Pse kaosi brenda turmave është kaq shumë vdekjeprurës?

Pse kaosi brenda turmave është kaq shumë vdekjeprurës?

Foto ilustruese

Festimet e Halloween në Korenë e Jugut u shndërruan në skena makthi të shtunën e kaluar, ndërsa një kaos brenda turmës shkaktoi vdekjen e të paktën 153 njerëz në një lagje me rrugë shumë të ngushta në Seul, kryeqytetin e vendit. Ngjarja më vdekjeprurëse e këtij lloji në historinë e Koresë së Jugut, ndodhi në distriktin Itaewon, qendër e njohur e komunitetit LGBTQ. Rreth 100.000 njerëz ishin mbledhur jashtë klubeve dhe bareve të Itaewon për të festuar Halloween për herë të parë në 3 vite, për shkak të kufizimeve të mëparshme nga Covid-19.Të pranishmit e veshur me kostumet tradicionale të kësaj feste, u bllokuan dhe nisën tështypnin njëri-tjetrin për shkak të numri të madh të të pranishmëve. Po pse lëvizjet kaotike tëturmave janë kaq të rrezikshme, dhe çfarë duhet të bëni nëse gjendeni në një moment të tillë?

Si ndodh përplasja brenda turmës

Moskuptimi se për çdo hapësirë ​​të kufizuar, ka një kapacitet të kufizuar maksimal, është arsyeja kryesore pse ndodhin katastrofa të tilla. “Ekziston një degë e gjeometrisë që krijon turma me densitet të lartë, e cila nga ana tjetër mund të shkaktojë rritje progresive të turmave”- thotë G.Keit Still, ekspert i sigurisë së turmave, lektor në Universitetin Safolk. Still nënvizon se me çdo trup shtesë që i bashkohet një turme, rritet edhe potenciali për të krijuar një forcë mbizotëruese. Duke komentuar tragjedinë e Itaewon, ai thotë se rrugica e ngushtë ishte në një tatëpjetë me dy rrugë të kundërta. “Kjo është një gjeometri tipike që ka shkaktuar incidente të ngjashme me shumë të vdekur edhe në të kaluarën”- thekson ai.

Në SHBA, ngjarja më e fundit e këtij lloji ndodhi në dhjetorin e vitit 2021, kur 10 persona humbën jetën gjatë një koncerti të Trevis Skot në “Astroworld” në Hjuston. Në fillim të këtij muaji, një përplasje brenda turmave në një stadium futbolli në Indonezi, shkaktoi të paktën 125 të vdekur në atë që ishte një nga incidentet më vdekjeprurëse në botë në një aktivitet sportiv.

Po pse përplasjet brenda një turme janë kaq vdekjeprurëse?

Nëse grupime të mëdha njerëzish grumbullohen së bashku, duke pasur një nivel të lartë kontakti personal, dendësia mund të tejkalojë shpeshherë kufirin e sigurisë, dhe kjo mund tabëjë të vështirë frymëmarrjen për shumë njerëz, madje edhe para se të ndodhë ndonjë incident.

Kur njerëzit përpiqen të arratisen, çdo lëvizje e vogël përforcohet nga turma, dhe kjo çon në një valë të përforcuar, apo në një Efekt Domino, ku të pranishmit fillojnë të shtyhen kundër njëri-tjetrit. “Një lëvizje e vogël mund të krijojë efekte shumë të mëdha. Kur zona ka pjerrësi, atëherë ndodh një rrëshqitje dhe rrëzim. Njerëzit bien mbi njëri-tjetrin, dhe këtu nisin problemet. Ndërsa përpiqen të ngrihen, krahët dhe këmbët përdridhen së bashku, ndërpritetfurnizimi me gjak, oksigjeni po ashtu, nuk mund të merret dot frymë, dhe kjo sjell asfiksinë që është shkaku më i mundshëm i vdekjes në këto raste”- thotë eksperti.

Ç’duhet të bëni nëse gjendeni brenda një turme

Still thotë se është më mirë të marrësh pjesë në tubime të mëdha duk pasur një vetëdije të avancuar mbi situatën: “Hidhni një sy përreth jush. Dëgjoni zhurmën e turmës. Kuptojeni qënëse ndodheni në një situatë me densitet të lartë, mund të jetë shumë e vështirë të dilni prej andej. Nëse ndjeni se vendi është i mbipopulluar, dhe nëse nuk ndiheni i sigurt, thjesht mos shkoni atje”.

Këshilla e tij për organizatorët e ngjarjeve është të analizojnë hapësirën, të njohin kapacitetin e saj, dhe të menaxhojnë fluksin në ato zona për t’i mbajtur të sigurt njerëzit. Këto vlerësimeparaprake të rrezikut do të shpëtojnë jetë njerëzore në planin afatgjatë. Është shumë e vështirë që të çlirohesh nga një turmë, paralajmëron Still.

Por nëse e gjeni veten në një turmë, Qendra e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve ka këshilla. Agjencia shëndetësore këshillon që t’i mbani duart para gjoksit “si një boksier”, të shtërngoni këmbët dhe të përpiqeni të qëndroni në këmbë. Nëse rrëzoheni, thotë CDC, ngrihuni sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kur të ketë qetësi, nisni të lëvizninë mënyrë diagonale për të dalë jashtë turmës.

Çfarë është shtypja nga turma?

Kjo është një ngjarje ku njerëzit kanë hapësirën për të ikur nga një burim rreziku, dhe kjo lëvizje kolektive krijon një rrezik të madh. “Largimi i një turme shkakton rrallëherë incidente. Mund të ketë një reagim ‘lufto ose ik’ ku njerëzit që largohen me vrap nga një kërcënim, për shembull nga një person që gjuan më armë, dhe kanë hapësirë ​​për të lëvizur”-shpjegon Still.

Në shtatorin e vitit 2015, të paktën 1.470 njerëz u vranë gjatë Haxhit, një pelegrinazh islamik në Arabinë Saudite, si rezultat i një përplasjeje dhe kaosi brenda turmës së madhe. Para tragjedisë së vitit 2015, gjatë pelegrinazhit vjetor kishte pasur edhe disa tragjedi të tjera me më pak viktima. / “Time” – Bota.al

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti