Berisha te '5 pyetjet nga Babaramo': Opozita ka dokumente për lidhje të ministrave të Ramës me krimin (Emrat)

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se opozita ka dokumente që provojnë lidhjen e disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar me segmente të krimit të organizuar. I ftuar te "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Berisha tha se strategjia që po ndjek opozita është të demaskojë qeverinë, ndërsa nuk dha shpjegime se kur do bëhen publike faktet që disponon opozita. Është dosja ''339'' ajo e cila sipas Berishës zbërthen lidhjet e ministrave dhe figurave të rëndësishme në PS, përfshirë edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako apo dhe kreun e OSHEE, Ardian Çela për lidhje me Avdylajt e Shijakut. Sipas ish-kryeministrit, kjo dosje ka të dhëna edhe për komunikimet e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati me të arrestuarin Safet Rustemi (Bajri).

Pjesë nga intervista

Ka gjasa të përsëritet skenari maqedonas, ku opozita lëshonte bombat e Zaevit?
Opozita ka fakte dhe argumente. Rritja e besueshmërisë së opozitës, ka bërë që ajo të disponojë një arkiv të pasur të organizatës kriminale të Rilindjes. Lidhje të ministrave të Ramës me krimin, lidhje me botën e trafikut të Olsi Ramës. Vëllai i Ramës, ka të dhëna objektive, që të paktën 6 herë ka kaluar kufirin me makinën e drogës së grupit Xibraka. 

Opozita i ka këto dokumente? 
Plotësisht. 

Nuk është ky një lloj shantazhi?
Jo, opozita ndjek një strategji në demaskimin e kësaj organizate kriminale. Nuk kam dijeni kur do bëhen publike. Opozita ka dhënë kontribut të madh. N.q.s Tahiri është ai që është sot, është opozita ajo që vite para damkosjes nga drejtësia e damkosi si kryetar të bandës së Habilajve. Por ende nuk ka arritur të shkulë kreun e Meduzës, kallam dështakun Edi Rama.

Nuk shoh asnjë kusht për zgjedhje. Nëse ju do njiheni me dosjen 139 ju do kuptoni se zgjedhje nuk ka. Opozita disponon kohët e fundit, 2-3 javët e fundit, është pasuruar me dokumente, por ajo dosje është famoze. Por nuk është e vetmja. Nuk ka “dil merr një ton kokainë”, por ka vrasjen e procesit të lirë zgjedhor. Këtë ajo dosje fakton sesi Rama vrau votën e shqiptarëve.

Dosja 339 fakton lidhjet e ngushta të Gjushit me Avdylajt. Lidhjet e 2 ministrave me Avdylajt. Fakton lidhjen e Ardian Çelës së OSHEE-së me Avdylajt. Fakton sesi miliona u hodhën në zgjedhje. Ai është favoriti kryesor i familjes Rama. Është njeri i çmuar për ta. Fakton se familja Ndoka, më i dashuri i Ramës, ka marrë të gjithë tokat në bregdet nga Shëngjini në Velipojë. Fakton se ministrat dhe eksponentë të lartë si Ditëzi Bushati janë ngushtësisht të lidhur me bandat e Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumbin sesa me Ruçin. 

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Nga pikëpamja kushtetuese, thotë Berisha, Meta duhej ta dekretonte Sandër Lleshajn, me çdekretimin e tij si ushtarak, por nga ana morale, vijon ish-kryeministri, ministri i ri i Brendshëm është letër e djegur.

Berisha thotë se Rama tentoi të marrë edhe kompetencat e Presidentit. Ish-kryeministri i referohet deklaratës së Ramës ku i sugjeronte Metës dekretimin e njëkohshëm si të lirimit si ushtarak edhe të dekretit si ministër. Sipas tij, dekreti i Lleshit nga Meta u bë në kushte in-extremis, ndërsa shton se ministri i ri i Brendshëm do qëndrojë në këtë detyrë në shkelje me Kushtetutën. 

Formalisht, pas plotësimit të kushteve kushtetuese, ai duhej dekretuar. Moralisht, ai ishte tërësisht letër e djegur. Sandër Lleshi, në thyerje të nenit 186 të Kushtetutës, ka marrë përsipër detyra të tjera, çka kushtetuta ia ndalon ushtarakut aktiv, jo në rezervë. Së dyti, Sandër Lleshi ka bërë hapin e dytë madhor në shkelje të kushtetutës, ka paditur presidentin e Republikës për dekretimin e tij, në një kohë kur kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendimet e të cilave janë normë kushtetuese për vendin, kanë vendosur në vitin 2002 se nuk mund të trajtohen në gjykatë, dekretet e presidentit. Mafiozët e kryeministrit, e kanë bindur gjeneralin që të paditë presidentin dhe të gjejë 2-3 gjyqtarë që t’i japin të drejta që nuk i takojnë. Ai dërgoi propozimin e Ramës për heqjen e spaletave, por faktikisht u emërua ministër në rrafshin moral si një kufomë e pakallur. Ky është vlerësimi im. Formalisht u respektua kushtetuta. Presidenti veproi në kushte in-extremis, por veproi në kushte kur e vendosën në kushte më in-extremis. I kërkuan të dekretojë një ministër në dhunim të Kushtetutës. Presidenti nuk mund të kthejë ministra, por është i obliguar të respektojë kushtetutën. U tregua luajal me germën e kushtetutës, e dekretoi, në rrafshin moral, ai s’meritonte të dekretohej. Ishte një delikuent në raport me kushtetutën, kishte mbajtur funksione të tjera, që neni 186 i Kushtetutës e pengonte. Paditi presidentin për interesa personale. 

Ish-kryeministri Sali Berisha

Sipas ish-shefit të qeverisë, opozita nuk priste që Edi Rama të tërhiqej nga propozimi, pasi siç shton Berisha, ministri i ri i Brendshëm identifikohet me maxhorancën. Sandër Lleshaj, theksoi Berisha, mban përgjegjësi për kanabizimin e vendit, pasi ka qenë për një kohë të gjatë këshilltar i Ramës.

"Jo, sepse për opozitën, si Sandër Lleshi, apo të gjithë, një çorbë janë. Ata nuk kanë ndryshim njëri nga tjetri. Janë narko-mazhorancë. Nuk di të ketë lidhje me kanabisin, por është këshilltari i autorit që e ktheu vendin në kanabistan. Ka për detyrë që çdo tre muaj të mbledhë të dhëna. E rikujtoj disa herë mbledhjen e Komitetit të Sigurisë, gjatë qeverisë së mëparshme. Ky ka rol të kërkesave tek kryeministri. Ka përgjegjësi", tha Berisha.

Sa i takon Vettingut në politikë, Berisha tha se Komisioni i Venecias nuk mund ta hedhë poshtë në një kohë u shpreh ''Ok'' për Vettingun në drejtësi dhe dekriminalizimin. 

"Nuk mund të imagjinoj që Venecia të hedhë poshtë Vettingun, kur ka miratuar Vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët, normalisht jo në këtë formë që po bëhet. Vettingu është një thellim i ligjit për dekriminalizimin. është një proces që thellohet. Nëse sheh ligjin e Vettingut është ridimensionim i ligjit për dekriminalizimin, kështu është edhe ligji për Vettingun në politikë".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
'Kufijtë', Berisha: Kosova po ecte, derisa ra në dorën e 'argatëve' të Beogradit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë. Te "5 pyetjet nga Babaramo", Berisha tha se Kosova po përparonte drejt anëtarësimit në organizmat ndërkombëtare, por aktualisht, sipas tij, pengesë po bëhen ''argatët'' e Beogradit'. 

Kosova po ecte, po anëtarësohej në organizmat ndërkombëtarë, derisa dolën këta argatët e Beogradit, që i futën thikën pas shpine. Zgjidhja është Kosova vend i pavarur me territor sovranitet territorial të paprekshëm dhe respektim të pakicave në këtë vend. Projektin e Vuçiçit dhe argatëve të tij në Prishtinë e kundërshtojnë të gjitha partitë në Kosovë. Nuk janë dakord me shkëmbime territoresh. Argatët përfaqësojnë thjesht veten e tyre dhe asgjë tjetër. Kur forcat politike të dalin kundër, ti përfaqëson Beogradin. 

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ora 22:07
Vrasja e Kaçifas/ Berisha në ‘5 pyetje’: Provokim, vepër e shërbimeve greke, festa e ‘Jo-së’ nuk duhet të festohet më në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se ngjarja e Bularatit ku mbeti i vrarë ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa është vepër e shërbimeve greke. Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama bëri një reagim të gabuar duke ndezur deklaratat nacionaliste. Berisha ka theksuar se festa e “Jo”-së nuk duhet të festohet më në Shqipëri.

Reagim më të shëmtuar nuk bëhej. Ndodhi ngjarja, kryeministri me një akt histerik, u ngrit dhe bëri deklarata me të cilat linte të kuptonte se ishte urdhër-dhënësi i vrasjes së tij. Deklarata e tij ndezi të gjitha deklaratat anti-shqiptare. E kam deklaruar, ishte ekstremist fanatik, në festën e Jo-së. E kam thënë dhe e them. Kaçifas u nis të arratisej, qëlloi mbi policinë, jam i sigurtë që policia e ka ftuar të dorëzohej.  Mund t’i kishin dërguar kryeplakun, nuk kishte asnjë problem, do përballej me forcën e zjarrit. Ndodhi që sipas një skenari të mirëpërgatitur nga fqinjët, u përdor si mish për top. Ky nuk ishte një i vetmuar, ai ishte me lidhje, ishte ushtarak. Anëtar i rretheve më raciste dhe anti-shqiptare. Në ceremoninë  e tij, nuk erdhën egërsira të Agimit të Artë, por edhe deputetë dhe ofiqarë, përse?! Për të demonstruar Vorio-Epirin, se vendi është pa qeveri, Rama s’është kryeministër. Peshkëpia ishte masakër e grekëve, qeveria ishte në mbështetje të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Presim të vendosen vizat, qeveria duhet të synojë, dhe me 50 non-grata ka bërë një vrimë në ujë. Se festa “OQI” këtu nuk duhet të festohet më kurrë. Sali Berisha nuk ka lejuar asnjë varrezë. Varreza e Bularatit është ndërtuar shumë vite para, kurse varreza e Këlcyrës është gjetur e ndërtuar siç është. Ka qenë në plan varreza e Korçës, nuk e kam lejuar. Janë marrëveshje të sosura nga Ylli Xhufi. Janë totalisht shoviniste. OQI nuk duhet të festohet më kurrë. Shqipëria duhet të ndalojë festimin e 28 tetorit.

Sali Berisha, ish-kryeministër

Ora 22:03
Çfarë i bashkon Ramën dhe Gruevskin? Berisha: Kanë blerë makinë me të njëjtin çmim, i ktheu nderin

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë se ish-kryeministri Nikolas Gruevski ka blerë një makinë tip Benz të blinduar, që u bë edhe arsyeja për arrestimin e tij. Berisha tha se të njëjtën gjë pas tij e ka bërë edhe Rama:

Pse po dënohet Gruevski, e di? Se ka importuar Benz të blinduar, si Rama për veten e tij. Rama kur u bë kryeministër, kishte makinë, jo perfekte por ishte. Më vonë, bleu një për vete. Si Gruevski. Mori makinën e parkut të delegacioneve. Bleu tjetër, para 1 viti e gjysëm me çmimin e Gruevskit. Identik me të njëjtin çmim e bleu Rama. I ka bërë nder për shkak të krimit të përbashkët me Gruevskin, këtë duhet të pyesim Edi Ramën?

Sali Berisha, ish-kryeministër

Ora 22:01
'Unaza e Re', Berisha: Rama ndryshoi projektin për interesa të mafies, Veliaj racist

Te "5 pyetjet nga Babaramo", ish-kryeministri Sali Berisha komentoi edhe protestën e banorëve të "Unazës së Re", banesat e të cilëve preken nga projekti i ''Unazës së Madhe''. Berisha thotë se projekti ka ndryshuar dhe kjo sipas tij për interesa të mafies. Sa i takon deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj, Berisha tha se se ato ishin raciste. 

Çfarë po bëhet në Astir? Është një rrugë, ''Unaza e Madhe'', e projektuar që do ishte 27 metra. Ndryshohet projekti, bëhet për funksion të mafies. Lihen mijëra vetë në mëshirë të fatit. Ka më aferë në botë sesa afera 200 milionëshe? Nëse kryetari i bashkisë iu thotë qytetarëve: Shpellarë.  Më thuaj në cilin vend të botës do të mund të rrinte ai kryetar? Kujt nuk i lind e drejta që ta pështyjë e ta shtrijë përtokë? Ka më racizëm sesa kaq? Mund të qeverisë një njeri i tillë? Të garantojë që edhe në diktaturë kjo nuk ndodhte kurrë. Publikisht iu thotë shpellarë, se këtë i ka thënë Rama të ardhurve në ’96. S’mund të jetë më kryetar bashkie, është racist, por s’ka shtet dhe ligje, herës tjetër do thotë edhe më keq sesa kaq. Udhëheqja e opozitës e di kur do të fillojë protesta. Shiko çfarë ndodh. Iu thuhet qytetarëve shpellarë. E bën këlyshi i tij, që fsheh kufoma të të rinjve në plehra. Kur ke atë moral, s’ka më kufi imoraliteti.

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ora 21:45
A duhet të japë dorëheqjen Basha nëse humbet zgjedhjet? Berisha tek '5 pyetjet' : Rezultati, përgjegjësi e liderit

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë bisedës me gazetarin Ilir Babaramo në Report Tv, ka thënë se nëse kryetari i një partie humbet zgjedhjet, atëherë duhet të japë dorëheqjen, në bazë të një morali. Por sipas Berishës, vendimi për të dhënë dorëheqjen është personal.

Çdo zgjedhje është një betejë. Rezultati është para sëgjithash përgjegjësi e liderit. Vendimet që merr ai, janë atribut i tij. Por nuk thotë njeri që zgjedhjet s’janë përgjegjësi e tij. Pas çdo palë zgjedhje duhet bërë analiza, sesi do bëjë është në tagrin e tij. Çdo zgjedhje është e detyrueshme. 
Unë jam i dorëhequr dhe s’kam më lidhje në drejtim. Konsultohet Basha herë pas here, sipas gjykimit. Nuk ka rëndësi për mua, është i lirë të marrë çdo vendim. Takohem zakonisht me të, rregullisht. Në formë, duhet të testojnë për formën që i çon më të sigurtë drejt fitores. Zgjedhjet bëhen me testim, koalicion i pjesshëm, koalicion i plotë, varet. Gjithcka duhet të jetë në funksion të fitores së zgjedhjeve.

Sali Berisha, ish-kryeministër

Ora 21:20
Pse iku Xhafaj? Berisha: Kërkoi të 'kafshonte' ministrat e PS, ja mesazhi me largimin e tij

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë diskutimeve në ‘5 pyetjet nga Babaramo’ ka thënë se ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u larguar nga detyra për shkak të dijenive dhe lidhjeve të tij me krimin. Berisha tha se dosja e përgjimeve fakton lidhjet e kryetarit të Bashkisë Durrës Vangjush Dako me Avdylajt.

U largua për të shpëtuar Gjushin. Dosja 339 fakton lidhjet e ngushta të Gjushit me Avdylajt. Lidhjet e 2 ministrave me Avdylajve. Fakton lidhjen e Ardian Çelës së OSHEE-së me Avdylajt. Fakton sesi miliona u hodhën në zgjedhje. Ai është favoriti kryesor i familjes Rama. Është njeri i çmuar për ta. Fakton se familja Noka, më i dashuri i Ramës, ka marrë të gjithë tokat në bregdet nga Shëngjini në Velipojë. Fakton se ministrat dhe eksponentë të lartë si Ditëzi Bushati janë ngushtësisht të lidhur me bandat e Shkodrës, me Safet Rustemin dhe Pëllumb Gjokën. Ditmiri më shumë flet me Pëllumbin sesa me Ruçin. Këto Xhafaj i dinte, dhe filloi të kafshojë. Ne e sulmonim sepse ishte një lidhje me të vëllain e tij, përdori metoda të sigurimit të Shtetit, si në rastin e Alizotit dhe nxorri të gjitha të palarat e tij, që kishte thënë të gjitha të vërteta. Këto ishin metoda të rrezikshme. Për këto, Xhafaj meriton të dergjet në burg. Dorëheqja e tij, tipike mafioze. Asnjë fjalë, 2-3 kërcënime. Ka ndonjë shqiptar që di pse u largua ministri i tyre i Brendshëm. Iku u shkarkua, apo dha dorëheqjen. Këto janë ndërvarësi në krim. 

Sali Berisha, ish-kryeministër

Berisha tha se Xhafaj kërkoi të kafshonte ministrat Gjiknuri, Klosi e Ahmetaj, dhe se mesazhi për largimin e tij ishte i qartë.

Kërkoi të kafshonte Damian Gjiknurin, Arben Ahmetajn. Këta janë me lidhje shumë të forta me krimin. Ishte Klosi, ishin disa. Dosja 339 mbeti, nuk shkoi aty ku duhej. Këta ishin ushtarë, gjeneral ishte Gjushi, Damian Gjiknuri, Ardian Çela, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj. Ajo është dosje e tmerrshme dhe këta janë gjeneralë. Ata u asgjësuan, ku janë prokurorët që përgatitën atë dosje?
Janë operacione fasadë. Mos harro se filloi lirimi i të arrestuarve, u liruan deputetët. Çuko zbatonte çdo urdhër të Avdylajve dhe bandave me radhë. Në këtë aspekt, ajo u bë më shumë fasadë. “Ky ju arrestoi vërtetë, por unë e qërrova”, ky ishte mesazhi me largimin e Xhafajt. Narko policia nuk mund ta luftojë krimin. Problemi kryesor janë lidhjet e Ramës me krimin. Në këtë zyrë kam patur një ambasador shumë të rëndësishëm, më tha që do arrestohej Gjushi, i thashë: Ambasador, keni dëgjuar ndonjëherë të arrestohet gjysma e një njeriu?
Gjushi është gjysma e Ramës, gjysma tjetër është Ahmetaj. Gjushi është i lidhur me 1 mijë fije me emërime të diktuara nga bandat. 

Sali Berisha, ish-kryeministër

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 20/11/2018 16:04

    dy nga figurat më të shquara,njëri ne gazetari,,dhe tjetri ne politik,,BB dhe SB

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?