të gjitha emërimet dhe lëvizjet e mësuesve, si ato karakteristikat që bëheshin qëmoti dhe i shkonin Komitetit të Partisë.
Kush është ky njeri që pak ditë më parë në një takim elektoral me paturpësinë më të madhe, i thotë një zonje: ti dhe yt shoq, keni qenë në rreth që një vit më parë!”.
Ishte pikërisht ky njeri që për katër vjet sa ishte deputet nuk foli njëherë në parlament për Librazhdin dhe kur vinte në Librazhd, nuk guxonte të shkonte njeherë tek zyrat e PD-së apo te pinte nje kafe me njerëz të thjeshtë apo zyrtarë qofshin, por kalonte nga unaza dhe “yryshtin” e mbante në Hotolisht. Ishte ky që krijoi kështu një hendek të thellë mes popullit të thjeshtë, partise e qeverisë.
A është e mirë që investimet që i vinin një komune t’i kalonte të gjitha në komunen e tij, në Hotolisht?
Gjithashtu, mendoj që është momenti që pa humbur kohë të falenderojmë mbështetësit tanë të qëndrueshëm dhe të përkushtuar, duke i takuar ata.
Do të ishte gjëja më e mirë që të pranojmë gabimet tona, gabime të lidhura me mos organizimin dhe mos funksionimin e strukturave të PD, gabime të lidhura nga shkëputja e thellë jo vetëm me bazën e PD, por edhe me faktorët e PD në vite.
Ne, duhet te qartesojmë gabimet që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht ato që janë të lidhura, me politikat klienteliste, me politikat e monopolit të zhfrytëzimit të posteve partiake dhe politike për interesa personale, duke lënë jashtë vleresimi për shumë e shumë figura me kontribute dhe reputacion në Librazhd.
Edhe Librazhdi, ka forca të jashtëzakonshme, ka potenciale dhe figura të spikatura që ta rikuperojë shumë shpejt këtë humbje, por nuk mendoj që këtë mund ta bëjnë ata që e krijuan humbjen e besimit. Tashmë, duket se ka ardhur koha që gjërat të nisin nga e para. Drejtuesit partiake të emëruar, duhet të japin dorëheqjen të parët, si një akt qytetar, sepse kanë dështuar që në ballafaqimin e parë me elektoratin.
Ne, duhet ti jemi borxhli qytetarëve të Librazhdit, në duhet ti jemi borxhli forcës tonë politike, por mbi të gjitha ne duhet ti jemi borxhli deputetit tonë, Eduart Selami, për kontributin e jashtëzakonshem, për vëmendjen dhe vlerësimin e jashtëzakonshëm që ka patur për Librazhdin, ndonese e kemi zhgënjyer shumë në këto zgjedhje.
*Haxhi Balliu është gazetar, por edhe pjesë e strukturave të PD. Në këtë shkrim, ka analizuar shkaqet nga brenda PD, pse ka ndodhur humbja në qytetin e Librazhdit, me një rezultat shumë të thellë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com