Pse i hoqi kufjet kur foli Ruçi? Ja si
përgjigjet ambasadori Donald Lu

Pse i hoqi kufjet kur foli Ruçi? Ja si<br />përgjigjet ambasadori Donald Lu
Në seancën e sotme në Kuvend ishin të pranishëm përfaqësues të trupit diplomatik të SHBA, BE, por edhe vendeve të tjera, teksa Rama po prezantonte programin.
 
Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen, sipas gazetares së Report Tv në Kuvend, Esiona Konomi ishte se ambasadori i SHBA, Donald Lu në dy momente që Gramoz Ruçi ka marrë fjalën ka hequr kufjen.
 
Fillimisht, ambasadori amerikan gjatë kohës që Ruci po replikonte me Spahon nuk e ndoqi diskutimin.
 
Nuk dihet nëse një gjë e tillë erdhi për shkak se nuk kishte përkthim.
 
Ndërkohë që pas përfundimit të fjalës nga Rama dhe marrjes së fjalës nga Ruçi, Donald Lu hoqi sërish kufjet.
 
Ambasadori i SHBA, nuk e përcolli leximin e tekstit të betimit nga Ruci për Vangjel Tavon.
 
lu sot ne palrament
Ambasadori i SHBA Donald Lu sot ne seancen plenare



Ambasadori nuk përgjigjet pse hoqi kufjen
Pas përfundimit të seancës, ambasadori Lu u pyet teksa pinte kafe afër Kuvendit me ambasadoren e Greqisë, se pse hoqi kufjet kur foli Ruçi. Diplomati amerikan deklaroi se “Nuk mund ti përgjigjem kësaj pyetjeje” (qesh).

Donald Lu nuk mori pjesë në seancën e parë kur u zgjodh Ruci, ndërsa opozita ditët e fundit ka akuzuar se SHBA i ka ndaluar hyrjen që në 2005, kryetarit të ri të Kuvendit.

lu te kafja

lu te kafja
Ambasadori i SHBA Donald Lu në kafe me ambasadoren greke

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit