Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë diskutimeve në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ka thënë se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u larguar nga detyra për shkak të dijenive dhe lidhjeve të tij me krimin. Berisha tha se dosja e përgjimeve fakton lidhjet e kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako me Avdylajt.
U largua për të shpëtuar Gjushin. Dosja 339 fakton lidhjet e ngushta të Gjushit me Avdylajt. Lidhjet e 2 ministrave me Avdylajve. Fakton lidhjen e Ardian Çelës së OSHEE-së me Avdylajt. Fakton sesi miliona u hodhën në zgjedhje. Ai është favoriti kryesor i familjes Rama. Është njeri i çmuar për ta. Fakton se familja Noka, më i dashuri i Ramës, ka marrë të gjithë tokat në bregdet nga Shëngjini në Velipojë. Fakton se ministrat dhe eksponentë të lartë si Ditëzi Bushati janë ngushtësisht të lidhur me bandat e Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumbin sesa me Ruçin. Këto Xhafaj i dinte, dhe filloi të kafshojë. Ne e sulmonim sepse ishte një lidhje me të vëllain e tij, përdori metoda të sigurimit të Shtetit, si në rastin e Alizotit dhe nxorri të gjitha të palarat e tij, që kishte thënë të gjitha të vërteta. Këto ishin metoda të rrezikshme. Për këto, Xhafaj meriton të dergjet në burg. Dorëheqja e tij, tipike mafioze. Asnjë fjalë, 2-3 kërcënime. Ka ndonjë shqiptar që di pse u largua ministri i tyre i Brendshëm. Iku u shkarkua, apo dha dorëheqjen. Këto janë ndërvarësi në krim.
Sali Berisha, ish-kryeministër
Berisha tha se Xhafaj kërkoi të kafshonte ministrat Gjiknuri, Klosi e Ahmetaj, dhe se mesazhi për largimin e tij ishte i qartë.
Kërkoi të kafshonte Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn. Këta janë me lidhje shumë të forta me krimin. Ishte Klosi, ishin disa. Dosja 339 mbeti, nuk shkoi aty ku duhej. Këta ishin ushtarë, gjeneral ishte Gjushi, Damian Gjiknuri, Ardian Çela, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj. Ajo është dosje e tmerrshme dhe këta janë gjeneralë. Ata u asgjësuan, ku janë prokurorët që përgatitën atë dosje?
Janë operacione fasadë. Mos harro se filloi lirimi i të arrestuarve, u liruan deputetët. Çuko zbatonte çdo urdhër të Avdylajve dhe bandave me radhë. Në këtë aspekt, ajo u bë më shumë fasadë. “Ky ju arrestoi vërtetë, por unë e qërrova”, ky ishte mesazhi me largimin e Xhafajt. Narko policia nuk mund ta luftojë krimin. Problemi kryesor janë lidhjet e Ramës me krimin. Në këtë zyrë kam patur një ambasador shumë të rëndësishëm, më tha që do arrestohej Gjushi, i thashë: Ambasador, keni dëgjuar ndonjëherë të arrestohet gjysma e një njeriu?
Gjushi është gjysma e Ramës, gjysma tjetër është Ahmetaj. Gjushi është i lidhur me 1 mijë fije me emërime të diktuara nga bandat.Sali Berisha, ish-kryeministër
Lajmi kryesor: