-
Fjalimi përshëndetës i Xhafajt, reagon PD-ja, Salianji: U shkërrmoq, nuk u dorëhoq!
Deputeti i PD-së ka reaguar në lidhje me fjalimin përshëndetës të ministrit të Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj, pasi ky i fundit dha dorëheqjen. Ervin Salianji, në një status në rrjetet sociale shkruan se Xhafaj e mbylli karrierën e tij polikë, pasi sipas tij u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.
5 Nëntor 2018, 22:45 -
Deputeti i Merkel komenton dorëheqjen e Xhafajt: Hap pozitiv, thashethemet për të do ishin të papranueshme në Gjermani
Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU për Shqipërinë e quan pozitive dorëheqjen e Fatmir Xhafajt e pret rezultate nga pasardhësi i tij. Hapja e negociatave varet nga lufta kundër krimit të organizuar.
1 Nëntor 2018, 10:23 -
‘Dorëheqja e Xhafës‘/ Basha në Manëz: Nuk arrestoi dot Dakon. Kryebashkiaku: Shihemi në gjyq, o toç!
Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se njëra nga arsyet pse Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen, ishte 'paaftësia' që sipas kryedemokratit u pa në mos arrestimin e Vangjush Dakos. Ndërkohë që Dako, reagoi pak më vonë, duke i përsëritur faktin se do të shihen në gjyq.
28 Tetor 2018, 12:45 -
'Dorëheqja'/ Xhafaj lë zyrën: Sfidoj opozitën. Përbuz ata që s’kuptojnë se ka politikanë të lirë
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka pranuar të flasë për gazetarët. Xhafaj ka qëndruar plot 8 orë në këtë dikaster, ndërkohë që përgjigjen publikut dhe opozitës ka zgjedhur t'jua japë nga Twitter, ku s'ka munguar sfidimi i opozitës dhe mesazhi për qeverinë.
27 Tetor 2018, 18:26 -
Dorëheqja e Xhafajt, Artan Hoxha: Ministri i ri i formuar në Gjermani, Rama mesazh ndërkombëtarëve, opozita u zu në befasi
Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha tha se kryeministri e priste dorëheqjen e Fatmir Xhafajt, pasi menjëherë njoftoi emrin e ministrit të ri, Gjeneralin Sandër Lleshi.
27 Tetor 2018, 13:44 -
Rama mesazh të koduar Xhafajt? Kryeministri: Po gjuajte shtëpinë me gur, del jashtë!
Kryeministri Edi Rama është shfaqur në Lushnjë për t'i dorëzuar kartën e anëtarësisë disa të rejave dhe të rinjve të këtij qyteti. Ai i njohu ata me kufizimet që do të kenë tashmë, si dhe përcolli një mesazh të koduar, nga ku kuptohet se një anëtar socialist i është kundërvënë "familjes".
27 Tetor 2018, 12:48 -
Fatmir Xhafaj flet për herë të parë pas dorëheqjes: Me vullnetin tim i paraqita kryeministrit largimin nga detyra
Mesazhi i ministrit Xhafaj pas dorëheqjes nga detyra: "Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve".
27 Tetor 2018, 11:30 -
Dorëheqja e Xhafajt, Babaramo: Ka lidhje me konferencën e Tahirit, Yzeiri: Lë shteg për konspiracione
Dy gazetarët Ilir Babaramo dhe Ilir Yzeiri komentojnë në studion e Report Tv dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pse ngre pikëpyetje dhe dritëhije largimi i ministrit të vlerësuar jo pak herë nga kryeministri Edi Rama.
27 Tetor 2018, 11:21 -
Nga përplasja me Berishën dhe Imamin, te propozimi i Kadaresë për President, kush është ministri i ri i Brendshëm, Gjeneral Sandër Lleshi
Në vitin 2013, kryeministri Edi Rama e bën pjesë të kabinetit të tij, duke e emëruar këshilltar për Sigurinë. Në një koment për mediat, Rama do të deklaronte se për herë të parë emrin e Sandër Lleshit e kishte dëgjuar nga shkrimtari Ismail Kadare, i cili ia kishte propozuar për President të Republikës.
27 Tetor 2018, 09:04 -
Jep dorëheqjen Fatmir Xhafaj, Rama emëron Gjeneral Sandër Lleshin ministër të Brendshëm
Ministri i ri i Brendshëm do jetë Gjeneral Sandër Lleshi i cili nuk vjen nga politika por nga radhët e Ushtrisë. Lleshi mbante detyrën e këshilltarit për Sigurinë pranë kryeministrit Edi Rama. Motivet e dorëheqjes nuk bëhen të ditura, por Xhafaj ka qenë atakuar fort nga opozita për çështjen e të vëllait. Propozimi i Ramës ka mbërritur në zyrën e Ilir Metës i cili mësohet se ka dekretuar shkarkimin e Xhafajt, por ende nuk është shprehur për erin e Sandër Lleshit. Dekretet pritet të votohen të enjten e ardhshme në Kuvend.
27 Tetor 2018, 08:27